RSS

NJOFTIM

22 Janar 2011

-Lajmet-

NJOFTIM:

Me kënaqësi ju njoftojmë se Shoqata Kulturore Bamirëse “Medvegja Forum” dhe Grupi Letrar “Bafti Krasniqi”, nxorën numrin e parë të Revistës Informative dhe Kulturore “ZËRI I MEDVEGJËS”. Kjo është e vetmja revistë në gjuhën shqipe, e cila në tërësi i kushtohet Medvegjës dhe qytetarëve të saj.
Revista ka një përmbajtje të pasur e cila përfshinë tematika të ndryshme në interes të lexuesit. Në veçanti, hapësirë e madhe i është dhënë çështjeve të cilat në çfarëdo mënyre kanë të bëjnë me Medvegjën.

Në numrin e parë të revistës “Zëri i Medvegjës” mund të lexoni:

- Përgëzim për revistën “Zëri i Medvegjës”, nga Akademik Idriz Ajeti
- Medvegja në shifra e fakte
- Prezantim i punës së SH.K.B.”Medvegja Forum”
- Bafti Krasniqi – mësues i popullit
- Shqiptarët e Medvegjës pengohen të hyjnë në territorin e Serbisë me tabelat “proba”
- (Mos) Njohja e diplomave
- Pse po harrohen përfaqësuesit shqiptarë nga Medvegja
- Impresione dhe urime
- Diaspora – faktor me rëndësi për ne
- Nëna Zarife, nëna e heroit të popullit – Zenel Hajdini
- 28 nëntori u kremtua edhe në Medvegjë
- Ekspozitë me vlera historike
- Intervistë me këngëtarin e mirënjohur “GOLD AG”
- Prezantimi i autorit Ismail Kadare
- Poezi
- Shëndetësi
- Religjion
- Anekdota
Redaksia e revistës “Zëri i Medvegjës” dhe stafi i medvegja.net, me kënaqësinë më të madhe ju urojnë lexim të këndshëm. Njëherësh shfrytëzojmë rastin t’ju bëjmë thirrje për kontributin tuaj në numrat e ardhshëm të kësaj reviste.

Vërejtje: Revista shpërndahet falas

Me respekt,
Redaksia

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

12 Responses to “NJOFTIM”

  1. prof.Rexhep Abazi Says:

    E nderuar redaksesi e revistes se posabotuar”Zeri i Medvegjes,
    Me kenaqesine me te madhe shpirterore dhe vellezerore Ju uroj nxjerrjen ne drite te kesaj reviste, sepse vetem ajo qe shkruhet edhe ruhet. Uroj qe te keni pune te mbare dhe shendet e vullnet te mire. Me keni ne sherbimin tuaj.
    Me respekt, prof. Rexhep Abazi, Medvegje

  2. antonio Says:

    Urime Medvegjas per revisten tuaj.Me duhet te them qe jeni shume mire te organizuar dhe te perkushtuar qe zeri i Medvegjes te jehoj me large se ne Kosove e Shqiperi.

    Ju lumte juve per faktin qe punoni me gjithe kete energji pozitive pa asnje shperblim material!

    Uroj qe numri i ardhshem i revistes te dale sa me shpejt!

    Pershendetje

  3. Bijevllase Says:

    Nje ngjarje e mirepritur :D
    Pergezime dhe Urime
    Jo vetem qe me pelqej por eshte nje ngjarje qe kemi pritur ne Medvegjasit shum per interesat tona.
    Revista nuk mjafton te perkrahet vetem moralisht por edhe materialisht,sepse te gjith i dim kushtet dhe mundesite …
    Gjithe te mirat dhe pune te mbare.
    Suksese

  4. antonio Says:

    Per Bijevllase!

    Sa i perket perkrahjes materiale per revisten ,une kisha propozu qe revista me u shite me nje cmim qe eshte i perballueshem per standardin aktual te bashkekombaseve(1-2 euro).

    Respekt per te gjithe qe kane kontribuar ne kete reviste!

  5. emini Says:

    Me nji pershendetje te perzemert,se pari ju pergzoji dh ju deshiroj shendet te mier ju lumt per fuqin qe ekeni se te shkrujsh nji revist apo qkado tjeter ne retana jo normale dhe per kushtet qe i keni dhe skeni perkrahje sa duhet me pas,punoni ne kushte jasht zakonisht te féshtira si ekonomike asht dhe politike,te jetojsh dhe veprosh ne at pjes qe dikur ka pas shum shqiptar e sot ska mbetur dote thojsha pak kush apo as kush,ata qe kan mbetur jetojn ne nji jet te mjerueshmi se per gjdo dit dhe ma shum po i bahet e pamundur shqipart e shperngulur nga ato troje nuk poju mundsohet te lir te levizin ne vatrat e tyre kuptohet se ne asnj menyr nuk jan te mierseardhur neper vatrat e tyre por nji pjes te fajit e mbajm vet ne se nuk jena sa duhet te angaxhuer ne ket drejtim po ja lam ne mshir te njerzve qe ekan deshirue shekuj me rradh ju lumt per kontibutin qe po e jepeni te pa lodhur respekt per te gjéth atyre qe po mundohen me qendrue ne ato vatra

  6. Gurbetqari Says:

    Per Staf-in e “Zerit te Medvegjes” dhe te “Medvegja.Net”it nje falenderim i madh per tere at energji dhe mund qe beni per mireqenjen e Medvegjasve dhe te Kombit. Ju lumte. Jam i bindur se edhe kjo veper e madhe (botimi i “Zerit te Medvegjes”) do te jete ne funksion te ceshtjes me madhore te Shqiptarve te kesaj Troje Shqiptare- kthimit ne pronat e tyre shekullore.Edhe njehere, Staf-it nje falenderim i madh dhe deshire per pune te suksesshme ne t’ardhmen, kurse, Revistes shume te dashur- “Zerit te Medvegjes” qe te behet reviste e njohur dhe qe te dale rrugeve te jetes- ne duart e lexuesve dhe qe ne “kioske” te shitet se bashku me gazetat dhe revistat tjera.

  7. Tupalla Says:

    Ju lumt të nderuar bashkëvendas,këto nisma jan ma se të mirëseardhura !

  8. Banja e Sjarines Says:

    Revista ishte shumë e mirë,më pëlqeu sepse kishte artikuj aktual,historik e kur e tashmja dhe historia bashkohen-nuk ka se si te mos dal mire.

    Ju përgëzoj sinqerisht,dhe faleminderit që nuk po na harroni as neve në Banjë të Sjarinës dhe në Medvegjë.

    suksese të mëtutjeshme

  9. profa Says:

    Për ata që din të vlersojnë rëndësinë e fjalës së shkruar,atëher kjo është diçka që më së shumti i është dasht Medvegjës.

    Me knaqësinë më të madhe i mirëpresim numrat e ardhshëm të Zëri-t të Medvegjës.Ato shkronja në Zërin e Medvegjes për mua janë prej florir-i.

    me nderime

  10. Arbenita Says:

    Kur del numri tjeter,edhe si ka mundesi me siguru/\?

  11. Kapiti Online Says:

    E presim me padyrim

  12. bislim Says:

    Ju pergezoj per botimin e numrit te pare te revistes. Per medvegjen ka cka te shkruhet, por edhe ka njerez te dijes qe te shkruajne. Megjithate koha nuk pret. Duhet sa me shpejt gjerat te qiten ne leter. Pershendetje nga Bislim Pireva

Leave a Reply