RSS

NJË PJESMARJE E JASHTËZAKONSHME NË KONKURSIN NDËRKOMBTAR PreFoto- Preshevë

1 Dhjetor 2011

-Lajmet-



“Ndryshe nga imazhet vizuale, fotografia nuk është një pasqyrim, imitim apo një interpretim i një sendi, por gjegjësisht është një gjurmë i një sendi. Asnjë pikturë apo vizatim, sado natyrale të jetë, nuk i përshtatet subjektit të vet sikurse i përshtatet fotografia”.

Siç edhe është paralajmëruar , më datën 19.11.2011 (E shtunë) në Preshevë, në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” është mbajtur Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë Artistike “PreFoto”, me pjesëmarrës të këtyre shteteve si: Turqia, Kosova, Korea e Jugut, Egjipti, Serbia, Kanada, Maqedonia, Shqipëria, Malajzia, Mali i Zi, SHBA, Holanda, Kroacia dhe India. Për një kohë të gjatë konkursi ishte i hapur ku u mblodhën dhe u përzgjodhën shumë fotografi artistike, të bëra nga njerëz pa dallime moshe, gjinie apo race.

Tema e fotografive ishte temë e lirë, ku secili pati mundësi t’a shprehë anën kreative të veten përmes fotografisë, duke mbartur secila fotografi nga një mesazh në vete.

Mbrëmja filloi me një prezantim rreth vlerës së fotografisë, dhe qëllimit kryesor të kësaj gare artistike. Pas kësaj, këtë eveniment e përshëndetën edhe përfaqësuesit e Këshillit Nacional Shqiptar, ku edhe njëherit ishin mbështetësit kryesor të kësaj ngjarjeje. Njëherit pranë të pranishmeve doli drejtori artistik Edon Agushi i cili në fjalimin e tij la te kuptohet që do të jetë konkurs tradicional. Këtë garë, për shkaqe të largësisë shumë pjesëmarrës nuk kishin pasur mundësinë t’a përcjellin për së afërmi, por ata kishin dërguar video incizimet e tyre, duke përshëndetur të gjithë të pranishmit. Krejt në fund, erdhi edhe koha e shpalljes së çmimeve kryesore.

Juria e cila ishte e përbërë nga: Prof. Faruk Basha (Shqipëri), Arben Alliaj (Shqipëri) dhe Osman Demiri (Maqedoni) përzgjodhen 3 fotografi si forografitë më të mira të kësaj gare, ku çmimi i tretë i’u dha Naim Shalës (Kosovë) me fotografinë “The weight of years”, vend i dytë i’u nda Lus Jazxhi me fotografinë “Tube”, dhe vend i parë i’u dha Murat Sayginer (Turqi) me fotografinë e tij “Art Needs No Words”.

Ndërkaq, çmimin special e ndau Argjend Etemi në emër të stafit, çmim i cili ishte i dedikuar vetëm për pjesëmarrësit nga lugina e Preshevës, e mori Samir Shahini nga Medvegja (Serbi) me fotografinë “Ndërmjet tyre”.
Megjithatë, edhe pse ishte hera e parë e një organizimi të kësaj natyre, ajo u prit mirë nga vendasit dhe u çmua shumë nga kritikët e fotografisë. Pjesëmarrësit nga Shqipëria e Kosova që ishin të pranishëm në këtë ekspozitë, patën mundësinë t’a vizitojnë qytetin e Preshevës dhe të njihen për së afërmi me jetën dhe kulturën e këtij qyteti.

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

One Response to “NJË PJESMARJE E JASHTËZAKONSHME NË KONKURSIN NDËRKOMBTAR PreFoto- Preshevë”

  1. anonimous!!! Says:

    Ju lumte Presheves. Me te vertet nje aktivitet qe duhet t’ia kan lakmi gjithe populli shqiptare,sidomos vellezerit ne Kosove qe jane pasivizu tej mase dhe ne 2 milion banor nuk ndodhe pothuajse asgje inovative .
    Kisha pas shume deshire qe edhe ne Medvegje ose ne Banje te Sijarines te organizohet ndonje ngjarje e tille dhe te tubohen njerezit nga gjithe bota ,ne menyre qe te shohin cfare bukuroshe eshte Medvegja me rrethine.

    Ishalla kjo deshire realizohet sa me shpejt.

Leave a Reply