
Me moton “Ne jemi të fjalës” Në komunën e Bujanocit sot u themelua subjekti më i ri politik “Partia Demokratike”.
Grupi punues i këtij subjekti politik, I përbërë nga:
Nagip Arifi, kryesues,
Rahim Rahimi, anëtarë
Arbër Pajaziti, anëtarë
Imran Aqifi, anëtarë
Muhamet Jashari, proçesmbajtës
Vet pjesmarrja e shumtë e qytetarëve të komunës së Bujanocit tregoi qartë se ky subjekt politik ka një vizion të qartë i cili premton zgjidhje të problemeve të popullatës shqiptare, jo vetëm në komunën e Buajnocit por në tërë Luginën e Preshevës.

Pas themelimit të partisë, ky subjekt politikë, në një afat shumë të shkurtër do ti fromojë edhe nëndegët e veta në fshtrat e komunës së Bujanocit, por edhe degët në Preshevë dhe Medvegjë.
Koordinatori I këshillit nismëtarë i Partisë Demokratike Nagip Arifi, para të pranishmiv të shumtë u shprejh se, me rastin e krijimit të rrethanave tanimë të njohura për opinion të cilat ishin pa alternativë në Partinë për Veprim Demokratik, e që erdhën si rezultat i ngulfatjes të të menduarit ndryshe, gjegjësisht si rezultat i filozofisë së veprimit politik sipas diktatit, të një personi, grupi i anëtarëve të kryesis së degës së PVD-së në Bujanoc, i përbërë nga 7 anëtarë nga gjithsej 15, vendosën ta njoftojnë opinionin e gjerë e në rend të parë votuesit shqiptarë të komunës së Buajnocit, se që nga dita e sotme e më tutje do të veprojnë me një organizim dhe strukturë të re politike me merin- Partia Demokratike (PD).

Gjatë promovimit u tha se, nevoja e themelimit të këtij subjekti politik, del nga vet realiteti i krijuar: formimi i grupit të këhsilltarëve të pavarur nga seanca e parafundit e KK të Buajnocit, dhe së dyti, duke qenë të vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe obligimet që kemi ndaj qytetarëve shqiptarë për një përspektivë të ardhshme.

Partia Demokratike, në kuadër të fushveprimit të vetë do të ketë parasyshë, para se gjithash pozitën e vështirësuar të qytetarit shqiptarë në Luginën e Preshevës, duke i identifikuar, definuar dhe precizuar qartë këto vështirësi, si në jetën politike, ekonomike, sociale, arsimore, kulturore etj.
Fushveprimi politik i Partisë Demokratike do të shtrihet në të gjitha sferat që e prekin qytetarin shqiptarë të këtij rajoni, me tendencë të kërijimit të një zgjidhjeje më të qëndrueshme dhe të arsyeshme, por mbi të gjitha të realizueshme përmes:
-Krijimit të një politike stabile dhe të qëndrueshme drejt avansimit të të drejtave individual dhe kolektive të shqiptarëve në këtë rajon, e cila si bazë do të ketë gjithnjë unitetin e faktorit politik shqiptarë si parakusht për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara.
-Lëvizjes dhe qarkullimit të lirë të njerëzve dhe kapitalit si dhe eliminimit e të gjitha barrierave në këtë drejtim, krijimit të kushteve për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm si element bazë drejt zbutjes së papunësisë alarmante, përmes investimeve në të gjitha sferat e ekonomisë përfshirë edhe sektorin e bujqësisë.
-Avansimit të arsimit në të gjitha nivelet e shkollimit, duke përfshirë edhe krijimin e kushteve edhe për arsim të lartë në gjuhën shqipe.
Në këtë aspekt theks të veçant do të ketë zgjidhja e çështjes së diplomave Universitare nga Kosova.
-Avansimit të shëndetësisë primare dhe fillimit të krijimit të kushteve për shëndetësi sekondare.
-Rritjes së kujdesit për të gjithë kategoritë e njerëzve me nevoja, për një mirëqenje sociale më të avansuar, e para se gjithash të moshuarve dhe atyre me aftësi të kufizuara.
-Ruajtjes dhe ngritjes së identitetit kombëtarë, kulturorë, gjuhësorë, informativ.
-Avansimit të pozitës së femrës në të gjitha sferat e jetës shoqërore.
-Avansimit të pozitës së rinisë në shkollim, në jetën e shëndoshë politike, por edhe në të gjitha sferat tjera.
-Avasnimit të referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992.
-Realizimi I deklaratës politike të delegatëve shqiptarë të tre kuvendeve komunale të vitit 2006, dhe
-Ruajtja e Vlerave të UÇPMB-së.

Të gjitha këto synime Partia Demokratike do ti realizojë përmes një organizimi më të mirë dhe krijimit të një fryme më demokratike, më liberale dhe më gjithpërfshirse.
Në këshillin nismëtarë të Partisë Demokratike u zgjodhën:
Nagip Arifi, Ismet Ameti, Agim Haliti, Muhamet Jashari, Xhevat Fejzullahu, Avni Zahiri, Naser Bajrami, Basri Memeti, Veli Idrizi, Shejzie Avdiu, Refik Shemsedini, Hajredin , Hyda, Ismail Pajaziti, Ekrem Halimi, Bajram Hasani, Amet Beqiri, Ragmi Ramizi, Hevzi Aliu, Begzad Abdullahu, Arbër Pajaziti, Nazmi Duraku, Sebehate Hyda, Plator Rexhepi, Alban Rexhepi, Abedin Raqipi.
Qëllimi dhe motoja e Partisë Demokratike, nuk është që të përmbyset pushteti në Bujanoc, por do të punohet në atë drejtim, që PD-ja të jetë e pranueshme për të gjith qytetarët e Luginës së Preshevës.
Koordinatori I këshillit Nismëtarë I Partisë Demokratike, ish-kryetar I Komunës së Bujanocit, fjalimin e tij e përmbylli me moton “NE DO TË VAZHDOJMË ATY KU E LAMË”. /Mukarrem Ahmeti, presheva.com/





19 Qershor 2011 at 3:51 pm
Uroj formimin e subjektit te ri politik ne Bujanoc me ne krrye veprimtarin e palodhur z. Nagip Arifi, duke i deshiruar sukses ne veprimin e metutjeshem per interesat shqiptare ne komunat> Presheve, Medvegje e Bujanoc. Ne vecanti e pergezoj per gadishmerine por edhe per guximin per te menduar me koken e vet dhe per tu ndare nga nje politike deshtuese dhe ne dem te interesave shqiptare te ketyre tri komunave. jemi te gatshem per bashkepunim te barabart ne luften e perbashket per nje te ardhme ndryshe dhe me te mire per popullin shqiptar.
Medvegje, 19 qershor 2011, prof. Rexhep Abazi
19 Qershor 2011 at 5:23 pm
Edhe pse niveli i demokratizimit te nje Shoqerie nuk nenkupton, pa tjeter, numer te madh te subjekteve politike (shembuj jane shtetet me shkalle me te larte te demokracise:SHBA, Gjermania, Anglia, Franca etj.), ne parim, cdo subjekt poltik vetem e begaton demokracine e nje shoqerie dhe nje shteti.Por, vetem me kusht nese nuk shahen, njollosen e ofendohen ne mes veti si armiku me armikun,por, bejne gara me programe dhe inisiativa me cilesore per te miren e qytetareve dhe kur kritikohen por si kundershtar politik e jo armiq.
Mendoj se te gjitha partite politke te Lugines,krahas dallimeve programore, duhet te kene edhe nje emrues te perbashket kur jane ne pyetje disa ceshtje me madhore te Shqiptareve te Lugines: te drejtat individuale e kolektive te Shqiptareve, kthimi i te shperngulurve, shkollimi i rinise e tj.
Te gjithe Shqiptareve te Bujanocit dhe te Lugines-URIME per formimin e edhe nje Partie politike. Deshiroj qe Partia Demokratike e Bujanocot (dhe L:ugines) lavdine dhe suksesin e vet t’a siguroje me ngritjen e lirise dhe te dinjitetit te Shqiptareve te Lugimes dhe te Kombit Shqiptar.
25 Mars 2012 at 1:10 am
PANORAMË PARAZGJEDHORE NË LUGINË TË PRESHEVËS
Serbia i shpalli zgjedhjet lokale dhe parlamentare për 06 maj 2012.
Liderët e partive politike shqiptare të Luginës të ndarë dhe pa koncept kombëtar.
U bojkotua regjistrimi i popullsisë në Luginë me arsye dhe argumente valide.
Tani, Serbia nuk duhet të organizojë dhe pranojë zgjedhjet, pasi nuk dihet numri i zgjedhësve në Luginë, nëse nuk ka ndonjë interes nga to. Dhe, këtu tani paraqitet dilema , e cila nuk do shumë mend të kuptohet, që shqiptarët t’i kenë në sistem, përmes një apo dy deputeti edhe pse ata asnjë të mirë nuk mund t’i sjellin popullit. Këtë vazhdimisht e pohon edhe vetë deputeti në parlamentin serb. E mira e gjithë kësaj është se ky post paguhet.
Në Preshevë nuk ka numër të saktë të popullsisë , gjegjësisht të zgjedhësve. Në listat zgjedhore jo adekuate figurojnë zgjedhës që nuk jetojnë në adresa të shënuara etj. Edhe kjo jep lehtë të kuptohet. Të mundësohet manipulimi me rezultatet e votimit, çka Serbisë kjo i konvenon-sepse për deputet e bie deputetin e vet.
Serbia përveç tjerash si mashtruese, por tani shumë e tejdukshme, me aklamacionin e lidershipit tonë, formoi Trupin Koordinues , me premtim se do t’u ndihmojë këtyre, në zhvillimin ekonomik e të mira të tjera- ( të jenë më afër tyre ), mos t’i lënë të gabojnë ( shumë e kuptueshme ) pasi që “ shqiptarët nuk dinë të menaxhojnë me situatën dhe me mjetet”. Në fillim pa shqiptarë e dikur me ata “ të moderuar”.
Kështu, qëllimi u arrit por sukseset munguan. Liderët mbetën aty dhe ashtu siç ishin, kurse populli i varfëruar , i rrezikuar e me shumë halle.
Me Këshillin Nacional , Serbia po ashtu ia arriti qëllimit se shqiptarët e Luginës “ i bëri zot të vetvetes sepse ata s’kanë nevojë për Kosovë e Shqipëri “, pasi kujdestar nga ta u zgjodh Serbia.
Tani, Këshilli Nacional, u avancua dhe si Komision Kadrovik i dikurshëm, për postet udhëheqëse të shqiptarëve dhe për punësim.
Këshilltarët shqiptarë të tri komunave të Luginës së Preshevës, mblidhen sipas rastit, dëshirës e qëllimit të Liderëve, ku dilet me deklarata politike që përfundojnë pa asnjë efekt.
Deklarata e fundit politike, u kërcënua nga Ivica Daçiqi me masa represive shtetërore. Shqiptarët nuk e thanë asnjë fjalë të vetme.
Kjo çka u tha, e më shumë çka nuk u tha, nga panorama parazgjedhore dhe politike në Luginë , të bën të pyesësh se ku dhe kah po shkon Lugina, a ka ky Lidership Program Politik Kombëtar dhe a është deklaratë e këndshme e tyre se shqiptarët e Luginës kërkojnë atë çka u jepet serbëve të Kosovës.
Thuhet se përgjigjen e pyetjes e di pyetësi. Atëherë, unë konstatoj se jemi larg dhe jashtë kërkesës së drejtë të popullit tonë dhe se nuk jemi duke vepruar konform qëllimit dhe idealit kombëtar, së paku në këtë situatë dhe kohë.
Mendoj se veprimi i vetëdijshëm dhe me kohë është i vlefshëm.
Mr.Eroll Sejdiu