RSS

Neziri: Medvegja të mos përjetojë fatin e Çamërisë

8 Korrik 2010

-Lajmet-

Intervistë me kryetarin e shoqatës humanitare “Medvegja” me qendër në Fully tëValisit Zvicër, z.Zenel Neziri

Neziri: Medvegja të mos përjetojë fatin e Çamërisë

Fully-Zvicër 8 korrik 2010(medvegja.net)

“Bashkësia ndërkombëtare, duhet të mos e harrojë këto treva që janë autoktone dhe që kërkojnë liri, që po ngulfaten me lloj lloj maltretimesh, ndërtohen kazerma dhe malet mbushen me ushtarë.Ne u drejtohemi SHBA-së dhe gjithë BE-së, që të mos e fundoset Lugina e Preshevës si Anija e Titanikut, ne kërkojmë liri, barazi dhe integrim në BE”-tha ndër të tjera Neziri.

   


Zenel Neziri

Z.Neziri, po e fillojmë këtë bashkëbisedim me një përshëndetje fillimisht dhe ju përgëzojmë për suksesin e arritur ndër vite, që jeni duke e drejtuar këtë shoqatë humanitare.

Zenel Neziri: Falënderimi Ju takon Juve dhe të gjitha kryesive të shoqatës sonë, që kanë qenë përpara, anëtarëve besnik, bashkatdhetarëve të të gjitha trevave shqiptare. Suksesi i një pune është i shëndoshë dhe jetë gjatë, kur punohet në mënyrë ekipore. Si popull njihemi botërisht, që jemi humanitarë dhe paqësorë, këtë e kanë vërtetuar shumë atdhetarë të mëhershëm. Nuk ka më kënaqësi, që të ndihmosh të varfërit, të ndihmosh jetimët, të ndihmosh studentët dhe të ndihmosh institucionet tona fetare e kombëtare. Shoqata jonë ndër vite nëmes stuhive të shumta ka vepruar dhe po vepron e do të veprojë, sepse rreth saj ka aktivistë që punojnë pandërprerë dhe për këtë janë krenarë dhe nuk duan të flasin për veten, pra në njëjes, por shoqata jonë gjithmonë fletë në shumës, sepse suksesi është i të gjithëve.

Jeni rizgjedhur prap kryetar i shoqatës humanitare “Medvegja”, kjo na jep përshtypje, se nuk jeni lodhur?

Zenel Neziri: Dua t’ua them gjithmonë të vërtetën. Është e vërtetë, se jam rizgjedhur edhe për mandatin tjetër, nuk mundem të them se jam lodhur, sepse kur sheh suksesin, vullneti i punës vlonë në çdo enë të gjakur, kërkon Medvegja jonë nga shoqata përkrahje dhe deri sa të jemi gjallë, nuk do të ndalemi, sepse kemi veprimtarë shumë dhe ata nuk dinë të lodhen, neve na mbanë uniteti dhe vetëm kështu ABC-ja e humanitetit ecë përpara. Me plot modesti shpirtërore, fillimisht më lejoni të falënderoj bashkëshorten time, djalin dhe vajzën time, vëllezërit e motrën dhe të gjithë të afërmit, e pastaj bashkëvendasit e mijë, që më japin elan pune dhe pastaj nuk ndalem, vrapoj pas humanitetit dhe suksesi natyrisht shihet. Mendova se kësaj here, do të zgjedhet dikush tjetër kryetar, duke ditur, se në shoqatën tonë kemi shumë veprimtarë, por ma besuan njëzëri mua prap këtë detyrë, por kjo më detyron të punojë edhe më shumë dhe shpresoj se perendia do na shpërblejë mundin.

Sa keni përkrahje nga bashkëkombasit tanë që jetojnë në Medvegjë?

Zenel Neziri: Përkrahja e bashkëkombasve tanë është është shumë e madhe. Këtu duhet përshëndetur dhe veçuar ndihmën shpirtërore nga Prof. ynë i respektuar Rexhep Abazi, pastaj nga Magjistri i shkencave Ramadan Beqiri dhe shumë të tjerë që janë shumë. Ne përkrahje kemi edhe nga vetë shpirti i madh i gjithë medvegjasëve kudo që ndodhen, qoftë në Gjermani, Belgjikë, Austri, apo Amerikë.

A mund të na njoftosh me planet e së ardhmes, gjatë detyrës suaj si i pari i shoqatës?

Zenel Neziri: Jam i pari dhe i fundit, sepse në shoqatën tonë humanitare ka punë dhe jo rrahje gjoksi. Kemi hartuar disa plane në aspektin humanitarë dhe shpresoj se do t’ia dalim. Gjatë viteve të kaluara në përpikshmëri kemi dalur të suksesshëm dhe do ia dalim edhe gjatë viteve që do na përcjellin. Kemi SHKA “Medvegja”, janë shqiponja të artit, me veshje kombëtare, me instrumentet tona autoktone, këndojnë, vallëzojnë dhe recitojnë, pra lirisht mundemi të themi, kemi një ansambël të mrekullueshëm, ku edhe po përfaqësojmë kombin tonë nëpër shumë festa mbarë kombëtarëshe në tërë Zvicrën.Falënderim të përzemërt meritojnë të gjithë fëmijët, prindërit dhe Musa Neziri si dhe të gjithë ata që punojnë rreth shoqërisë kulturo artistike. Planet tona nuk shpalosen dhe nuk trumbetohen, por secili e ka detyrën e vet dhe presim vetëm realizime. Kemi filluar mirë, mbaruam koncertin dhe turnirin tradicional me sukses dhe do ia dalim edhe angazhimeve tona të tjera. Për çdo gjë ne në kryesi dhe me anëtarër e tjerë, flasim dhe kuvendojmë, kur vendosim bashkë, suksesi është i sigurt.

Raportet e juaja me bashkatdhetarët e trevave të ndryshme të atdheut. Keni përkrahje?

Zenel Neziri: Përkrahje të madhe kemi nga të gjithë bashkëkombasit tanë, nga Presheva, Bujanoci, Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Kemi përkrahje të madhe edhe nga ambasadori i shtetit amë në Bern z.Mehmet Elezi, ambasadori i Kosovës në Bern, z.Naim Malaj. Vlenë të theksohet, se shoqata jonë si asnjëherë më parë, tash e disa vjetë, ka shumë miqësi dhe është më e fortë me përkrahje edhe nga shkolla plotësuese shqipe në Zvicër.

Përcjellni me shumë interes situatën në Medvegjë, përveç zhvillimeve ekonomike, sociale dhe ato politike?

Zenel Neziri: Po, edhe ate me të madhe. Ta them shumë sinqerisht na dhemb zemra për atje.

Pse?

Zenel Neziri: Dihet. Medvegja ka mbetur e harruar, ka mbetur jetime dhe atje fatkeqësisht, po përjetohet një situatë sikurse e çamëve apo tokave tjera shqiptare. Medvegja dikur ishte përplot me bashkëkombas dhe tash është një numër i vogël. Edhe ata që jetojnë atje, e kanë të kufizuar lirinë e jetës, këtë e dijmë të gjithë dhe nuk ia vlenë të elaboroj në përgjithësi.


Nga kush po mendoni se jeni harruar?

Zenel Neziri: Ta them troç, fillimisht nga vetë disa patriotë të vetëshpallur, që pijnë shampanjë në Medvegjë, vetëm kur e kanë patjetër të jenë aty. Medvegja është një jetime për momentin. Presheva, Bujanoci është në një pozitë tjetër, nuk e them se më të mirë, por është pak më mirë se në Medvegjë. Medvegjasit nga disa, përdoret si xhoker, kur kanë nevojë për medvegjasit, mundohen ti mashtrojnë dhe pastaj i lëjnë prap vetëm. Partitë shqiptare që veprojnë në Preshevë dhe Bujanoc nuk e vrasin veshin për Medvegjën. PVD me disa bashkëpunëtorë i kryesuar nga kryetari i saj e deputeti i parlamentit serb Riza Halimi, injoron medvegjasit, ai bashkëpunon me individë dhe ku është shumica e medvegjasëve nuk shikon dhe nuk komunikon. Ne kemi liderin tonë në Medvegjë Prof.Rexhep Abazin, ai e njeh situatën më mirë se Riza Halimi i cili fatkeqësisht ka apetite të madhe karieriste. Zëri i tij në parlamentin serb nuk është dëgju për medvegjën, vetëm kur i nevojiten për pazarllëqe të veta personale. Kur është formuar PVD në Medvegjë aty në vitet 90, janë tubuar të gjithë medvegjasit me vullnet që të shkojnë punët si në Preshevë e sot po shihet qartë, se nuk është ajo PVD. Po presim edhe nga liderët e Kosovës, që të përmendet Medvegja dhe të kemi të drejtat e njejta sikurse në Kosovë të serbëve.

Shoqata humanitare “Medvegja” sa e dijmë ne është apolitike?

Zenel Neziri: Patjetër se është, por kjo nuk do të thotë, se ne nuk kemi veshë dhe sy e shpirt. Po shohim dhe kemi të drejtën tonë ta themi ashtu si po qëndron puna. Kemi plot shembuj, që jemi duke u injoruar. Mjaftonë të kujtojmë, pse fjala vie, gjatë pushimeve verore, nuk organizohet asnjë manifestim për ti pritur bashkatdhetarët, kur dihet se një numër shumë i madh i medvegjasëve jetojnë dhe veprojnë në diasporë. Ata as që duan të dëgjojnë për Medvegjën dhe leje më që të punojnë diçka rreth Medvegjës. Shoqata jonë është apolitike, por kemi të drejtën tonë të gjykojmë aty ku shohim se nuk është duke ecur puna mirë. Duhet të ngritet zëri për Medvegjën, duhet të punohet më shumë për Medvegjën, si dikur, Kosova që i kishte sytë nga Shqipëria, tash ne i kemi sytë nga Kosova. Të mos trajtohemi sikurse pakicë, por ne jemi autokton dhe këtë duhet ta themi troç. Kemi miqë në Preshevë, e Bujanoc që janë të kyçur në politikën lokale edhe ata e shohin se si po shkon puna, por nuk munden të vendosin.Përkulem me nderim dhe respekt të veçantë para kujtimit të atdhetarëve të mëdhenj të kombit tonë, nga të gjitha viset shqiptare, të cilët, në themelin e shtetit vendosën jetën, dijen, pasurinë dhe gjithçka që kishin, të atyre atdhetarëve që sakrifikuan dhe luftuan me pushkë dhe me pendë për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Kujtojmë të gjitha luftërat dhe heronjtë e kombit tonë, ata njerëz që e bënë historinë tonë nga veprat e të cilëve jemi frymëzuar e do të frymëzohemi. Të gjithë e dijnë se në Medvegjë, flamuri kombëtar përdoret për të varrosur viktimat e politikës antishqiptare. Sot, kur e dijmë të gjithë që në Cepotin, në afërsi të Bujanocit dhe pak kilometra nga Medvegja, u ndërtua baza më e madhe ushtarake serbe me shumë ushtarë dhe armatim të rëndë, tregon qartë para faktorit ndërkombëtarë, se Serbia ende është me ideologjinë e kryekriminelit Millosheviq. Kërkojmë nga Riza Halimi, që të ngrejë zërin si duhet në parlament për këto kërcënime që po i bënë Serbia, kur dihet se në Medvegjë ka pak banorë autokton nga dhuna dhe shkeljet e të drejtave elemenetare të qytetarëve dhe nëse nuk i dëgjohet zëri, e ka orbligim moral nëse ka dhe kombëtarë, që të largohet nga ai petk i deputetit serb.

Mendoni se edhe nga Kosova jeni harruar?

Zenel Neziri: Nuk dua ta pranojë, por po shihet se çka po bëhet në Mitrovicë, Graçanicë e kështu me radhë. Tadiçi dhe liderët nacionalistë serbë, bashkë me priftrinjë e serbë të tjerë, futen në Kosovë sa herë që duan, duke ditur se Kosova është tokë e huaj për ata, e tek ne ndodh e kundërta, nuk vizitohet Medvegja asnjëherë edhe pse është autoktone. Nuk përmendet Medvegja edhe pse kanë shumë mundësi që të krahasohet. Sa shumë të drejta kanë serbët në Kosovë, ndërsa ne injorohemi dhe nuk e ngrit zërin askush.

Si e pritët formimin e këshillit nacional në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë?

Zenel Neziri: Shumë keq. Ne medvegjasit u mashtruam, sepse ne besojmë për të mirën e përgjithshme. U harrua 1, 2 marsi i vitit 1992. Ky këshill padyshim është i dështuar dhe i papranueshëm. Partia autoktone LDi me kryetarin e saj, aktivistin e palodhur z.prof.Rexhep Abazin, po mundohet të jetë sa më aktiv dhe sa më afër medvegjasve, ku kësaj partie iu kanë afruar shumë intelektualë, por kjo po pengohet jo vetëm nga serbët, por fatkeqësisht edhe nga disa sahanëlëpirësa. Popullata e kësaj ane, është për ribashkim me Kosovën. Është e dhimbshme të lesh jetime Luginën e Preshevës, kjo i ngjanë sikur nënës që lenë jetima. Ne e kemi treguar veten se jemi për ribashkim me Kosovën me Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992. Bashkësia ndërkombëtare, po përqendrohet vetëm tek serbët e Kosovës dhe neve nuk po na shikon. Paramendoni sa të drejtë kanë serbët nga pakoja e presidentit Ahtisari dhe ne nuk gëzojmë as të drejat elementare. Këto vërtetë janë të dhimbshme. Bashkësia ndërkombëtare, duhet të mos e harrojë këto treva që janë autoktone dhe që kërkojnë liri, që po ngulfaten me lloj lloj maltretimesh, ndërtohen kazerma dhe malet mbushen me ushtarë.Ne u drejtohemi SHBA-së dhe gjithë BE-së, që të mos e fundoset Lugina e Preshevës si Anija e Titanikut, ne kërkojmë liri, barazi dhe integrim në BE. Zgjidhja më e mundshme dhe e mirë dhe reale, është të jemi pjesë e Kosovës, sespe edhe ashtu kemi qenë dhe ashtu është në realitet.Nëse një popull ka të drejtë për pavarësi, ai popull ka të drejtën e vetëvendosjes!nuk e kuptoj pse disa udhëheqës plitikë shqiptarë jetojnë me plotë gojën pakoja e Ahtisarit dhe në anën tjetër thonë, do bëhet mirë me Luginën e Preshevës. Kur bëhet mirë, kur ndërtohen kazerma, kur Medvegja ka mbetë me pak shtëpi, kur vijnë xhandarë të ndryshëm e të rrahin e të shajnë, kur nuk ke bukë të hashë dhe kur tokat ti blejnë serbët.Kështu që, në këtë mënyrë ne nuk mund të izolohemi nga Europa dhe bota, por as nga Serbia, sepse ne nuk mund t´i zgjedhim fqinjtë, këta janë fqinjtë tanë dhe nuk mund t´i shpërngulim. Në Beograd para luftës kanë qenë 150.000 shqiptarë, flitet se 600.000 shqiptarë janë në tërë Serbinë. Atëherë, si ti harrojmë vëllezërit tanë ne.Nuk duhet të bëhet një demagogji politike. Është Rezoluta 1540 e cila thotë: “çdo popull që është i kolonizuar, ka të drejtë të luftojë me të gjitha mjetet, për ata arritur vetëvendosjen, pavarësinë, ka të drejtë të shkëputet prej shteteve të huaja”.Në Kosovë është derdhë gjak për këtë liri që e kemi dhe të jemi edhe më unik mes veti, të kritikohemi, por të ecim me punë.Do ta them një shembull; në vitin 1980 kur u burgos grupi i parë i atdhetarëve në Shkup, me atdhetarin e madh Zaim Beqiri, gjyqtari atyre u tha: ” juve nuk ju don Shqipëria, ju pse e doni Shqipërinë”?! Kjo po ndodhë edhe sot me ne të Luginës së Preshevës dhe të Malcisë së Malit të Zi dhe herë pas here në Maqedoni.Ata, (atdhetarët) i ngritën grushtat lart, pra reaguan para kolegjit gjyqsorë dhe thanë: “nuk ka nënë që se don fëmiun e vet dhe nuk ka fëmijë që se don nënën e vet”! Pra, këtë ide madhështore, sllavët atëbotë s´arritën dot ta mposhtnin! Në muajin prill, ishte diçka e pazakontë.

Presidenti i Serbisë Boris Tadiq, vizitoi Medvegjën

Vizita e tij kishte karakter promovimi me rastin e hapjes së minierës “Leci”, në të cilën do të punësohen 300 minatorë. Në këtë ceremonial përgëzimi presidenti Tadiq, ftoi shqiptarët e Luginës që ta formojnë Këshillin Nacional dhe në këtë mënyrë t’i marrin përgjegjësitë për zhvillimin e shtetit, në të cilin ata jetojnë. “Dua t’i trimëroj shqiptarët tanë, që të participojnë në institucionet nacionale të Serbisë, ngaqë ky është vendi i tyre, shtëpia e tyre”, u shpreh i ngazëllyer presidenti para studentëve të Fakultetit Juridik dhe Ekonomik të Medvegjës. Po, këtë javë, përfaqësuesit e Partisë Liberale Demokrate, të Çedomir Jovanoviqit, vizituan Preshevën me pretekst të formimit të Degës së këtij subjekti politik dhe ftuan publikisht qytetarët shqiptarë që të anëtarësohen në këtë parti. Nëse nuk ndërrohet qasja e qendrave të vendosjes shqiptare ndaj Luginës, në një periudhë jo shumë të largët në fjalorin e politikanëve tanë do të përdoren shprehjet: “Na ishte njëherë e një kohë një Medvegjë, një Bujanoc e një Preshevë” ashtu siç na ishin dikur një Masuric, Surdulic e Molla e Kuqe! Nëse nuk ndërrohet qasja e qendrave të vendosjes shqiptare ndaj Luginës, kufijtë shtetëror të Kosovës të kufizuara me tokat shqiptare të Karadakut të Preshevës, Malësisë së Bujanocit dhe Medvgjës, nuk do ta kenë një shpinë të fortë etnike, por barku i saj i butë dalëngadalë do të rrudhet e sakatoset etnikisht. Nëse nuk ndërrohet qasja e qendrave të vendosjes shqiptare ndaj Luginës, kot është formuar Këshilli Nacional i shqiptarëve ashtu siç u hapën kot fakultetet në Medvegjë me 5-6 studentë shqiptarë. Vështirë se do të mbeten shqiptarë, pastaj për tu kyçur në kaq shumë institucione e parti shqiptarët, të cilët dalëngadalë po zvogëlohen, po treten edhe po katandisen nëpër të gjitha anët e botës. Nëse nuk ndërrohet qasja e qendrave të vendosjes shqiptare ndaj Luginës, mjerisht nuk do të ketë shqiptarë për t’i plotësuar fabrikat, minierat e burgjet serbe, të cilat janë mësuar me shqiptarët “problematikë”, “lokalë” e “vasal.

Jeni optimist për një të ardhme më të mirë për Medvegjën?

Zenel Neziri: Të mendojmë e të veprojmë se si të dalim nga kjo rrugë e verbër, nga kjo status quo, a kohë zero e ekzistencës. Për më tepër, s’ka çka të korruptohet e s’ka çka të vidhet, por ka çka të konsultohet derisa i kemi qeveritë e dy shteteve tona amtare. Shteti shqiptar nuk ka pse të ngurojë dhe të mos shprehet hapur për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të bashkëkombësve, aq më shumë që ata nuk janë emigrantë por janë popullsi shqiptare në trevat e saj historike që fatkeqësisht fuqitë e medha i ndanë nga trungu i kombit të vetëm shqiptar. Koha ka ardhur që më shumë se kurdoherë, Shqipëria duhet të diskutojë, negociojë dhe të këmbëngulë që popullsisë shqiptare në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc, t’i jepet statusi i nevojshëm, i cili nëse aktualisht nuk e bashkon me Prishtinën t’i jepet statusi i krahinës autonome. Asnjë shtet tjetër, sado i vogël që të jetë, nuk mund të rrije kaq indiferent ndaj të drejtave dhe lirive të bashkëkombësve të tij, aq më tepër kur ata jetojnë në trevat e kombit shqiptar. Lugina e Presheves po përdoret si Thembra e Akilit për Sërbinë. Ata po hiqen sikur duan të ndajnë Kosovën, për të marrë pjesën veriore të saj, por në fakt gjithë qëllimi është që të ruajnë Luginën e Preshevës, që është një nga pikat më strategjike në Ballkan. Ata bëjnë të njejtën lojë që bëjnë dhe grekët, që duan Vorio-Epirin, që shqiptarët mos të kërkojnë çamërinë. Ndërkohë serbet nuk rrinë pa punë e në gjum, ministri i tyre i jashtëm po rrinë vetëm në aeroplan duke lobuar kundër Kosovës. Lugina e Preshevës po zbraset nga shqiptarët në heshtje, dhe as Tirana e as Prishtina, nuk protestojnë për këtë, kurse për minoritetin serb në Kosovë kërkohen superstandarte nga ana e ndërkombëtarëve.

Do ti kaloni pushimet verore në Medvegjë?

Zene Nelziri: Gjithsesi. Atje kam lindur dhe atje e kam zemrën dhe shpirtin.

Intervistoi: Dashnim HEBIBI

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply