RSS

Neziri u rizgjodh kryetar i SHH “Medvegja”-Zvicër

7 Maj 2010

-Lajmet-

Neziri u rizgjodh kryetar i SHH “Medvegja”-Zvicër

Fully-Valis, 5 maj 2010(medvegja.net)


z.Zenel Neziri,kryetar i rizgjedhur

Të gjithë lexuesit tanë janë të njoftuar me punën që ka bërë dhe që po bënë shoqata humanitare “Medvegja” me qendër në Fully-Valis të Zvicrës
Nga shumë veprimtarë dhe nga Qendra Mediale Shqiptare në Botë, është pagëzuar kjo shoqatë edhe me emrin e dytë si ambasadë e Kosovës Lindore, sepse jo më pak se dy dekada është në veprim humanitarë, pa harruar edhe trevat tjera shqiptare dhe duke e mbajtur së gjalli arsimin shqip në Medvegjë.

Është kjo shoqatë, që me ballë hapur, po krenohet me emrin e Medvegjës dhe po punon pa kursyer mundin për të mirë e atdheut. Bashkatdhetarët tanë e dinë, se kjo shoqatë asnjëherë nuk është distancuar aksioneve të ndryshme humanitare që ka kërkuar atdheu, pavarësisht se nga cila trevë vinte dhe që vjenë.
Ditë më parë, kjo shoqatë rizgjodhi kryesinë e re, pasi që kryesisë së vjetër i kishte skaduar afati tre vjeçarë dhe ishin mbledhur anëtarë dhe veprimtarë të shumtë, në mbrëmjen e datës 24.04.2010, për të rizgjedhur kryesinë e re të kësaj shoqate. A
shtu edhe siç është pritur, pa asnjë kandidat tjetër për kryetar, u rizgjodh Zenel Neziri, kryetar edhe për mandatin tjetër, duke ditur mundin e madh që e ka bërë për këtë shoqatë, i cili timonin e suksesit e ka drejtuar me shumë rezultat, falë edhe kryesisë dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj shoqate.
Kryesia e re ka disa ndryshime dhe ja se si përbëhet: Zenel Neziri kryetar, Sofie Namani nënkryetare, sekretar Fadil Selmani, Agim Sadiku arkatar, zëvendës arkatar u zgjodhën Hafiz Zeka dhe Xhevat Neziri, anëtarë të kryesisë: Sabrie Rama, Fadil Baftiu, Mevlan Thaqi, Blerim Beha si dhe Sabit Hyseni.
Gjatë mbledhjes së zgjedhjes së kryesisë së re, u paraqit puna tre vjeçare e kryesisë së vjetër. Të gjithë të pranishmit u ndanë të kënaqur me gjithë punën që ka bërë kryesia e vjetër dhe u janë mirënjohës që kanë punuar pa asnjë përtesë. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i rizgjedhur z.Zenel Neziri tha ndër të tjera: “U jam mirënjohës për besimin tuaj që më dhatë edhe për këtë mandat, kemi kaluar së bashku shumë vështirësi të kohës dhe do ti kalojmë.
Medvegja jonë pret nga ndihmat tona, pret që të jemi edhe më të bashkuar ne ashtu siç jemi edhe sot. Ne nuk ka kush të na thejë, ne do jemi të bashkuar, ne do të nderohemi mes veti, ne do të punojmë bashkë, sepse suksesi është i përbashkët.
Asnjë sekond të kohës, nuk e kemi kaluar kot, por të gjitha punët që i kemi pasur, i kemi bërë bashkë dhe suksesi nuk ka munguar.
Nuk do të mungojë suksesi, kur ne jemi bashkë dhe punojmë pa përtesë dhe pa asnjë prapavijë të keqe. Si asnjëherë më parë, kemi qenë dhe do të jemi më të fortë, nga të gjitha subjektet politike që veprojnë si degë apo nëndegë në diasporë, bashkëpunojmë me të gjitha shoqatat e pavarura, me ambasadën shqiptare, ate të Kosovës dhe të Maqedonisë.

U jemi mirënjohës, ndihmës morale që na ka dhënë ambasadori i shtetit shqiptar Mehmet Elezi, u jemi mirënjohës miqëve tanë zviceranë që kanë qenë gjithmonë afër nesh, z.Flamur Gashit tash më ambasador i shtetit shqiptar në Bosnjë, e dikur ishte drejtor i Institutit të Diasporës pranë Ministrisë së Jashtme Shqiptare, të gjithë medvegjasëve, shoqatës humanitare “Lugina e Preshevës”, mediave, e në veçanti TV Diaspora-RTK me producentin e saj Esat Husaj, pastaj mikun tonë, publicistin dhe editorin e ALBANIAN MEDIA CENTER- www.kosovaere.ch Mr. Dashnim Hebibi, web faqen www.medvegja.net, mësuesve të shkollës plotësuese shqipe për këtë pjesë të Zvicrës, sportistëve të ndryshëm, afaristëve, prindërve të nxënësve të shkollës shqipe, Shoqërisë artistike “Medvegja”, fëmijëve e veteranëve, që me shumë vullnet po prezentojnë nëpër programe të ndryshme festive, që ne po krenohemi me programin e tyre shembullor, z.Fazli Musliut xhaxhait të dëshmorit të UçPMB-së Mitat Musliut, njëherit nënkryetar i SHH”L-e Preshevës” si dhe kryesues i Akademive Përkujtimore të dëshmorëve të UÇPMB-së, e shumë e shumë miqëve të tjerë, që e di, se do më mirëkuptojnë për mos përmendje të emrit.

Perendia i bekoftë të gjithë që na kanë ndihmuar. Gjithashtu përshëndesim edhe u jemi falënderues edhe Prof.Rexhep Abazit dhe profesorëve tjerë të Medvegjës, gazetarëve të tjerë që kanë shkruar dhe po shkruajnë për Medvegjën.

Zotohem se do të punojë me vullnet, pa menduar asnjëherë për të lakuar nga puna jonë e përbashkët, sepse suksesi vjenë, kur do të jemi të bashkuar dhe këtë e kemi provuar, sepse të bashkuar, kemi arritur ta mbajmë këtë shoqatë në veprim për 20 vjetë. Gjatë këtij mandati kemi shumë projekte dhe punë dhe padyshim se do ti realizojmë.

U falënderojë dhe kërkojë falje tek të gjithë kryesia e vjetër dhe anëtarët e shoqatës sonë, që gjatë mandatit të kaluar, ndoshta kam gabuar dikund, edhe nëse kam gabuar e kam pasur jo me qëllim edhe pse kritika nuk kam marrur nga askush, sepse të gjithë kemi vendosur bashkë për një ide apo veprim. Ne e dijmë, se në këtë post nuk ka pagë, por paga jonë është morale, sepse po punojmë për vendin tonë, për Medvegjën tonë, që pret ndihmat tona, asesi nuk duhet të ndalemi, por të punojmë, kemi miqë shumë si nga vetë bashkatdhetarët tanë, por edhe nga miqtë zviceranë.

Thuajse në çdo tubim, po na nderojnë miqtë zviceranë. Ju falënderoj për besimin dhe nga ky sekond të fillojmë me projektet tona. Perendia na bekoftë ne dhe miqtë tanë”. Të gjithë pjesmarrësit gjatë këtij takimi, uruan mes veti, cakërruan gotat dhe nuk patë asnjë keqëkuptim, ku pamë vërtet një unitet të madh dhe kjo do të shërbente edhe për të tjerët, se si punohet dhe se si zgjidhet kryesia e re, pas asnjë fjalë dhe ofendim.

Njoftojmë lexuesit tanë, se shpejt do të lexoni në agjencinë e lajmeve Albanian Media Center “AMC”, një intervistë të gjerë me z.Zenel Nezirin kryetarin e posazgjedhur, i cili do na flet për punën e kaluar tre vjeçare dhe për planet që ka ndërmend ti punojnë gjatë këtoij mandati.

Besnik HEBIBI

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply