RSS

Në Universitetin e Nishit në Medvegjë-Zgjidhen preokupimet e studentëve shqiptarë

13 Nëntor 2010

-Lajmet-

Në Universitetin e Nishit në Medvegjë

Zgjidhen preokupimet e studentëve shqiptarë

Medvegjë, 12 nëntor 2010 (medvegja.net)

Pas takimit, që zhvillua ditën e premte, më 12 nëntor, ndërmjet përfaqësusve të studentëve shqiptarë, Trupit Koordinues për Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc, Dekanatit të Fakultetit Ekonomik, strukturave komunale, si dhe subjektit politik shqiptar – Partia për Veprim Demoktratik, duket se preokupimet e studentëve shqiptarë për këtë vit akademik kan marrë fund.

Takimi u mbajt në amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik dhe Juridik në Medvegjë, ndërkaq filloi në orën 13:15. Në të morën pjesë përfaqësues të studentëve, Albert dhe Besnik Salihu, Danijela Nenadiq, zëvendësdrejtoresha e Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dekanja dhe prodekani i Fakultetit Ekonomik, profesorë nga Fakulteti Juridik, kryetari i Komunës Medvegjës – Slobodan Drashkoviq, një grup i këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik, të prirë nga Femi Beha, kryetar i këti subjekti politik në Medvegjë.

Takimi pasoi pas kërkesës-ankesës me shkrim që kishin dërguar studentët shqiptarë të Fakultetit Ekonomik dhe atij Juridik në Medvegjë, e cila është dërguar në shumë organe të implikuara drejtpërdrejt në hapjen e këtyre paraleleve të Universitetit të Nishit në Medvegjë.


Fakulteti Ekonomik dhe Juridik në Medvegjë

Në takim u diskutuan problemet me të cilat ballafaqohen studentët, ndërkaq që pas një debati të gjatë merret vesh se Trupi Koordinus do t’i plotësojë shumicën e kërkesave të studentëve. Albert Salihu, njëri nga iniciatorët e këtij takimi, njëherësh kryetar i Parlamentit Studentor, në një prononcim për medvegja.net u shpreh janë plotësuar të gjitha kërkesat që i kanë parashtruar, së paku të tilla janë premtimet. “Kemi kërkuar 2 pëkthyes në ligjërata dhe ata u zotuan se do t’i kemi në afat prej shtatë ditësh. Gjithashtu, ne kërkuam sigurimin e literaturës në gjuhën shqipe, si dhe studimin pa pagesë, e të gjitha këto janë siguruar për këtë vit akademik për të gjithë studentët’’, deklaroi Salihu.

Vlen të theksohet se Fakulteti Juridik dhe ai Ekonomik të Universitetit të Nishit u hapën në Medvegjë në tetor të vitit 2009, me vendim të Ministrisë së Arsimit në Beograd. Ligjëratat mbahen në gjuhën serbe, ndërkaq përkthehen nga përkthyesit në gjuhën shqipe. Në këto fakultete studimet i vijojnë rreth 20 studentë shqiptarë dhe rreth 60 studentë serbë. /medvegja.net/b.u/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

2 Responses to “Në Universitetin e Nishit në Medvegjë-Zgjidhen preokupimet e studentëve shqiptarë”

  1. Gurbetqari Says:

    Shqiptaret, kudo qe gjenden ne Bote, vlejne per njerez te suksesshem dhe at jo vetem ne vendet e punes,por, edhe ne lemite tjera, sic eshte sporti, arti, biznesi,pse jo edhe ne garat per “MISS” te shtetit.
    Nje vejze e re, e lindur ne Mitrovice te Kosoves, tani nenshtetase amerikane, keto dite, eshte zgjedhur “MISS IDAHO USA 2011’’.
    ERZA HALITI, keshtu, iu bashkua shume motrave dhe vlezerve Shqiptar, qe ne Boten e jashtme, jane ambasadoret me te mire te vlerave tona historike, kulturore e kombetare.
    I bindur se Medvegjasit e nderuar i gezon ky lajme per suksesin e kesaj te reje Shqiptare, le te me lejohet qe te dergoj informaten dhe disa foto,per zgjedhjen e saj “MISS IDAHO USA 2011”.

    Spektakli final per “MISS IDAHO USA 2011” u mbajt keto dite, ne qytetin BOISE, kryeqytetin e Shtetit Idaho (SHBA), qe gjendet ne veri-perendim te Amerikes.Ne mesin e 9. kandidateve- finaliste, Erza Haliti, Shqiptare e lindur ne Mitrovice te Kosoves (tani qytetare dhe nenshtetase amerikane) eshte zgjedhur per “MISS” e ketij Shteti.Kuroren dhe trofeun “Miss Photogenic Award” ia dorezoi fituesja e vitit te kaluar- Jessica Hellwinkel.

    http://www.kboi2.com/news/local/105801263.html?tab=gallery&img=7

    Eliza Haliti, “Miss Idaho USA 2011” do t’a perfaqesoje shtetin IDAHO ne garat per zgjedhjen e “MISS AMERICA 2011” qe do te mbahet ne maj te vitit t’ardheshem ne qytetin Las Vegas (SHBA). Ajo eshte studente e vitit te dyte ne Universitetin e ketushem shteteror, kurse, deshira e saj eshte te behet mjeke- kirurge.
    Ne takimin e saj te pare me perfaqesuesit e mediumeve , vetem nje dite pas fitores, ERZA tha:
    - “Jam krenare per titullin “MISS IDAHO USA 2011” dhe qe kam nder t’a perfaqesoj kete Shtet te mrekullueshem ne garat per “MISS AMERICA 2011”. Vlera me e madhe per mua eshte Familja, kurse, jame krenare qe jame Shqiptare dhe qe pos anglishtes dhe gjermanishtes flas edhe nje gjuhe shume te bukur qe ka kthjelltesi dhe ambelsi sa asnje gjuhe tjeter- e kjo eshte gjuha ime amtare, Gjuha Shqipe. E dua shume Idahon dhe Ameriken, por, edhe Kosoven dhe Token Nene- Shqiperine”, tha Ajo.
    Suksesi i madhe i Erza Halitit i gezoi pa mase prinderit e saj: Ferdie dhe Habib Halitin, dy veprimtare te medhej, te cilet per cdo dite propagojne vlerat tona historike, kulturore e kombetare ne mesin e miqeve amerikan. Fitorja e madhe e bukuroshes 20.-vjecare Shqiptare, qe me Familjen dhe refugjatet tjere nga Kosova arriti ketu para 10 vitesh, i entuziazmoi edhe tere Komunitetin shqiptare te ketushem, ne mesin e te cileve ka edhe shume Medvegjas.

    http://pageant-mania.ephpbb.com/usa-f27/erza-haliti-idaho-2011-t4541.htm

    Erza, tani me, ka fillua aktivitetin dhe pergatitjet per titullin “MISS AMERICA 2011”. Deshira e saj e madhe eshte qe ne kete rruge t’a ndihmoje fotografi me i famshem Shqiptare dhe boteror- Fadil Berisha. Ajo nuk meshef as enderren e saj qe te kandidohet edhe per “MISS KOSOVA” ose “MISS SHQIPERIA” ne vitin ne ardheshem.
    ERZA HALITIT, bukuroshes me tipare tipike Shqiptare, i deshirojme sukses ne rrugen e saj per titullin “MISS AMERICA 2011”, qe do te mbahet ne qytetin LAS VEGAS (SHBA) ne maj te vitit t’ardheshem.

    Gurbetqari (SHBA)

  2. Shqipja Says:

    Se besoj qe jan zgjidh problemet,pom doket veq po i rrejn se me than disa student qe kan pagu 45.000 dinar per semester.

Leave a Reply