RSS

Partitë në Kosovë e Shqipëri heshtin, reagojnë ato në Serbi!

23 Nëntor 2011

-Lajmet-

Partitë në Kosovë e Shqipëri heshtin, reagojnë ato në Serbi!

Partia LDP(Partia Liberale Demokratike)ne Serbi e dënon sulmin ndaj familjes Ismajli

Tiranë-Prishtinë-Beograd-Medvegjë, 23 nëntor(medvegja.net)

Përderisa shqiptarët, qeveritë shqiptare, ajo e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, partitë politike nga Kosova dhe Shqipëria, heshtin ndaj padrejtësive dhe sulmeve që Serbia ju bënë banorëve shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, një gjë të tillë nuk e bëjnë edhe partitë serbe. Rasti i fundit i ndodhur në Komunën e Medvegjës, ku polici serb sulmon familjen Ismajli në shtëpinë e tyre, ka kaluar në heshtje të faktorit politik shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri.

Të njëjtën gjë nuk e ka bërë edhe partia serbe LDP, edhe pse ndoshta për poenët e saj politik, e cila ka dënuar rastin në fjalë.

Në reagimin e saj, LDP kërkon nga Ministria e punëve të brendshme të Serbisë që të ndërmerr masat adekuate ndaj pjesëtarit të policisë i cili, të shtunën më 19 nëntor, kishte torturuar Sokol Ismajlin dhe fëmijët e tij të mitur nga fshati Gërbac i Medvegjës.


Foto: Sokol Ismajli

“Polici, për të cilin banorët e Medvegjës thonë se ka mbiemrin Cvetkoviq, me dorezën e armës zyrtare, duke bërtitur “Shqiptarët ma kanë vrarë babanë”, ka shkaktuar plagë trupore Sokol Ismajlit dhe fëmijëve të tij të mitur. Sulmi ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së familjes Ismajli, dhe kishte ardhur pas refuzimit të Sokolit për të shkuar të shuaj një zjarr në fshat, me arsyetimin se është i sëmur dhe nuk dëshiron të dal nga shtëpia.

MUP-i dhe prokuroria duhet të reagojnë në mënyrë adekuate duke hetuar rastin deri në fund, policin përgjegjës ta sanksionoj, dhe kështu qytetarëve t’u dërgohet mesazh i çartë se institucionet shtetërore punojnë për të mirën e të gjithë qytetarëve. ”, thuhet në reagimin e LDP./Teksti : medvegja.net /fotografoi : Florim Sahiti/

Në vijim keni disa fotografi nga kjo ngjarje :


Foto : Femijët e maltretuar


Foto : Sokol Ismajli


Foto : Avdi Ismajli

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

One Response to “Partitë në Kosovë e Shqipëri heshtin, reagojnë ato në Serbi!”

  1. Flamuri Preshev Says:

    Po ku e keni ju riza deputetin se kryt pe lishin per ta Medvegja. po reagoj Serbet LDP

Leave a Reply