RSS

Përfundoi punimet Kuvendi i IX-të i Fondacionit Kulturor të gruas shqiptare-Preshevë

22 Nëntor 2010

-Lajmet-

Përfundoi punimet Kuvendi i IX-të i Fondacionit Kulturor të gruas shqiptare-Preshevë

Preshevë, 22 nëntor(medvegja.net)

Më se 100 delegate nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali I Zi, Gjermania, Italia dhe Kroacia, si dhe nga Lugina e Preshevës, për dy ditë rresht kanë zhvilluar punimet e Kuvendin e IX të gruas shqiptare, në qytetin e Preshevës.

“Roli dhe kontributi I gruas intelektuale shqiptare për gjatë historisë si faktor bashkëjetese në etni dhe integrimi në hapësirën evropiane” ishte tema e Kuvendit të sotëm mbarëkombëtar të Fondacionit Kulturor të gruas shqiptare “Nermin Vlora Falaschi”.

Diskutimet e shumta, propozimet dhe vendimet e marra u vlerësuan mjaftë rëndësishme.

Zejnepe Luka- Kryetare e Kuvendit të Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi” në një intervistë ekskluzive për PreshevaNEWS dhe për RTK-në ndër të tjera tha:

“Kuvendi I IX që mbahet në Preshevë, në Preshevën martire që ne e kemi ëndërruar të vijmë, që ne e duam shumë,që ushqejmë dhimbje dhe krenari për Preshevën, ka një rëndësi të veçantë për shumë arsye. Sepse është historike, është hera e parë që në Preshevë, vinë gra intelektuale shqiptare nga të gjitha trevat.” E emocionuar dhe mjaftë krenare që ndodhej në Preshevë, zonja Luka, vazhdoi:”…Dhe ne bashkuam zërin tonë të fuqishëm në një zë të vetëm, për të kërkuar të drejtat tona, për të vlerësuar gruan, për ta vënë në vendin që i takon në të gjitha organet vendimmarrëse.

Këtu u fiksuan lot të grave intelektuale shqiptare që vijnë nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali I Zi, Italia dhe ky është besoj mesazhi shumë I rëndësishëm që përcjell dashuri, mirënjohje, respekt dhe tani bashkim, sepse po trokasim në dyert e Evropës, dhe të gjitha bashkë do të jemi atje për të thënë zërin tone,” përfundoi Zejnepe Luka-Kryetare e Kuvendit të Fondacionit “Nermin Vlora Falaschi”.

Për artisten e popullit Tinka Kurti, mbajtja e Kuvendit në Preshevë ka një domethënie të veçantë.

“Pavarësisht se ne kemi mbajt Kuvende në shumë vende të bukura të botës, të ëndërruara të botës, që shumë njerëz kishin dashtë ti mbanin në ato vende, më duket se ky vend është më i bukuri. Nuk diskutohet se Kuvendi I Preshevës është më I bukuri, sepse Presheva ka dhimbje ka mall, kemi shumë nevojë sit a kemi afër Preshevën e Presheva të jetë e jona. ( Duke treguar një qese najloni të marrë nga ish fabrika e përpunimit të najlonit në Preshevë, “7 korriku”) Shikoni çka ruaj unë, 30 vjet kujtim nga Presheva, 30 vjet përpara e kam marrë në Preshevë, ku atje vërtet ishte fabrikë serbe po punonin shqiptarët. Ka 30 vjet që kjo qese rri në shtëpinë time. Kujtimi ma I bukur që kam marrë.

E pyetur për emocionet e shprehura përmes lotëve gjatë diskutimeve në Kuvendin e sotëm , zona Kurti, tha: “Me lotët që u panë këtu shprehet malli, nuk dimë ne grat ndryshe ju burrat jeni më të fortë, nuk qani, qajmë ne grat, po megjithatë ato janë lot të sinqerta,”- tha Artistja e Popullit zonja Tinka Kurti.

Përfaqësueset e Fondacionit Kulturor të gruas shqiptare “Nermin Vlora Falaschi”, kanë paralajmëruar mbajtjen e Kuvendit të X në Bruksel më 18 prill të vitit 2011 në ditën e 90 vjetorit të lindjes së Ambasadores së Kombit Nermin Vlora-Falaschi.

PreshevaNEWS

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

One Response to “Përfundoi punimet Kuvendi i IX-të i Fondacionit Kulturor të gruas shqiptare-Preshevë”

  1. dita Says:

    Kuvendi ish madhështor!
    Falenderojmë Preshevën për mikpritje.

    Përqafime nga Prizreni

Leave a Reply