Pas Medvegjës edhe Bujanoci me Fakultet
Bujanoc , 28 tetor(medvegja.net)
Në Bujanoc hapet Dega i Fakultetit Ekonomik të Suboticës ku mësimin në gjuhen serbe dhe shqipe, do ta ndjekin 69 studentë, deklaroi ministri për Drejta të njeriut dhe pakica, administratë shtetërore dhe vetëqeverisje lokale, Milan Markoviq.
Ai ka precizuar se mësimi do të zhvillohet në gjuhën serbe dhe shqipe, andaj në vitin e parë pesë lëndë do të mësojnë në gjuhën shqipe dhe tri në gjuhën serbe. Ky proporcion, pastaj ndryshohet nga viti në vit dhe në vitin e katërt një lëndë mësohet në gjuhën shqipe ndërsa të gjitha lëndët tjera në gjuhën serbe. Përveç kësaj, siç theksoi, shteti financon edhe shkollimin e shqiptarëve nga jugu i Serbisë në Novi Sad për drejtime tjera arsimuese që nuk ekzistojnë në Medvegjë dhe Bujanoc..
Ambasadori i Republikës së Shqipëris në Beograd,Shpetim Qaushi,deklaroj se kjo është një dit e madhe për ata që propagandojn demokracinë në shoqërin multietnike në Luginën e Preshevës,kjo tregon se ne mund të vazhdojmë tutje në këtë rrugë.
Në hapjen solemne ndër të tjer morën pjes edhe Riza Halimi ,Deputet,ministri i arsimit i Serbis,kryetari i Këshillit Nacional,ambasadorët e SHBA-ve ,Britanis se Madhe e tjer/medvegja.net/



29 Tetor 2011
-Lajmet-