w w w . m e d v e gj a . n e t
kontakt@medvegja.net
medvegja@yahoo.com
M E D V E GJ E/P R I SH T I N E
Reagim në shkrimin “Si n’tokë t’babës”, i autorit Muharrem Nitaj, i publikuar nëpër disa media të shkruara dhe elektronike (Koha Ditore), më 5 korrik
Në tokë të babës, e të gjyshit
Burrat dhe trimat e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit janë burra shqiptarë, bile shumë më shqiptarë sesa një njeri me ide të çmendura, i cili merr guximin ta shan vëllanë e tij, në shtëpinë e tij.
Kohëve të fundit, si me i pas porositë vet Millosheviqi (shpirti iu djegtë në ferr), disa “trima gazëtarë, e kinse shqiptarë” po shpikin ide të paimagjinueshme, vetëm e vetëm për t’ia blerë vetes një çik famë. I tillë ishte shkrimi i Muharrem Nitaj “Si n’tokë t’babës”, shkrim ky i cili jo vetëm që ndjell urrejtje ndër-vllazërore, por edhe e zbraz vrerin nga shpirti i sëmurë, i mbushur me halucinacione.
Po, ashtu është. Halucinacione janë ato që i sheh, e që nuk janë të vërteta. Halucinacione janë dyshimet se Kosovën kinse po e blejkan Preshevarët, për të mos i lënë “kosovarët” në Kosovë.
Çfarë turpi.
Si është e mundur që dikush të bëjë ndarje të tilla midis shqiptarëve. E sidomos është çudi kur kjo vjen nga një shqipfolës. Po preshevarët, ç’na kenë ? A mos ke harruar, o Muharrem Nitaj, se jo shumë moti, Presheva ishte Kosovë në çdo aspekt ? A mos ke harruar se shqiptarët edhe sot e kësaj dite e konsiderojnë Preshevën, Medvegjën e Bujanovcin si një pjesë të shkëputur me dhunë nga Kosova ? Nuk bëhet fjalë vetëm për një “pëlqim” kur ato troje emërtohen si Kosovë Lindore. Faktet historike flasin se ajo pjesë edhe është Kosovë Lindore. Vetëm Millosheviqët serbo-qetnikë ende e emërtojnë atë pjesë si “Jugu i Serbisë”. Natyrisht, atyre iu bashkëngjitet herë pas herë edhe ndonjë mendjelehtë pseudo-shqiptarë.
Pastaj, edhe po t’i lëmë patriotizmin dhe identitetet menjanë, një gjë duhet të dihet mirë : Kosova është një shtet i lirë. Çdo njeri i botës ka të drejtë të kërkojë shtetësinë e Kosovës, të blejë një pronë për vete dhe të jetojë në Kosovë. Sot e kësaj dite, edhe disa kinezë e kanë marrë nënshtetësinë kosovare, dhe zyrtarisht e faktikisht, janë banorë të Kosovës. Dhe, çka ka të keqe këtu ? Është e drejtë e tyre.
Ndërsa, kur flitet për shqiptarët e Kosovës Lindore, kjo e drejtë për të jetuar në trojet shqiptare, kudo që dëshirojnë ata, nuk mund t’iu mohohet kurrë. Aq më pak në një vend si Kosova, për të cilën shumë trima e burra preshevarë, e konsiderojnë me të drejtë si shtet të vetin. Ndoshta dikush ka harruar, por Kosova Lindore nuk ka harruar kurrë se kush ishte, kush është, dhe cila është rruga e saj e ardhmërisë. Për këtë rrugë, për këtë qëllim, shumë e shumë trima e burra preshevarë e kanë dhënë edhe jetën, duke luftuar me gjak e me mendje, edhe atëherë kur kjo luftë nuk përkrahej nga njerëzit si Muharrem Nitaj, e shumë Muharrem Nitaj tjerë.
Për fund, them se Kosova Lindore, e ndarë administrativisht nga Kosova në vitin 1945 prej komunistëve jugosllav në shkëmbim të komunave në veri të Kosovës, (Leposaviqin dhe Zubinpotokun), shpesh po lihet në mëshirën e askujt, por kjo disi mund të kapërdihet, megjithë faktin se do të duhej të ishte e kundërta. Por, ajo që nuk përtypet fare, është një ide e tillë fobike, siç ishte ideja e shkrimit “Si n’tokë t’babës”.
Nuk thuhet, or Muharrem Nitaj, “Si n‘tokë t’babës”.
Por thuhet “N’tokë t’babës”, sepse Kosova Lindore është një pjesë e Kosovës, e cila dhunshëm po mbahet e ndarë nga tërësia e saj. Kurse, shqiptarët e Kosovës Lindore, janë po aq kosovarë sa edhe shqiptarët e Prishtinës.
Medvegja Forum
22 korrik 2010



24 Korrik 2010 at 7:02 am
Plotesisht e kuptoj dhe perkrahi reagimin e “Medvegja.Net”-it lidhur me shkrimin e “gazetarit”-Muharrem Nitaj.
Z-ti Nitaj,ndoshta, eshte i pavarur” dhe “Shef” i Zyres se BBC-is per Kosove, por, i them, me keqardhje, se gazetar nuk eshte aspak.Sepse, asnje gazetar, sa do pak serioz, nuk do te kishte publikua nje artikull jokualitativ e sidomos (sado qe te jete “i pavarrur”)nuk do te kishte afendua Shqiptaret e Presheves, Bujanocit e Medvegjes, te cilet po ashtu, si te gjithe Shqiptaret tjere, kane dinjitet te larte njerezor e kombetar.Por, dua te besoje se “mesazhi” i tij eshte qe keta te qendrojne dhe te kthehen ne vatrat e veta.
Ne fillim Z-ti Nitaj thote se “haracin e luftrave te humbura” tani po i paguan Kosova….”. Zoteriu duhet t’a dij se Shqiptaret e Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes, kurre dhe kurre, nuk kane humbe asnje lufte.Te fillojme me rradhe:
1.Ata, krahas presioneve, ndjekjeve e diskriminimeve te tmershme- qendruan te pagjunjezuar ne trevat qe iu lane gjyshet e stergjyshet, dekada dhe shekuj me rradh;
2.Ata, krahas presioneve dhe tendencave per asimilim, me dekada dhe shekuj ruajten gjuhen e embel Shqipe,ruajten kengen e bukur Shqipe, ruajten doket, zakonet, besen, traditen dhe fene;
3.Ata,Shtetit tone te dashur-Kosoves, qe eshte dashuria me e madhe e tyre (dhe mbare Shqiptarizmit)i dhane shume burra, shume trima dhe shume intelektual qe kontribuan ne mireqenjen e Kosoves dhe ne zhvillimin e saj kulturor, arsimor, ekonomik e shkencor;
4.Nuk ka pllemb e Tokes se Kosoves qe s’eshte lagur me gjakun e djemve dhe burrave trima te Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes.
Z-ti Nitaj, keto jane vetem disa nga luftrat qe kurre nuk i kane humbur Shqiptaret e Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes e qe duhet t’i dij edhe nje “gazetar i pavarrur” dhe nje “Shef i Zyres se BBC-es.
Dhe dic tjeter, i nderuar,:ashtu sic per Shqiptaret e ketyre trevave, Kosova dhe Shqiperia jane dy dashuri dhe dy krenari te medha, po ashtu e dijme se edhe Presheva, Bujanoci e Medvegja- jane dashuri e krenari e Kosoves dhe Tokes Nene. Dhe, ne fund,Shqiptaret e Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes, do te qendojne te vatrat e shejta edhe fale perkrahjes dhe ndihmes se udheheqsve, liderve si dhe vllezerve te Kosoves, Shqiperise dhe te mbare Shqiptarise.
24 Korrik 2010 at 8:20 am
Pershendetje i nderuar Gurbetqar
Para se gjithash te falenderojm per perkrahjen qe na jepni ne vazhdimsi,jan pikrisht keto arsye qe ti i ceke qe neve na shtyn te reagojm edhe si shoqat por edhe si web faqe.
rrespekt Burimi