Paralajmërohet peticion kundër serbizimit te Medvegjës dhe Bujanocit
Medvegjë,Bujanoc,Preshevë ,6 shkurt 2010(medvegja.net)
Ditë më parë, përfaqësuesit e “Lëvizjes për Bujanoc”, një iniciativë kjo qytetare serbe nga Bujanoci, organizoi një peticion, siç thuhet, kundër “shqiptarzimit te Bujanocit’’. Ata kishin grumbulluar rreth 7000 nënshkrime të qytetarëve të Bujanocit.
Ndërkohë qe edhe partitë politike shqiptare ne Medvegjë, Presheve dhe Bujanoc, kësaj radhe nuk do të rrinë duarkryq. Ata kanë ndërmarrë iniciativë për organizmin e një peticioni kundër serbizimit te Medvegjës dhe te Bujanocit.
Një iniciativë të tillë e përkrahin edhe 2 subjektet politike shqiptare në Medvegjë. Fehmi Beha – kryetar i degës së Partisë për Veprim Demokratik, deklaroi: “Megjithëse jemi vonuar pak në këtë drejtim, por s’është vonë kurrë për një petecion të tillë i cili jo vetëm që do të sensibilizonte cështjen tonë të mjerueshme, por edhe do të alarmonte faktorin ndërkombëtar, duke bërë presion në regjimin e Beogradit për të hequr dorë nga politika e serbizimit të Medvegjës..”( AIK “Presheva Jone’’)
Edhe subjekti tjetër politik shqiptar ne Medvegjë (“Unioni Demokratik Shqiptar”), nëpërmjet zëvendës kryetarit te saj Ramadan Beqiri, i ka thënë “medvegja.net’’ se e përkrahin çdo iniciativë e cila do t’i avanconte te drejtat e shqiptareve të Medvegjës. Madje, sipas zotëri Beqirit, kjo ka qenë dashur të organizohet shumë më herët.
Sipas AIK “Presheva Jone”, shumica e liderëve të Kosovës Lindore kanë deklaruar se mos-hapja e një Universiteti në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës, mos-hapja e vendeve të reja të punës, ndjekja, arrestimet dhe burgosjet e të rinjve shqiptarë … nuk kanë si të quhen ndryshe, pos spastrime etnike, apo serbizim “diskret” i viseve shqiptare në mënyre indirekte.
Prandaj, Iniciativa për peticion përkrahet nga kryetari i KN z.Galip Beqiri , nga ish-komandantë të UCPMB-së dhe liderë e përfaqësues tjerë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, siç janë: Orhan Rexhepi, Skender Destani, Naser Aziri, Lulzim Ibishi, Fehmi Beha, Shefket Hasani etj.
Përderisa dje serbizimi dhe kolonizimi i tokave shqiptare në Kosovë bëhej përmes spastrimeve, dhunës dhe dëbimit me forcë të shqiptarëve nga tokat e tyre etnike, sot ky spastrim i Medvegjës dhe njëkohësisht serbizim i këtyre dy qyteteve, po bëhet nga regjimi në mënyrë indirekte.
Derisa dikur, si Medvegja, ashtu edhe Bujanoci, ishin të populluara me shumicë shqiptare, sot në këto vendbanime dominojnë serbët ! Natyrisht, konkludimi logjik është se, duke përndjekur shqiptarët nga shtëpitë e tyre, i është lënë vend serbizimit të këtyre dy komunave.
Kështu festohej në vitet e 90-ta në Medvegjë
Peticioni kundër serbizimit të Kosovës Lindore, i organizuar nga liderët shqiptarë në Medvegjë e Bujanoc, është vetëm një reagim i natyrshëm kundër një padrejtësie të organizuar. Në këtë kontekst, këtë peticion do ta përkrahë edhe Shoqata “Medvegja Forum”. Me këtë rast, iu bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të “Medvegja Forum” që të nënshkruajnë peticionin kundër “serbizimit të Medvegjës dhe Bujanocit”.
Medvegja.net dhe AIK Presheva Jone



7 Shkurt 2011 at 6:29 am
Shqiptaret e Medvegjes, natyrisht edhe te Bujanocit dhe Presheves, duhet te luftojne, me te gjitha mjetet qe lejohen ne shoqerite demokratike,per te drejtat qe u takojne. Paralajmerimi i Peticionit kunder serbizimit te Medvegjes dhe Bujanocit- eshte nje prej menyrave qe qeveritaret e Serbise (por edhe faktori Nderkombetar) te perkujtohen per spastrimin spontan qe behet nen “patronatin” e institucioneve te Serbise duke zhvilluar politika qe pamundesojne kthimin e te shperngulurve dhe nxisin shperngtuljen e atyre qe akoma jane ne pronat e tyre.Kjo behet ne menyre shume perfide, madje, edhe me nderprerjen e punes se fabrikave dhe ndermarrjeve, nderprerjen e investimeve te reja,vetem e vetem qe te mos punesohen Shqiptaret. Mosnjohja e diplomave, mosrespektimi i dygjuhesise, te drejtes per informim e tj. po ashtu eshte ne funksion te spastrimit etnik te kesaj treve Shqiptare.Pamundesia per punesim dhe shkollim- eshte metoda shume konkrete dhe perfide qe qeveritaret e Serbise zhvillojne me dekada per shpernguljen e Shqiptareve nga Medvegja dhe Lugina.Ndjekja dhe denimi i intelegjences dhe rinise se pafajshme Shqiptare- po ashtu eshte metode qe ne kete shtet perdoret per t’i shperngul Shqiptaret.Kjo mund te luftohet vetem nese reagohet ne menyre adekuate,madje edhe me anen e Peticionit, si nje menyre e natyrshme e reagimit ndaj padrejtesive qe organizon Shteti i Serbise ne deme te Shqiptareve. Inicimi i ketij reagimi nga faktoret poltik Shqiptare tregon se per ceshtjet madhore te gjithe Shqiptaret jane te rreshtuar ne nje front.