Në Xhaminë e Kapitit u mbajt një Mevlud për nder të profetit Muhamed a.s
Kapit-Medvegjë(medvegja.net)
Në Xhaminë e Kapitit, në prani të besimtarëve, udhëheqësve fetar, si dhe mysafirëve të tjerë, u mbajt një “Mevlud” për hir të ditëlindjes së pejgamberit Muhamedit a.s.
Mevludi u këndua nga imami i Xhamisë së Kapitit: Ajet ef Latifi, ndërkaq ai u shoqërua edhe nga Elham ef Hasani – imam në Xhamin e Siarinës dhe Xheladin ef Fazliu – imam në Xhamin e Hajvalisë në Prishtinë.
Qytetarët shprehën kënaqësinë e tyre për shënimin e kësaj ngjarje, si dhe e falënderuan imamin nga Kosova për vizitën që iu bëri.



5 Mars 2011 at 6:45 am
Medvegja, gjithemone, pati trima dhe njerez te mencur qofshin ata bujqe, punetore e intelektual,pa dallim. Por edhe besimtare dhe udheheqes te mire fetar.Nje prej me te dalluarit nga udheheqesit fetar ishte dhe eshte- shume i nderuari Ajet el Latifi.
Nje falenderim i madh edhe per imamet: Elham ef Hasanin dhe Xheladin ef Fazliun, qe e zmadhuan dhe shoqeruan imamin Ajet.Falenderim edhe qytetareve dhe mysafireve tjere qe prezentuan mbajtjes se “Mevludit”.
Edhe pak eshte 7. marsi- Dita e mesuesit dhe dua te them dic per mesuesin dhe pedagogun e spikatur Sejdi Kosumin.Sejdi Kosumi dy here i eshte pergjegjur fteses se Vendlindjes:njehere, ne vitin 1969. kur u hap Shkolla tetevjecare ne Tupalle (atekohe Ai ndepreu studimet per te kontribua arsimimit Shqip ne Vendlindje) dhe tani pas Luftes kur Vendlindja pati nevoje per te.Nje falenderim i madhe per kete dhe per tere energjine qe ky punetore i spikatur i arsimit dha ne edukuimin e shume gjeneratave te femijve Shqiptar ne Vendlindje dhe Kosove.
“Medvegja.Net”it, po ashtu, falenderim per kete informate te mrekullueshme nga Vendlindja.