RSS

NJOFTIM : Dita e parë e Kurban – Bajramit – të dielën më 6 nëntor 2011

3 Nëntor 2011

-Lajmet-

Medvegjë, 3 nëntor 2011(medvegja.net)

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se Dita e parë e festës së Kurban – Bajramit është të dielën më 6 nëntor 2011.


Foto : Xhamit në territorin e Medvegjës

Manifestimi qendror kushtuar festës së Kurban- Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Ndërkaq sa i përket territorit të komunës së Medvegjës,manifestimi qendror do të mbahet ne Xhamin e Kapitit.Hytben e Bajramit do ta drejtoj imami i kësaj Xhamie ,Ajet ef Latifi.Gjithashtu njoftojm opinionin e gjërë se falja e Namazit të Bajramit do të bëhet edhe në Xhamin e Sjarinës në Banjë të Sijarinës.

Të gjitha subjektet politike ,afariste, biznesore,dhe organizatat e ndryshme që dëshirojnë që urimet e tyre t’i përcjellin te shqiptarët e Medvegjës,përmes portalit informativ medvegja.net.Këtë mund ta bëjnë duke i dërguar urimet e tyre në adresat elektronike : kontakt@medvegja.net dhe medvegja@yahoo.com.

Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 06:55 min.

medvegja.net të gjithë besimtarëve të besimit islam në Medvegjë dhe më gjerë si dhe opinionit të gjerë mbarë shqiptar ua uron festën e Kurban – Bajramit duke e lutur Zotin që t’i pranoj haxhin, kurbanin, lutjet e ibadetet tona.

Me fat festa e Kurban –Bajramit!

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply