Nje shekull jete larg vendlindjes, por gjithnje me malle te forte per te!!!
Edhe pas gadi afro nje shekulli jete Zonja Rahime Halimi ( Bojniku ) do te kthehej ne Bojnikun e saj te lindjes duke e ndier vedin se do te lindete per se dyti
Medvegje, 3 maj 2011(medvegja.net)
Ketyre diteve te bukura pranvere ne fshatin Matican te Prishtines, vizitova znj. Rahime Halimi, refugjaten e fundit nga Bojniku i Pustarekes se viteve 1922, e cila atehere ishte vetem 6 vjece. E gjeta te ulur ne shtrat duke biseduar me djalin me te madh te saj z. Shefki Halimin dhe me nusen e tij Hatixhe Halimin ( Heseti), te cilet me se shumti kujdesen per t ia lehtesuar lokes ditet e pleqerise se thelle .
Eshte interesant me kete plake gadi njeqindvjecare, sa here qe e pyeti se si eshte, gjithmone pergjigjet…mire jam biro, po ju si jeni…Asnje here nuk ka thene se nuk eshte mire, perkunder te gjitha veshtiresive dhe peripecive jetesore te cilat nuk ishin edhe aq te lehta per te dhe per familjen e saj.
Pra, eshte kjo Rahime Halimi (Bojniku), e lindur ne Bojnik, komune e atehershme shqiptare, e cila edhe ne ditet e sotme eshte komune, por pa asnje shqiptare. Ka lindur me 5 maj 1915, e vetmja moter e tre vellezerve, por jo nga e njejta nene, sepse babai i saj Hasani ihste martuar tri here, pasi qe i kishin vdekur dy grate e para, te cilat i kishin lene jetima Sejdiun dhe Rahimen, ndersa gruaja e trete ia kishte rritur edhe jetimat e grave te vdekura si edhe dy djemte e vet Kadriun dhe Brahimin. Edhe sot kjo plake edhe pse e lodhur dhe e moshuar ia din per ndere dhe e falenderon njerken qe e rriti me nje kujdese prindor.
Por, ti kthehemi tani kohes kur familja Bojniku u detyrua te ikte nga Bojniku. Ishte dimer i ftohet dhe me shume bore viteve 1922, kur ishte perhapur nje lajm se aty do te vije nje ushtri serbe e cila do te beje shume zullum. Pasi qe keta ishin te vetmit shqiptare te metur ne at komune, edhe pse xhaxhai i saj Ali Bojniku atehere ishte kryetar komune, nuk pati guxim te rrezikoj, duke e ditur se cka jane ne gjendje dhe cka kishin bere ushtrite serbe ndaj shqiptareve te atyre viseve, andaj sic thot lokja Rahime: …nen terrin e nates duke i marre robet dhe femijte, e ca pak sende me te nevojshme, ne te ftohet dhe acar, me tri pene kie dhe tre saja, babai Hasani dhe xhaxhallaret: Aliu, Xhaferi, Maliqi dhe Isufi me anetaret e tjere te familjes, nisen nga shtepite e tyre ne drejtim te miqevet te tyre ne komunen e Medvegjes, ne fshatin Gjylekreshte. I kujtohet lokes vetem momenti kur i kane thene zgjohu nga gjumi se do te shkojme te dajte, e ajo u kishte thene pse naten, pse nuk e presim diten…
Rrugen e kishin kaluar me mundime te medha, por me frike te perhershme se mos po sulmohen nga serbet local apo ushtaret serb.
Arrijne ne f.Gjylekreshte dhe aty vendosin te mbarojne shtepi e te fillojne jete te re.
I kujtohen lokes edhe sot bisedat e babait dhe axhallareve te saj kur bisedonin me malle per tokat dhe pasurine e lene ne Bojnik, e sidomos u dhimbeshin kafshet ( lopet, delet, dhite) te cilat nuk kishin pasur mundesi ti marrin me rastin e ikjes, por vetem i kishin lene ne oborrin e shtepise.
Pasi qe rritet kjo refugjate u be nuse ne fshatin Tupalle, ne shtepine e Liman Halimit me te cilin i lindi dhe i rriti kater djem dhe dy vajza, ndesa nje djale dhe nje vajze I kishin vdekur foshnje. Mirepo per fat te keq shume heret i kishte vdekur edhe burri Limani, duke e lene te veje me gjashte jetima, ne nje kohe shume te veshtire, kur mungonte edhe kafshata e bukes. Por, fale zotit, palodhshmerise se saje dhe femijeve te saj te urte dhe te vyseshem, e sidomos djalit me te madh te saj, z. Shefkiut, lokja ia doli qe te rris te kater djemte dhe dy vajzat e saj, ti martoj te gjithe dhe te gjithe te krijojne familje, e cila sot ka arrijtur ne afro 40 anetare ( 14 nipa, 15 mbesa, 8 sternipa dhe 11 stermbesa ).
Thot se ne vitin 1965 kishte shkuar ne Bojnik me vellain Kadriun per te marre nje certificate te lindjes, por nuk kishte mundur te identifikoj vendin se ku i kishin pasur shtepite. Ama, perkunder te gjithave thot:… une ndjeva nje kenaqesi ne shpirte qe edhe nje here isha ne vendlindjen time dhe te te pareve te mij.
Ne vitin 1972 kjo familje shperngulet nga fshati Tupalle i Medvegjes dhe vendoset ne lagjen Matican te Prishtines ku jetojne edhe sot.
Por, ne fund te bisedes lokja me mallengjim na thot: … more bire, malli i Bojnikut nuk me hiqet kurre nga zemra, por cka te bej, keshtu paska qene e shkruar nga Perendia dhe na jep nje porosi shume te madhe:…sa te mundeni mos e leshoni vendin dhe vatanin, sepse me i dhimbshem se vatani nuk ka…
Ishte per cdo lavdate kujdesi i birit te saj Shefkiut dhe nuses se tij , por aspak me i vogel nuk ishte kujdesi per loken edhe nga nipi i saj Besniku dhe nusja e tij Valbona. Por lokja thot se … me se miri e ndien vedin kur afer saj jane sternipi dhe stermbesa e vogel (femijte e nipit Besnikut).
Dhe krejt ne fund kur e pyeta se a do kishte deshire per tu kthyer ne Bojnik, ajo me nje malle te madh me tha:sikur te kisha kete fat qe edhe nje here te kthesha ne Bojnik do me dukej sikur te kisha lindur per se dyti.
Keshtu, duke e pershendetur loken gadi njeqind vjecare dhe familjen Halimi te Tupalles, u largova duke i deshiruar lokes pleqeri te kendshme e te qete, por duke menduar thell ne vedi se cfar force shpirterore e morale ka kjo plake e moshuar qe flet me kaq dashuri per vendin e lindjes te cilin as nuk e kishte njohur as nuk e kishte shijuar sa duhet.
Qofshin te mallkuar ata qe ua prishin qetesine dhe jeten femijeve dhe njerezve te pafajshem e te pambrojtur sic ndodhi gjithmmone me shqiptaret, e qe po ndodhe edhe ne ditet e sotme.
Shkruan: prof. Rexhep Abazi





3 Maj 2011 at 11:27 pm
Zoti ta zgjat jeten e ta mundesoft me vizitu vendin tende Bojnikun oj Loke
4 Maj 2011 at 8:01 am
Ne kemi dëshmia e dëshmi dhe dëshmia të gjalla deri ku dhe e kujtë ka qenë dhe është por…. ……kurse sot të tjerët gënjeshtrën e bajnë të vërtet e ajo ndodhë dhe do të ndodhë gjithmonë deri sa të heshtim dhe ta shiqojmë interesin tonë të ngushtë.
respekt.
4 Maj 2011 at 8:23 am
pershendetje te gjith ju qe jeni antar te kesaj faqje
e GJYSHES TIME RAHIMES QE EDUA SHUM i uroj pleqri te rahatshme me mbar familje
me porosin edi se ke mall per vedlindjen tande (gjyshe)me rrespekt nga Brukseli
4 Maj 2011 at 1:34 pm
RESPEKT TE MADH PER FAMILEN HALIMI NGA FAMILJA HALIMI NGA GJOROVICA E TUPALLES
4 Maj 2011 at 5:06 pm
Pershendetje mesa Aferdita me bashkshortin Nasufin qe gjendem edhe ne ne mergim zvicer lausanne larg atdheut i urojm gjyshes RAHIMES jet te gjat dhe pleqeri te kenshme me qef dhe deshir kishim me jetu afer dhe ne atdheun ton ne KOSOVE.
4 Maj 2011 at 7:42 pm
respekt per familjen Halimi e sidomos per tezen Rahime ….me respekt Naki me familjen nga Prishtina ….dihet familja Beiqi
4 Maj 2011 at 9:33 pm
E rujt Zoti se hale e fort osht kjo..E pershendes me gjithe familje..!
5 Maj 2011 at 2:14 am
Shume vend pitoresk eshte Bojniku dhe mekat qe nuk ka shqiptar akoma . Ky vend do te mund te ishte atraksion shume i madhe per turistet ,sic mund te jete edhe Banja e Siarines dhe te gjitha fshatrat e Medvegjes.
Lokes i uroj shendet te metutjeshem ,ndersa djali i saj njihet per perkushtimin e madhe per nenen e tij. Vertet eshte shembull se si duhet respektu prindi.
Respekt per kete familje
6 Maj 2011 at 5:26 pm
Halles Rahime, sic e quajme ne qe e njohim dhe respektojme, i deshiroj jete te gjate.Kjo nene bujare, po thuaj vet, rriti dhe ngriti nje familje te mrekullueshme, te cilen e simbolizon djali me i madh e saj- Shefkiu.Eshte ky nje burre i gjate, me pamje fisnike, fjale te urta njerezore, me zemer te madhe e bujare- tipare vetem per boten Shqiptare.Shefkiu eshte simbol se si duhet respektua prindi, por, edhe shembell i mire se si duhet te jete vllau, prindi, miku, fqiu dhe farefisi.Si dikur, kur ishte femi e i ri, edhe sot, i ka hije plisi i bardhe, qe e bane me krenari e dinjitet.
Halles Rahime, edhe nje here, i deshiroj jete te gjate dhe te lumtur ne ngrohtesine familjare qe i ofron i biri Shefkiu, djemte: Rrahmani e Osmani, por, edhe e bija, nipat e mbesat si dhe sternipat e shumte.
Pedagogut dhe veprimtarit te madhe- Rexhep Abazit, nje falenderimi madh per kete shkrim te mrekullueshem i cili shton nostalgjine dhe ne bene te mendojme per shumecka.Sepse, na perkujton edhe nje drame Shqiptare duke folur per nje vend te humbur te Shqiptareve dhe per mbi 600 vendebanimet tjera Shqiptare nga te cilat i ndoqen Shqiptaret me dhune dhe presione te ndryshme. (Edhe sipas Historise serbe, deri ne vitin 1879. ne Kurshumli kishte 61 per qind Shqiptare, ne Prokuplje- 61 per qind,ne Bojnik mbi 50 per qind, ne f. Boshnjace 57 per qind e kshtu me radhe…).
Duhet besua se fatin e ketyre vendbanimeve te dikurshme Shqiptare, nuk do t’a perjetoi Medvegja. Duhet shpresua se aty shume shpejt do te krijohen kushtet per kthimin e Medvegjasve ne pronat e gjushve e stergjyshve.Sepse, askund me ngrohet se ngrohtesia e Medvegjes, askund qielli me i kthjellte se ai mbi Medvegjen. Ku e paten djepin, Medvegjasit deshirojne t’a ken edhe varrin. Shpresa me e madhe per kete jane ata pak Shqiptare qe nuk e braktisen Vendlindjen. Shpresa eshte Diaspora e mrekullueshme qe ka Medvegja. Kete shprese e mbane edhe aktivitetet e ndryshme sportive, kulturrore e tj. qe organizohen ne Medvegje- sic eshte “Takimi i Vendlindjes” per l. Maj,ne Tupalle.
7 Maj 2011 at 7:08 pm
pershendetje nga anversi
Jam krenar qe ka ede kesi rrespekti nga Prindrit edhe ndihem shum i mllofosur por se qe 13 vite nuk jam pran atdheut tim ku kam lind dhe ku jam rrit
me rrespekt per ket Familje Halimi
7 Maj 2011 at 11:38 pm
Përshëndetjet ma të sinqerta nga Malmö e Suedis,Hallës Rahime nipti Shefki,dhe gjithë fam. Halimi.Si dhe artikullshkrusit,pra prof. Rexhep Abazit,dërgojm nga këu unë dhe fam ime të shpërngulur tash qe 20 vite në këtë qytet skandinavë.Një prezantim kaq të mirë të Hallës Rahime me fam. e saj,një ndër ma të vjetrat në fam.ton e cila në bagazhin e vet ruan kaq ngjarje historike,
Duke i lexue këto shkrime ,se di si befasishëm mu shfaqen të gjithë ata anëtarë të fisit tonë ,pra Bojnikëve ,të cilët i kam lanë para 19 vite e gjysmë dhe tani s jan ma`, pra duke fillue nga vllëzrit e hallës Rahime,Bacën Sejdi dhe Kadri,pastaj Hafiz ,Rexhep,Shaban ,Hajdin ,Salih,babai n tim Abedinin,Murati,pastaj hallat Hanifja,Zaha,Metja,grat,:Hasimja,Hata,Kada e,,,…..
Hallësh Rahime i dëshiroj jetë të lumtuer,Fam Halimi gjith të mirat,dhe artikullshkrusit të vazhdoj me këso shkrime të prezanimeve të Medvegjes ,dhe medvegjasve që së paku në leter të qëndrojnë fakte të një ekzistence të pamohushme.
Duke ju përshëndetur të gjithëve me përshëndetjet ma të sinqerta ,ju dëshiroj të gjithëve Gjithë të mirat.
10 Maj 2011 at 9:46 pm
Peshendetje perzemerta nga Vajza Xhyla si dhe Nipat Ahmeti dhe Hazreti me Familije.
Ju deshirojm te gjithat mirat ne Jete
Familjes Halimi.
11 Maj 2011 at 6:24 pm
Me rrespektim më të madhë: Familjes të Lokes Rahime nga Bojniku…
Përshëndetje të mdha dajve të nënes sime, njëkohësisht edhe dajve të mi.
Me mall nga Suedia……
16 Maj 2011 at 9:24 pm
stermesa vijondina te uroj fat dhe lumturi ne jet dhe gjithashtu familjes halimi
20 Maj 2011 at 9:06 pm
Rexhep Abazi ka bere shume mire qe i ka publikuar keto te dhena per Rahimen Halimin legjende e gjalle e krimeve serbe. Eshte rast qe duhet procedohet ne bisedime me Serbine. Me Serbine nuk duhet te behet muhabet, por te bisdohet dhe duhet t i tregohet shkurt per krimet qe ka bere ndaj shqiptareve qe nga viti 1878, madje edhe me heret. Asaj duhet paraqitur llogarite per t i paguar te gjitha demet ne njerere demet materiale, Pershendetje nga Bislim Pireva.
24 Maj 2011 at 3:05 pm
O vendas te gjithve ju pershendes .Jam nga cfirca dhe jetoj me Prishtine qe nga viti 1956 por endrrat ende i shoh te Kapija.Deri te roga e gjokes vi por kufirin artificial nuk e kaloj dot.Mbase do te vij koha .
3 Korrik 2011 at 2:36 pm
Pa dyshim se je halla më e dashur e jona ne botë.Je një legjend e gjallë sepse i përballove shpërnguljes se vitit 1922 nga Bojniku ne moshen shumë të re fëminore ne dimmer të ftoftë me acar.
Ti edhe pse ske pasur motra, na të kemi thirr ,,dada e madhe,,nga rrespekti dhe dashuria qe kemi ndaj teje,e me këtë emër të thërrasin edhe gjithë të tjerët si nga familja Osmani e poashtu edhe ajo Bojniku.
Ti ke qenë ,je dhe me siguri do të mbetesh bija e jone më e dashura dhe më e preferuara ne zemrat tona.
Me punen e pa lodhëshme dhe veprat qe i bëre gjatë këtyre viteve ,zoti të shpërbleu me pleqëri te rahatshme dhe të lumtur te cilën gjithkush dëshiron ta ketë.
Mos harro se e ke një përkujdesje dhe një akomodim me tretman të mrekullueshëm nga djemët(posaqërisht Shefkija,Hatigjja dhe Valbona )me rejat,nipat e nuset e tyre dhe sternipat te cilen gjithkush ta ka lakmi.
Uroj që ti bëjshë 100 vjet të cilat gati i ke mbrri ,veq bëhu e fort e mos u dorëzo ,sepse edhe Murati mezi po prêt ti bëjsh 100 vjet per me ta festuar ditëlindjen e 100 me zurla e tupana qysh është ma se miri. Me respekt Zeqa.
4 Korrik 2011 at 12:24 pm
Pa dyshim se je halla më e dashur e jona ne botë.Je një legjend e gjallë sepse i përballove shpërnguljes se vitit 1922 nga Bojniku ne moshen shumë të re fëminore ne dimmer të ftoftë me acar.
Ti edhe pse ske pasur motra, na të kemi thirr ,,dada e madhe,,nga rrespekti dhe dashuria qe kemi ndaj teje,e me këtë emër të thërrasin edhe gjithë të tjerët si nga familja Osmani e poashtu edhe ajo Bojniku.
Ti ke qenë ,je dhe me siguri do të mbetesh bija e jone më e dashura dhe më e preferuara ne zemrat tona.
Me punen e pa lodhëshme dhe veprat qe i bëre gjatë këtyre viteve ,zoti të shpërbleu me pleqëri te rahatshme dhe të lumtur te cilën gjithkush dëshiron ta ketë.
Mos harro se e ke një përkujdesje dhe një akomodim me tretman të mrekullueshëm nga djemët(posaqërisht Shefkija,Hatigjja dhe Valbona )me rejat,nipat e nuset e tyre dhe sternipat te cilen gjithkush ta ka lakmi.
Uroj që ti bëjshë 100 vjet të cilat gati i ke mbrri ,veq bëhu e fort e mos u dorëzo ,sepse edhe Murati mezi po prêt ti bëjsh 100 vjet per me ta festuar ditëlindjen e 100 me zurla e tupana qysh është ma se miri.
Me respekt Zeqa.
9 Korrik 2011 at 6:02 pm
Nena loke kam qef mi degjo nga ti nja 2 keng gjymi !
1 000 vjet i bofsh edhe te gjith shiqptareve jav uroj ( musliman dhe katolik ska dalim )
31 Korrik 2011 at 12:21 pm
Pershendetje Lokes RRahime jemi nga Suhareka dhe deshiroj te dim vend ndodhjen e juaj sepse gjyshja ime Yrfeti baba e ka pas Ali Bojnikun dhe perardhjen e ka nga Bojniku ju kisha lut te me kontaktoni ne kete nr tel 044 338 314 Me gjith respektin per ty dhe kam deshir te di me teper per famijlen Bojniku
8 Gusht 2011 at 2:19 pm
ME POTPURI KENGESH TE REMZIE DHE NEXHAT OSMANIT E PERSHENDES FAMILJEN TIME NE KOSOV .
13 Gusht 2011 at 4:50 pm
me kengen i befsh 100 vjet ja uroj dajes Gani datlindjen e pare dhe i uroj jet te gjat,fat dhe lumtur.Ne urim i bashkangjiten familja dhe gjith farefisi.´´GANI I BEFSH 100 VJET FAT DHE SUKSESE NE JET´´
13 Gusht 2011 at 6:41 pm
JA UROJ DJALIT TIM ARBRIT DITLINDJEN E 10 TE DHE UROJ QE TI MBUSH EDHE 100 PRANVERA NE URIM I BAHKANGJITET EDHE MOTRA LEONA DHE I UROJN QE TE KET LUMTURI DHE SUKSESE NE JET.
14 Gusht 2011 at 8:50 pm
U GEZOFSH OJ TEZE ISHALLA TE JEP ZOTI SHENDET. NIPI YT NGA BEOGRADI.
15 Janar 2012 at 5:27 pm
Uroj loken e Madhe te Bojnikut per forcen mbinjerezore qe te mbijetoj katrahurat e debimit nga vendi i lindjes ne femijerine e hershme dhe peripecite e vuajtjet e medha jetesore per te rritur jetimet dhe per ti bere ata anetare te vlershem e te ndershem te shqiptarise.
Uroj gezuar vitin e posafilluar 2012 dhe per shume mot.
prof. Rexhepi, Medvegje
27 Janar 2012 at 1:56 pm
Te nderuar vellezer dhe motra! Te gjithe ne Medvegjasit kemi pas nje histori dhe nje fat te keq sikur Lokja e nderuar Rahime.Me kujton gjyshen time Haven e cila sot e asaj dite ne koken time me la nje histori te shume rasteve qe ajo i dinte.Andaj lokja e nderuar Rahime bashk ma bacen Shefki i gezofshin e dhe 100 vite.Kjo qenka nje e derguar e perendis dhe deshmi e madhe e kehes se sotit per ti argumentuar dhe treguar Shkaut se ai eshte UZORPUES i tokave tona,e jo qka shkruajne historianet qetnik per ato troje.Une tani kam dhimje kur e lexoj kete interviste,qe veq kam ndegjuar por valle qka ndien LOKJA e nderuar sot ne shpirtin e saje.Torturat e shkaut ishin te llojeve te ndryshme,por ato nuk u nderpren sot e asaj dite,ku edhe une u detyrova ta brektis fshatin tim Sfircen po nga i jejti armik.Lokes i deshiroj shendet dhe i garantoj se ndoshta dikur do ti bashkojme tokat tona shqiptare.Shaban Abazi ish komandant i UQPMB-se Kazakistan.