T A K I M .. M E . D I A S P O R Ë N
E shtunë, më 7 gusht 2010
Vendi: Në Livadhin e Halilit (te Xhamia e Siarinës), me fillim prej orës 10.30.
Programi artistik: përshëndetje, fjalë rasti, këngë e valle nga këngëtarë e këngëtare, lojëra të ndryshme, takime dhe vizitë vendlindjes…
Pjesëmarrës: mërgimtarët, qytetarët e Medvegjës, mysafirët, si dhe të gjithë të interesuarit tjerë.
I ftuar special: këngëtari i mirënjohur – FADIL FETAHU
Mënyra e shkuarjes: me vetë organizim.
Pjesëmarrja Juaj e begaton këtë organizim, i cili do të jetë tradicional.
Medvegjë, 01 gusht 2010 …………………….. Këshilli Organizativ


7 Gusht 2010 at 12:59 pm
falenderoj perzemersisht shoqaten humanitare medvegja per ket organizim ,si gjithmone po e deshmoni veten si atdhetare te vertete.une per fat te keq nuk isha ne ket tubim sepse me pamundesuan policia serbe ne kufi ku pa asnje arsye nuk me lejuan hyrjen mua dhe familjes time.lus te gjithe medvegjasit qe se paku mos te bien pre e provokimeve serbe e te heqin dore nga kesi organizimesh dhe tubimesh.Ne edhe ne te ardhmen duhet te jemi te organizuar dhe te bashkuar ne qellimet tona. Ruhani Fushe Kosove