RSS

Nisma për Këshillin kombëtar bashkon gjithë subjektet e rëndësishme shqiptare

1 Tetor 2009

-Lajmet-

Derisa aprovimi i Platformës Politke të vitit 2006 dhe Deklarateve pasuese ka arritur që t’i bashkojë këto subjekte vetëm në deklarim, inicimi i procedurës për formimin e Këshillit kombëtar, me gjasë po bashkon ato edhe në realizimin e një projekti të përbashkët, i cili duhet të finalizohet dhe formalizohet me mbajtjen e zgjedhjeve të drejtpërdrejta në prill të vitit pauses.

Bujanoc, 29 shtator

Pas tetë vjet hamendjesh, deklarimeve për dhe kundër, ditë më parë subjektet politike shqiptare (PVD, PDSH, LPD, BDL, UDSH dhe Grupi qytetar Rahmi Zulfiu, kanë arritur marrëveshje për nisjen e iniciativës për themelimin e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Iniciativës i kishte parapri Ligji i ri për Këshillat Nacionale, i aprovuar më 31 gusht, i cili ka hyrë në fuqi më 11 shtator të këtij viti. Ligji në fjalë parasheh kushtin që iniciativa për themelimin e këshillit kombëtar duhet të pasohet me përkrahejn e 3 mijë nënshkrimeve të qytetarëve të verifikuara në gjykatë. Ky afat është një mujor dhe përfundon më 12 tetor.
Megjithatë, mund të thuhet se ligji i mëparshëm kornizë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave nuk ka ofruar system të këtillë të zgjedhjeve për Këshill kombëtar, por, ai ka favorizuar zgjedhjet përmes elektorëve-këshilltarëve të zgjedhur për zgjehdje lokale. Prandaj, mund të thuhet se mosekzistimi i gatishmërisë së Serbisë për aprovimin e një ligji të veçantë i cili rregullon këtë materie është shkaktari kryesorë i mosformimit të Këshillit kombëtar të shqiptarëve.
Kjo fazë e parë paraqet vetëm nismën për një procedurë më të gjatë deri të zgjedhja dhe konstituimi i këtij organi. Nëse arrihet grumbullimi i kërtyre nënshkrimeve përkrahëse – deri në këto moment ne Buajnoc janë grumbulluar mbi 1200 nënshkrime- këto subjekte kanë për detyrë të hartojnë listën e së paku 24 mijë zgjedhësve shqiptarë të cilët do të jenë votues në zgjedhjet e drejtpërdrejta për të zgjedhur 29 anëtarë, sa duhet të këtë Këshilli Kombëtar i shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Bazuar në këto zgjidhje ligjore konkurrimi do të jetë me lista në zgjedhje të drejtpërdrejta, i hapur, sikur për subjektet politike ashtu edhe për grupacionet e tjera.
Pra, për dallim nga zgjidhja e ligji të vjetër, i cili parashihte mënyrën e zdhjedhjes së Këshillit Kombëtar përmes elektorëve, ndërkohë, që elektor mund të ishin njerëzit e zgjedhur, por, edhe qytetarët që arrijnë të sigurojnë përkrahjen e 100 nënshkrimeve të qytetarëve, zgjidhja e aprovuar mundëson që në garë të drejtpërdrejtë, duke u bazuar në votën e popullit, të dalin 29 anëtarët e Këshillit kombëtar shqiptar, që do të shtonte legjitimitetin e të zgjedhurve nga vota e drejtpërdrejtë.
Ligji i ri siguron kompetenca të drejtpërdrejta për Këshillin kombëtar në sferën e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit dhe përdorimit të simboleve kombëtare. Këto janë sfera që, në këtë rast, në mënyrë më detale po rregullohen nga një ligj i veçantë edhe atë bazuar në dispozitat e Konventës kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e të drejtave të pakicave.
Kompetencat e theksuara janë në sferën e arsimit, psh në përdorimin e teksteve mësimore. Ministri mund të lejojë vetëm përdorimin e teksteve që propozon Këshilli Nacional, ndërkohë që Këshilli mund të themelojë ose marrë nga republika, në administrim ato institucione të arsimit, kulturës dhe informimit të cilat që kanë të bëjnë më arsimin, informimin apo kulturën shqiptare.
Derisa aprovimi i Platformës Politke të vitit 2006 dhe Deklarateve Politike pasuese ka arritur që t’i bashkojë këto subjekte vetëm në deklarim, inicimi i procedurës për formimin e Këshillit kombëtar, me gjasë po bashkon ato edhe në realizimin e një projekti të përbashkët, i cili duhet të finalizohet me mbajtjen e zgjedhjeve në prill të vitit pauses.
Edhe pse Beogradi zyrtar deklarativisht përkrah themelimin e këtij mekanizmi, organizimi politik i shqiptarëve në nivel rajonal dhe angazhimi tyre për respektimin e parimit të reciprocitetit në raport me të drejtat e komuniteteve është një pykë e rëndë në politikën e tij karshi Kaoovës, prandaj, mund të priten manovrime politike përmes të cilave do të tentojë ta sabotojë këtë iniciativë. Në këtë drejtim nxitja e përçarjeve ndërshqiptare nuk mund të përjashtohet.
Ndërkohë që Këshilli kombëtar duhet të luajë rolin e një mekanizmi të ri politico-juridik me ambicie të avancojë të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në sferat e sipërpërmendura, në të cilat janë të paraparë të drejtat fundamentale, me gjasë organi më i lartë politik i shqiptarëve do të vazhdojë të mbetet Kuvendi i Këshilltarëve shqiptar i cili funksionon për disa vite si rezultat i punës të të cilit kemi aprovimin e Platformës politike të vitit 2006 (Platforma parasheh formimin e Këshillit Kombëtar) dhe disa Deklaratave politike që radhazi janë nxjerrë deri më 2009

Shaip Kamberi
Kryetar i komunës së Bujanocit

Presheva.com

One Response to “Nisma për Këshillin kombëtar bashkon gjithë subjektet e rëndësishme shqiptare”

  1. LINDA Says:

    Ju lumt per ket veb-faqe na keni lumturu,qe te ndihemi kranare nga do qe jemi,per vlerat qe kemi traditen dhe kulturen shqiptare qe e ruajtem edhe nemes te zjarrit,Jamshum krenare qe edhe une i kam rrnjet atje te molla e kuqe,te varret e te parve tane,ne token taon.Me shum rrespekt Linda

Leave a Reply