NGA PO SHKON MEDVEGJA ?!

Fjala e urtë popullore “Hapja e një shkolle, mbyllja e një burgu“, për Luginën e Preshevës nuk qon ndonjë peshë. Në Luginën e taksirateve gjithçka është e mundshme. Hapen burgje dhe ngriten baza ushtarake. Një komunë kaq e voglë si Medvegja e cila deri në vitin 1957 njihej si Komuna e Sijarinës, me shumicë shqiptare dhe me qeverisjen e dikurshme nga shqiptarët, ka përçka të krenohet në fund të këtij viti, por me se do të krenohen komunat simotra: Presheva dhe Bujanoci ?!


Nga Perspektiva PRESS

Në shkurt të këtij viti, Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Konuzin, vizitoi Medvegjën. “…Me kënaqësi të madhe kam ardhur në Komunën e Medvegjës për tu njoftuar më mirë se si jetohet këtu. Kjo është një praktikë e zakonshme e ambasadorëve, të njoftohen me vendin ku ata punojnë. Unë kam vizituar edhe rajone të tjera në vend por për mua ishte e rëndësishme të njoftohem edhe me jugun e Serbisë. Shumë jam i kënaqur me bisedimet që kam zhvilluar me përfaqësuesit e pushtetit lokal. Mua më kanë njoftuar hollësisht se si jetojnë njerëzit në Medvegjë dhe me çfarë probleme ata ballafaqohen. Bashkërisht kemi biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit. Unë u kam treguar se Rusia realizon disa projekte të mëdha për zhvillimin e ekonomisë në Serbi. Ne jemi të interesuar për atë që bashkëpunimi ynë të jetë edhe në nivel të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Qytetarët e të dy vendeve me shekuj kanë qenë të lidhur për bashkëpunim në fusha të ndryshme, në sferën e kulturës, sferën spirituale dhe të arsimimit. Bashkëpunimi në sferën humanitare duhet të kompenzojë me harmoni bashkëpunimin tanë në sferën e ekonomisë”, tha ambasadori rus Konuzin.
Muajve në vijim disa kompani ruse u interesuan të blejnë toka ndërtimore në Komunën e Medvegjës. Investimet në Banjën e Sijarinës dhe rrethe të të tjera të Mevegjës, po japin rezultate pozitive. Në këtë mision jetësisht është i angazhuar edhe Trupi Koordinues për jug të Serbisë.

Fakultetet

Të hënën e 12 tetorit 2009, në Medvegjë, janë hapur dy paralele të Universitetit të Nishit; fakulteti juridik dhe ekonomik, me mësim në gjuhën serbe dhe shqipe, ndërkaq përfaqësuesit shqiptarë të institucioneve lokale dhe të partive politike të Luginës së Preshevës, kanë bojkotuar pjesëmarrjen e tyre, në inaugurimin e këtyre fakulteteve duke thënë se hapja e tyre, nuk mund të zgjidhë problemin e shkollimit të lartë për shqiptarët e këtij rajoni.
Departamenti i Fakultetit juridik dhe ekonomik është hapur nga kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviq, ndërsa në këtë solemnitet ishin të pranishëm edhe ministri i arsimit, Zharko Obradoviq dhe ministri i administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale, Milan Markoviq, i cili është njëherësh dhe kryetar i Trupit Koordinues për Luginë të Preshevës. Kryeministri serb, Cvetkoviq, në solemnitetin e hapjes së dy paraleleve të Universitetit të Nishit, ka thënë se hapja e këtyre fakulteteve është “hap i madh drejt zgjidhjes së problemeve në këtë komunë”.
Ndërkaq, përfaqësuesit e institucioneve lokale dhe të partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës kanë bojkotuar pjesëmarrjen e tyre në këtë inaugurim, ngase ata kanë kërkuar prej kohësh që sistemi arsimor në Luginë të harmonizohet me sistemin arsimor të Kosovës, konform standardeve evropiane për arsim. Ata po ashtu, kanë kërkuar hapjen e fakulteteve në mjediset ku është i koncentruar numër më i madh i shqiptarëve, siç është komuna e Preshevës dhe ajo e Bujanocit, e jo në komunën e Medvegjës kur atje kanë mbetur vetëm një numër simbolik i shqiptarëve.
Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë, një hap të tillë të ndërmarrë nga Qeveria serbe, e kanë vlerësuar të jetë bërë me prapavijë politike, duke u zotuar pastaj para faktorit ndërkombëtar se kjo qeveri po bënë hapa drejt zgjidhjes së problemit të shkollimit të lartë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Në fakultetet në fjalë, procesi mësimor është paraparë të zhvillohet në dy gjuhë; në atë serbe dhe në gjuhën shqipe dhe se tekstet për këto fakultete janë shtypur me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, gjegjësisht me ndihmën e OSBE-së.

Maturantet

Vlen të të theksohet se në vitin shkollor 2008/2009, për herë të parë në historinë e Komunës së Medvegjës doli gjenerata e parë prej 11 nxënësisht shqiptarë, që kanë mbaruar arsimin e mesëm në gjuhën amëtare në drejtimin ekonomik pranë shkollës së mesme teknike “Nikolla Teslla” në Medvegjë.
Ministri i Mbrojtjes Dragan Shutanovac, merret vesh të ketë thënë në një konferencë shtypi në Leskoc, se baza ushtarake “Cepotin” afër Bujanocit, do të jetë e gatshme deri në fund të këtij viti, si dhe planifikohet zgjerimi i saj. Baza ushtarake disponon me 350 hektarë, kështu që i nevojiten edhe 65 hektarë hapësirë për të rregulluar poligone, të cilat si të tilla i mungojnë Ushtrisë së Serbisë.

Interpoli

Në letrën konfedenciale dretjuar Interpol dhe organizatave tjera nderkobmetare autoritetet më të larta komunale të Preshevës dhe Bujanocit (Riza Halimi, Skender Desetani, Shaip Kamberi, Jonuz Musliu dhe Belgzim Kmberi) është kërkuar njëzërit nga to ndihmë për zbulimin e vrasësve të deputetit dhe humanistit Ing.Isuf Azizi, meqë, sic thuhet ne letër “është humbur besimi tek policia lokale edhe rajonale e dretjuar nga Beogradi”. Liderët e Luginës përmes kësaj letreje kanë shtruar pyetje organizmave ndërkombëtare se “si mund të pranohet në Bashkimin Evropian një shtet në të cilin nuk funksionon shteti juridik, në të cilin mjedis terroizmi verpin para syeve të policisë dhe me një policí e cila është e ndërlidhur me grupe mafioze dhe krimin e organizuar…”
Në këtë letër prej tri faqesh të përfaqësuesëve të Luginës së Preshevës, po ashtu është kërkuar nga organizmat ndërkombëtarë të bëjnë presion dhe të kërkojnë përgjegjësi në regjimin e Beogradit për zhdukjen dhe vrasjen e 32 shqipatrëve nga Presheva dhe Bujanoci gjatë këtyre tetë viteve të fundit, ku deri më tash askush nuk është arrestuar apo dënuar për këto vepra kriminale. Interpol-it dhe inititucioneve tjera ndërkombëtare në këtë letër-dokument të zyrtarëve nga Presheva dhe Bujanoci ju është bashkangjitur edle lista me emrat e të vrarëve dhe të zhdukurve këtyre viteve të fundit më anën e Luginës se Preshevës, të cilët janë kryesisht të rinj, intelektualë dhe biznismenë.

Porosia

Interesant. Fjala e urtë popullore “Hapja e një shkolle, mbyllja e një burgu”, për Luginën e Preshevës nuk ndonjë peshë. Në Luginën e taksirateve gjithçka është e mundshme. Hapen burgje dhe ngriten baza ushtarake. Kryetari i Komunës së Medvegjës krenohet se në komunën e tij po hapet një burg ku mund të punësphen mbi 200 punëtorë. Çfarë paradoksi! Një komunë kaq e voglë si Medgja e cila deri në vitin 1957 njihej si Komuna e Sijarinës, me shumicë shqiptare dhe me qeverisjen e dikurshme nga shqiptarët, ka përçka të krenohet në fund të këtij viti, por me se do të krenohen komunat simotra: Presheva dhe Bujanoci?!

Në vijim po japim një opinion të botuar ditë më parë në javoren “Perspektiva”.

PAKICAT, NGJASHMËRITË DHE DALLIMET

Digjet shtëpia e një shqiptari në Sijarinë nga serbët e “dehur”. Asgjë e jashtëzakonshme. Nuk është lajm nëse shqiptarit i digjet pasuria nga serbi, nëse i ndalohet të flas, të shkruaj dhe të emërtoj fëmijën me emrin të cilin e dëshiron prindi ose familja e tij.
Nuk paraqet assesi një risi nëse përndiqet shqiptari, nëse burgoset ai ose edhe vritet. Është një ndodhi normale dhe nuk ia tërheq vërejtjen një rrethi më të gjerë se sa familja dhe të afërmit e viktimës.
Ky ishte realiteti i djeshëm, i sotëm, por me gjasë do të jetë edhe ai i nesërm, i jetës së pakicës shqiptare, që historia ia përcaktoi fatin të jetoj në Serbi.

Po, serbi në Kosovë?

Një grusht serbësh protestojnë, duke bllokuar arterien më të rëndësishme të qarkullimit në Kosovë. Serbët braktisin punën në polici dhe rrinë në shtëpitë e tyre ose dalin në protesta të përditshme, duke sharë dhe fyer gjithçka që është shqiptare – Qeveria e Kosovës ua paguan të ardhurat dhe i lutë që të kthehen në punë…
Po të fryjë një erë e fortë në Kosovë dhe serbit t’ia lëvizë tjegullat nga pullazi, Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të mblidhet për t’ua rregulluar çatitë serbëve lokalë.
Të gjitha këto, që mund t’i ngjajnë një serbi në Kosovë përbëjnë LAJM dhe ngjarje kryesore me të cilën merret jo vetëm Kosova e Serbia, por e tërë bota. Këtë rëndësi ia japin për fat të keq edhe mediumet tona shqiptare, derisa fatkeqësitë që i përjeton shqiptari brenda kufirit serb, nuk gjejnë vend as në shkrimet dhe lajmet e mediumeve shqiptare e lëre më, në ato ndërkombëtare.


Po ne shqiptarët, a provuam ta ndërrojmë këtë realitet
?

Në Kushtetutën e Kosovës, të cilën emisarët tanë e pranuan duke mos provuar që të ndërrojnë asgjë nga propozimet e Ahtisarit vetëm e vetëm të mbajnë postet e tyre politike dhe që të shijojnë hotelet luksoze vieneze; serbëve me më pak se 6% të popullatës të popullatës kosovare, iu sigurua dyshtetësia, gjuha në nivel qendror, autonomia lokale politike, formimi i komunave etnike serbe, statusi i papresedencë i deputetëve serbë, të cilët mund të bllokojnë çdo ligj të Parlamentit të Kosovës etj… etj.
A ishte filozofi e rëndë dhe kërkesë e palogjikshme, që të insistohet të vehet shenja e barazimit për të gjitha këto privilegje “demokratike”, që u kërkuan për serbët si pakicë në shtetin e Kosovës dhe shqiptarëve, që kemi mbetur të jetojmë në Serbi (komunat: Medvegjë, Preshevë e Bujanoc).
Këta që e nënshkruan këtë paketë, jo vetëm që vulosën fatin e persekutimit dhe shpërnguljes sistematike të shqiptarëve, që mbetën jashtë kufirit të Kosovës, por me dorën e vet nënshkruan dhënien e më tepër se 30 për qind, të territorit kosovar Serbisë dhe ua mundësuan enklavave serbe të Anamoravës, që në një të ardhme të afërt të krijojnë një kompaktësi të territorit serb, i cili me gjasë do të shtrihet që nga Dardana deri në Prevallë (mbi Prizren).
Jemi të vetëdijshëm se nuk jemi aq të fuqishëm, që disa gjëra t’i bëjmë pa ndihmën e të tjerëve, por nuk kemi qenë asnjëherë, aq të pavetëdijshëm, që fatin e popullit tonë ta nëpërkëmbim vet.

http://www1.bujanoci.net/news.php?extend.1071

ps : fotografit qe jan shfrytzu per kete artikull nga Perspektiva press qe te gjitha kan qen ne pronesi te Medvegja.net/forum

2 Responses to “Nga po shkon MEDVEGJA ?!”

  • Gurbetqari thotë:

    Megjithate:
    E BUKUR JE TUPALLA IME

    Sa e bukur ishe dhe je Tupalla ime
    Vendelindja e Zenelit dhe Idrizit
    Vendi i trimerise dhe urtesise
    Gjithenje ne balle te Arberise.

    E ruajte mire cdo gje Shqipetare
    Gjuhen, doket e bujarine
    E ngrite larte trimerine.

    Kur kerkojhej dhe ne ditet e veshtira
    Kur ditet dukeshin nate nga tymi
    Dhe netet dite nga flaka
    I ruajte me krenari te gjitha.

    I strehove ne malet tona
    Shpesh midis rryfeve e bubullimave
    Qe askush te mos i prekin.

    Qendrove kokelarte, s’u mposhte
    Pate vdekje te vogla
    Vdekje qe mori jete njerezve
    Vdekje qe ngriten lavdine.

    Vdekje qe merre gjuhe e doke
    Vdekje qe merre Arberine
    Kete s’e lejove Tupalla ime.

    Sepse, vendi im i dashur
    Edhe Ti, si mbare Shqiptaria
    Ke lind bashk me Perendite
    Dhe e PAVDEKSHME je.

    Aq e bukur je Tupalla ime
    Vend i heronjeve dhe urtesise
    Perhere ne ball te lavdise.

  • shaban Cakolli thotë:

    TOKË E SHQIPEVE

    Kosova e plagosur rëndë

    ndër dhëmbë shtrëngonte dhimbjet

    korbat ëndërronin vetmevete

    thoshin –ta marrim Lindoren

    e ndajmë në dysh

    e kryqëzojmë në kryq

    dhe pastaj Tetovë e Ulqin

    kështu të lozin me gjakun tim

    një gjë nuk e kuptonin korbat

    se tokat janë tonat

    ngado ku sulen Shqiponjat.

Leave a Reply

Medvegjë toka ime
Donatorët
  • Sh.P.H,,Medvegja'' Zvicer 200 CHF (2010)
  • Nazmi Jashari 50 EU (2010)
  • Asllan Ismajli (Zyrja)
  • Ali Hajdini 100 EU (2010)
  • arsim 120,00 EU (2006) 50,00 EU (2009)
  • bijevllase 100,00 CHF (2009)
  • embelsira 100,00 CHF (2009) 100CHF (2010)
  • linda21 50.00 CHF (2009)
  • Arta 50.00 CHF (2009)
  • Florije.B 50.00 CHF (2009)
  • Besim_zh 50.00 EU (2009)
  • Bajram Rushiti 100.00 EU (2009)
E-mail
Hap e-mail @medvegja.net