
ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS SË UÇPMB-së
ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS SË UÇPMB-së kërkon nga të gjith qytetarët e Luginës së Preshevës që me rastin e festës së Kurban-Bajramit sipas mundësive të veta të u dalin në ndihmë Familjarëve të Dëshmorëve, Invalidëve të LUFTËS SË UÇPMB-së,ish luftëtarëve të UÇPMB-së, si dhe 9 familjarëve të të arrestuarve në Beograd, gjendja e të cilëve është shumë e dobët.
Ndihmat në Kurban dhe në të holla mundë të i drejtoni në zyrat e OVL-së në Preshevë dhe Bujanoc.
Le të jetë kjo festë e gëzimit si për ata që kanë gjendjen e mirë financiare,si për ata që mjerisht kanë gjendjen jo të mirë,sepse ashtu dhe jemi të obliguar si në aspektin fetar dhe në atë kombëtar.
Zoti ju shpërbleft për kontributin që do të jepni.
Më 14.11.2010
Nagip Bektashi
Kryetari i OVL-së
/presheva.com-medvegja.net/


14 Nëntor 2010
-Lajmet-