RSS

NJOFTIM : Doli nga shtypi nr.2 i Revistës,,ZËRI I MEDVEGJËS”

4 Maj 2011

-Lajmet-

NJOFTIM : Doli nga shtypi nr.2 i Revistës,,ZËRI I MEDVEGJËS”
Medvegjë 4 Maj 2011(medvegja.net)

Dalja në dritë e numrit të parë të revistës “Zëri i Medvegjës”, pa dyshim, bëri jehonë të madhe. 
Redaksia e kësaj reviste, së bashku me SHKB “Medvegja Forum”, si dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tjerë, arritëm që idenë për një revistë kushtuar Medvegjës ta bëjmë realitet.

Si rrallëherë, medvegjasit pa dallim u bashkuan për të punuar për të mirën e përbashkët: realizimin e revistës “Zëri i Medvegjës”. 

Pasqyrimi i qartë e i saktë i problemeve të cilat e rëndojnë jetën e shqiptarëve të Medvegjës, është objektiv primar i kësaj reviste. Siç mund ta vëreni, revista “Zëri i Medvegjës” ka për qëllim avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Medvegjës. Këtë do ta bëjmë duke e gjurmuar të vërtetën, duke i pasqyruar qartë faktet dhe duke hulumtuar për mundësitë e krijimit të kushteve për përmirësim. Kjo është “e mira e përbashkët” për të cilën do të punojmë me tërë energjinë.

Po ashtu, një e mirë tjetër për të cilën kjo revistë angazhohet është promovimi kulturor i Medvegjës. Pa dyshim, veshja jonë, doket, zakonet, mënyra e jetës… janë shumë karakteristike dhe interesante.
Kultura jonë tregon se kush jemi. Prandaj, duke e pasqyruar kulturën, ne i tregojmë botës se sa popull i mrekullueshëm janë medvegjasit. 

Të nderuar lexues…

Jo rastësisht, numri 2 i revistës “Zëri i Medvegjës” po botohet me 1 Maj. Siç e dini, kjo është një datë e rëndësishme për shqiptarët e Medvegjës. 
Në këtë datë,si asnjëher tjetër gjatë vitit,medvegjasit takohen bashkë në vendlindjen e tyre të dashur-Medvegjë

Revista “Zëri i Medvegjës” po botohet pikërisht në këtë të madhe,jo vetëm për shqiptarët e Medvegjës. 

Revista ka një përmbajtje të pasur e cila përfshinë tematika të ndryshme në interes të lexuesit. Në veçanti, hapësirë e madhe i është dhënë çështjeve të cilat në çfarëdo mënyre kanë të bëjnë me Medvegjën.

Në numrin e dytë të revistës “Zëri i Medvegjës” mund të lexoni:

- Përgëzim për revistën “Zëri i Medvegjës”, nga Prof.Dr. Gani JASHARI

- Medvegja sot

- Rikthimi i mjerimit në Medvegjë

- Ligjet nuk janë njejta për të gjithë në Banjën e Sijarinës

- Diaspora nuk e harron kurrë Medvegjën

- Sh.K.A,,Shqiponjat e Medvegjës”

- 1 Maji-,,Dita” e Medvegjës 

- Studentët shqiptarë në Fakultetin Ekonomik dhe Juridik në Medvegjë

- Nëna Zarife, nëna e heroit të popullit – Zenel Hajdini(vazhdim pjesa II e rrëfimit)

- Marsi i medvegjasve(69-vjetori i rënies heroike të Zenel Hajdinit ; Referendumi …1 dhe 2 mars 1992)

- 7 Marsi-Dita e mësuesit,ditë e shenjtë kombëtare(7 marsi u shënua edhe në Medvegjë)

- Komente nga Lexuesit (Një lindje e vështirë…)

- Fatos Arapi,Liriku mendjehollë

- Poezi

- Feja Islame në Medvegjë

- Si t’i ndjellim fëmijët drejt leximit 

- Tetë kahore

- Bletët dhe telefonat mobilë

- Fakte

Redaksia e revistës “Zëri i Medvegjës” dhe stafi i medvegja.net, me kënaqësinë më të madhe ju urojnë lexim të këndshëm. Njëherësh shfrytëzojmë rastin t’ju bëjmë thirrje për kontributin tuaj në numrat e ardhshëm të kësaj reviste.

Vërejtje: Revista shpërndahet falas

Me respekt,
Redaksia

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

4 Responses to “NJOFTIM : Doli nga shtypi nr.2 i Revistës,,ZËRI I MEDVEGJËS””

  1. Abaz KADRIU Says:

    Kjo qenka dhurata më e mirë për ditëlindjen time dhe nuk do ta ndërrojë me asnjë tjetër, faqja e parë më kthej atje ku unë u linda, u rrita, u gëzova dhe më përkujtojë ditët më të vështira të jetës sime por më të lumturat se isha në folen time..!
    Kurse ju që me mundin dhe djersen e juaj e bëtë këtë, Zoti ju shpërbleftë dhe njëkohësisht ju përgëzojë dhe ju dëshirojë suksese, se veç me punë arrihen të gjitha..!
    Respekt, Abazi..!

  2. antonio Says:

    Vertet eshte nje ide shume e mire te botohet nje reviste e Medvegjes per Medvegjen.Nese paraardhesit tone do te mbanin nje dokumentim atehere nuk do te mund te shtremberohej historia dhe e verteta ,mirepo ata(paraardhesit) nuk kishin vizion te qarte per te ardhmen.Kjo ndodhi ndoshta jo per fajin e tyre.
    Revista “Zeri i Medvegjes” do te jete udherrefyes per brezat e rinje.Ata/ato do te kene nje cope leter qe ju deshmon se keto vise dikur ishin te populluara me shqiptare autoktone.

    Pergezime per redaksin “Zeri i Medvegjes” dhe suksese ne numrat e rinje qe do te dalin ne te ardhmen.

    Respekt per te gjithe bashkevendasit!

  3. Maliq Rama Says:

    Te nderuar bashkevendas,une para se te ju pergezoj per punen qe e beni,me lejoni qe te ju them ca fjal.

    Diten e 1 Majit ne Tupallen kreshnike ,dikush me ofroj nje Reviste Zeri i Medvegjes.Isha paksa i habitur,sepse nuk e dija me pare qe po egzistojka nje revist ne gjuhen e nenes ne gjuhen tone amtare.Sa isha i habitur aq isha edhe i gezuar e i emocionuar,ngase kuptoja se jo çdo gje eshte e humbur.
    Nga deshira e madhe,u ula me nje qoshe te shkolles dhe fillova t’a lexoj,thujse e mbarova te teren.Me duhet te ju pergezoj dhe te ju deshiroj pune te mbare,sepse Zeri i Medvegjes me te vertet meritonte te kishte kete emer.Ishte aq gjithperfshirese,e kishte permbajtjen aq te pasur sa qe çdo shqiptar i Medvegjes por pse jo edhe me gjere do te duhej te krenohet me kete Revist.

    Ju prifte e mbara,dhe sukseset te mos mungojn edhe ne te ardhmen.

  4. bijevllase Says:

    Shume cilesor ky reportazh.. gjithcka ne te eshte cilesore edhe fotografite shume te mira. Faleminderit Burim
    Respekt

Leave a Reply