RSS

Një delegacion i Partis për Veprim Demokratik ka vizituar selin e LDK-së

7 Dhjetor 2010

-Lajmet-

.

Prishtinë ,6 dhjetor (medvegja.net)

Një delegacion i Partisë për Veprim Demokratik i kryesuar nga kryetari Riza Halimi, në përbërje të së cilit ishte edhe kryetari i Degës së PVD-së në Medvegjë – Fehmi Beha, ka vizituar selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Përfaqësuesit e PVD-së u priten nga kryetari i Prishtinës dhe njëherësh kryetari i LDK –së Isa Mustafa. Me këtë rast njeriu i parë i LDK-së Isa Mustafa, premtoj se do të integroj pjesën shqiptare andej kufirit. “Jemi të interesuar shumë, që në programin ekonomik dhe në programin e zhvillimit social, ne të orientojmë zhvillimin në pjesët kufitare të Kosovës, në mënyrë që ti ringjallim ato pjesë’’-ka thënë Mustafa, duke vazhduar LDK, do të angazhohet që “problemet me të cilat ballafaqohet popullata e Luginës, si problemet e qarkullimit të njerëzve, problemet e pranimit të dokumenteve, njohja e diplomave e shumë çështje të tjera, që neve duhet të përgatitemi që ti hapim në bisedimet teknike dhe ti zgjidhim ato çështje”, u ka thënë Isa Mustafa, përfaqësuesve të Partisë për Veprim Demokratik.

 Ndërkohë, Riza Halimi duke potencuar kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përkrahjen e shqiptarëve të Luginës, ka thënë se “nuk do të kishte bazë të mirëfilltë të organizimit politik në Luginë, pa ndihmën e madhe qe e ka dhënë Lidhja Demokratike, qysh para 20 viteve.”/b.u-medvegja.net/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

3 Responses to “Një delegacion i Partis për Veprim Demokratik ka vizituar selin e LDK-së”

  1. Fadil Selmani Says:

    Pa LDK jo vetëm që s’do t’egzistonin proçeset e ashtuquajtura të “Luginës të Preshevës” (term i cili në vokabulerin timë dhe bashkëpuntorve s’ekziston sepse ne e quajm Kosovë Lindore) por s’do të kishte fare as proçese në vetë Kosovë. Të gjithë jemi dëshmitarë të denjtë (së paku ata që kemi qenë në rrjedha të kohës) se pa LDK, Kosova asnjëherë s’do t’ishte ajo që është sot për sot,Shtet i Pavarur e Sovran. Si Shqiptarë i kësaj ane (Medvegjës)tërë kohën jemi angazhuar maksimalisht për një Kosovë të Pavarur dhe ndihemi krenarë që u arrit ky synim i përbashkët, me ç’rast mund të them se ndihemi të lehtësuar dhe shumë-shumë më të qetë prej 17 shkurtit,Ditën kur Kosova shpalli mëvetësine saj.

    Sa na përket neve të organizuar në suaza apolitike,bëmë at që na takoi ta bëjmë për Kosovën, duke qëndruar gjithnjë të paanëshëm ndaj subjekteve të organizuara në Kosovë e në viset Shqiptare, në këtë kontekst i kemi njoft,respektue dhe ndihmue Institucionet Legale Shqiptare në krye me Prezidentin Historik të Kosovës, të shenjtin Dr.Ibrahim Rugova.

    Për t’ju kthyer temës;më në fund vizita e kreut të PVD-së Z.Rizah Halimi i shoqëruar nga kryetari i degës pvd-Medvegjë Z.Fehmi Beiq te Kryetari i Prishtinës njëherit Kryetarë i LDK-së Z.Isa Mustafa, për mendimin timë është e qëlluar edhe pse është me vonesë të jashtëzakonshme, por besoi se vizitat do të vazhdojnë edhe te krerët tjerë Kosovarë, sepse për subjektin tonë Kosova është mbipartiake. Ne si popullat të ngelur padrejtësisht jashtë saj,i njofim përfaqësuesit legal që marin votën e lirë(të pa manipuluar)nga populli vëlla i Kosovës, të cilët jamë plotësisht i bindur se ashtu siq kanë ditë ta drejtojnë Kosovën se mbi 20 vite, ashtu do të dinë të udhëheqin dhe drejtojnë at në rrugën shekullore. Po ashtu jamë i sigurt se Kosova se harron kurrë ndihmën tonë, ku me krijimin e rrethanave adekuate, ajo do ta merë rolin që i takon e do t’na dalë në ndihmë shtu siç e meritojmë. Andaj sa i përket zgjedhjeve të 12 dhjetorit, kam besoim të plotë se Populli vëlla i Kosovës edhe një herë do të tregoi pjekuri politike dhe maturi të duhur, në mënyrë që zgjedhjet të jenë vërtet të lira e demokratike, në mënyrë që ti ritregojmë tërë Botës Demokratike se ja vlenë që na çliruan dhe na bënë me Identitet, pikërërisht ashtu siq e parashifte vizioni i Dr.Ibrahim Rugovës, vizion i cili akoma ka kohë deri sa të realizohet në tërësi, sepse me Kosovën e Pavarur ai ka nënkuptuar fazën e parë të zgjidhjes së problemit dhe padrejtësis historike të Kombit Shqiptarë… Pra na mbetet neve ta vazhdojmë së përfunduari fazën e dytë në mënyrë që faza e tretë për brezat e ardhëshëm të mbetet më tepër formalitet i kohës.
    Me nderime,Fadil Selmani Gjenevë-Zvicër.

  2. Fadil Selmani Says:

    Ps; ju kërkoi ndjesë kur fola për subjektin tonë sepse fjalën e kam për “Shoqatën Humanitare Medvegja në Zvicër” , ku sa për ilustrim po ju njoftoi se një pjesë e kryesis aktuale të degës PVD Medvegjë, në krye me kryetarin aktual Z.Fehmi Beiq , e përjashtuan SHH Medvegja nga bashkëpunimi dhe tentuan ti kalojnë ligjet e natyrës për t’nai marë edhe të drejtën për ta vizituar Medvegjën , me ç’rast ne duke e njoft nivelin intelektual të një pjese të asaj kryesise nuk ramë në at nivel dhe vendosëm ta njoftojmë Kryesin qëndrore në Preshevë në krye me Z.Riza Halimi. Por ç’është edhe më paradoksale, 2-vite pas akoma s’kemi reagim nga Kryesia Qendrore në Preshevë dhe Kryetari i saj Z.Rizah Halimi, të cilin administrata e SHPH Medvegja në Zvicër e ka njoftuar me shkrim…

  3. Demi Says:

    Te nderuar Perfaqesues te PVD, provoni te jeni te paanshem ndaj subjekteve Politike ne Kosove,lejone diverzitetin e bindjeve politike ne mendjen dhe zemrat e njerezve me prejardhje nga Kosova Lindore, vizitat e tilla le te jene ne nivel privat e jo te nivelit politik, mos beni levizje per te cilat nuk keni mandat…..

Leave a Reply