RSS

Përfundoi shkollën fillore klasa VIII e shkollës fillore Zenel HAJDINI-Tupallë

4 Qershor 2010

-Lajmet-

Përfundoi shkollën fillore klasa VIII e shkollës fillore Zenel HAJDINI-Tupallë


Përfundoi shkollën fillore klasa VIII e shkollës fillore Zenel HAJDINI-Tupallë

Tupallë-Medvegjë  ,03 Qershor 2010(medvegja.net)

Përfundoi shkollën fillore edhe njëra nga gjeneratat e shumta që dhurojë shkolla fillore me renome në trojet tona ajo e ‘’Zenel Hajdinit’’ në Tupallë.
Me këtë rast u organizua në mënyr tradicionale një llojë manifestimi modest,me pika të ndryshme argëtimi,ku të pranishëm ishin i gjithë personeli (kolektivi)punonjës i kësaj shkolle.

Së bashku me ta ishin edhe ata pakë nxënës që vijonë mësimet në këte shkollë ,shkollë kjo që dikur kishte kapacitete më të larta në këto anë dhe me një numër dukshëm më të lartë nxënësish rrethë 500 sosh.

Megjithatë është brengosës edhe fakti që pas përfundimit të shkollës fillore të kësaj gjenerate,e cila me vete mori tetë nxënes të rregullët. Shkolla fillore Zenel Hajdini në Tupallè do të ketë një numër më të vogël nxënësish pra rreth 15 nxënës. Që është numër jo i mjaftushëm për një arsimim korrekt.

Se si do të rregullohet ky realitet,i mbetet kohës si dhe komponentëve kyqë , e që shpresojmpe që ndonjëher të rregullohet ky problem që na brengos të gjithëve,si ne që jetojmë në këtë vend gjithashtu edhe kombin tonë.

Pas të gjitha këtyre një gjë është e sigurt,se destinacioni apo solucioni i vetëm për gjeneratën në fjalë,për shkollim të mëtutjeshëm është shkolla e mesme Ekonomiko-Teknike ”Nikolla Teslla” në gjuhën shqipe.

Shkruan Albert Salihu-Medvegja Forum

Për më shumë info na vizitoni në Forum : http://www.medvegja.net/forum/medvegja/7172-perfundoi-shkollen-fillore-klasa-viii-e-shkolles-fillore-zenel-hajdini-tupalle.html

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

5 Responses to “Përfundoi shkollën fillore klasa VIII e shkollës fillore Zenel HAJDINI-Tupallë”

  1. Gurbetqari Says:

    “Medvegja.net”-it dhe autorit te artikullit, nje falenderim per kete informate qe gezon,por, njekohesisht hidheron. Gezon se edhe nje gjenerate perfundoi shkollimin fillor ne kete qender te shejte te edukimit dhe arsimimit te te rinjeve Shqiptare te Medvegjes.Kurse, hidheron fakti se numri i nxenesve, per cdo vit po zvoglohet.

    Sidoqofte, urime te gjithe nxenesve qe me sukses mbaruan klasen e VIII-te. Arsimtareve- nje falenderim i madhe per punen e palodhshme ne edukimin dhe arsimimin e tyre.

    Eshte koha qe te gjithe te bejne me shume per kthimin e Shqiptareve ne trojet dhe shtepite e tyre, aty, ku ata paten djepin, ku kaluan rinine dhe pjesen me te madhe te jetes- dhe aty ka kane eshtrat e te pareve.Pergjegjesine historike per kete e ka Qeveria e Serbise, qeveritaret e Komunes, por, edhe partite politike Shqiptare.

    Sepse, kete e kerkon Drejtesia, e kerkon koha dhe deshira e Medvegjasve. Per ta askund me ngrohet se ngrohtesia e Tupalles, Svirces, Siarines, Bajes se Vjeter, Rama Bajes e Gerbacit, Bajes se Siarines e Kapitit, Gjylekreshtes e Llapashtices.Per Ta askund qielli me i kthjellet se Ai mbi keto treva Shqiptare.

  2. Diar Says:

    Eh Gurbetqar Kete Gje Jeni Duke e Sponzoruar Ju Po Them Per Kthimin e Shqipetarve Me Sa Mora Vesh Ne Nje Koment Tjeter Gurbetqaret Kan Ndihmuar Disa Familje Qe Duan Te Kthehen Ne Trojet e Tyre Mendoj Se Ne Kete Gje Gurbetqaret Duhet Te Fokusohen e Jo Te Kujtojn Te Kaluaren Se Pari Te Ndihmojn Ata Qe Duan Te Kthehet Pastaj Tu Ndihmojn Ti Krijojn Disa Kushte Per Jetes. 1.Punesimi 2.Shkollimi 3. Dhe Gjerat Percjellshe Per Shendet(Spitalet) Keto Do Te Ishin 3 Kushtet Qe Shqipetaret Te Kthehen Pastaj Ajo Organizat e Cila i Mbledh Gjdo Muaj Shqipetaret Ne Gurbet(Shqipetaret e Medvegjes) Dhe Duhet Tu Thot Mjaft Me Qendruam Jasht Dheut Ton Dhe Sherbetor TE Huaj Duhet Te Kthehen Te Gjith Ata Qe Shkuan Ne Zvicer Dhe NE Vendet Tjera.

  3. Gurbetqari Says:

    I nderuari Diar,

    Mergimtaret Shqiptare i mundon dhe mbyt malli per Vendlindjen dhe,natyrisht, ata shpeshe e perkujtojne edhe kohen kur ishin atje.Keni plote te drejte, Diaspora Shqiptare e Medvegjes (pernryshe shume e arganizuar dhe aktive), edhe deri me tani luajti nje rol te rendesishem duke ndihmuar atyre qe mbeten ne Vendlindje dhe duke inicua veprime te cilat kane ndikua ne jetesimin e te drejtave te Shqiptareve, ne ruajtjen e gjuhes dhe kultures Shqipe. Ajo ka dhene dhe jep kontribut edhe ne perkrahjen e Botes per ceshtjen me madhore te Shqiptareve, kudo qe ata gjenden,- per pavaresine e Kosoves.Dhe, Ju, i nderuar Diar, keni plote te drejte per mendimin se Diaspora, duhet kontribua ne zgjidhjen e problemit me te madh te Shqiptareve te Medvegjes- kthimin e te shperngulerve ne pronat dhe vendin e vet.Dhe at duke kerkuar dhe inicuar kthimin sa me te shpejte. Natyrisht, edhe duke investua ne Vendlindje.Dhe kete diaspora e Medvegjes, me siguri, do t’a bene.

    Autori i tekstit:”Perfundoi shkollen….” me vend perkujton se numri i nxenesve ne kete Shkolle (dhe ne shkollat tjera shqipe ne Medvegje) do te zvoglohet edhe me, po qe se nuk behet dic ne kthimin e te shperngulerve. Dhe kjo eshte ajo qe dhembe me se tepermi, si ata qe mbeten ne Vendlindje si ata qe u detyruan te shperngulen gjate dhe pas Luftes.Kjo sidomos ua thene zemrat gurbetqarve nga Medvegja.

    I nderuar Diar,

    Diaspora duhet me investimet e tyre te inicojne kthimin.Dhe ajo me siguri eshte e gatshme t’a bej kete. Por parashtrohet pyetja a egzistojne kushtet minimale per aktivitetin e tyre- sidomos per investime qe jane kusht per punesim. Nisma pozitive ka patur edhe me pare. Por cka ndodhi:njeri nga ndermarresit e pare qe u kthye nga jasht e bleu ose e mori ne koncesion Ndermarrjen “Progres” me qellim qe te punesoj edhe Shqiptare. Por, vetem pas pak kohe u kerkua prej tij te paguaj shuma marramendese, gjeja se per obligimet e Ndermarrjes,si per rrymen e papaguar e tje.Ndaj ketij ndermarresi per cdo dite kerkohej dic e re dhe dic e papranueshme dhe e palogjikshme. Dhe natyrisht, u detyrua te nderprej punen duke humb mjetet qe i investoi. Nje tjetri, at kohe, vetem pas disa muajve qe e regjistroi ndermarrjen nga organi i financave i Komunes iu “llogarite” se duhet te paguaj “kontribute” marramandese, pak me shume se ndertmarrja me e madhe e athershme “Geneks”.Pastaj, ato pak shitore private, po thuaj per cdo dite i “vizitonin” inspektoret e tregut dhe policia financiare- duke iu shqyptua pronarve demime te perditshme “per parregullesi” ne pune. E tjera e tjera. Kush mund te garanton se edhe sot nuk mund te ndodhe dic e tille. Kush mund te investon, nese, nderrmarresi nuk eshte i sigurte se do t’i gezoi frytet e investimit te tij?? Nese ai mund te humb at qe investon, madje, edhe te rrezikoje se do te ndiqet dhe denohet, natyrisht, per ndonje “parregullesi”?! Kush mund te garantoje se edhe sot nuk do te ket diskriminim i ndermarresve Shqiptare?

    Andaj, i nderuar Diar, obligim per te ndihmua kthimin e te shperngulerve e ka edhe Diaspora, duke investua dhe krijua vende te reja te punes, por, me pare, kushtet per kete duhet sigurua Qeveria e Serbise, qeveritaret e Komunes, fuqit politike Shqiptare, te ndihmuar edhe nga bashkesia nderkombetare.

  4. Diar Says:

    Kjo Eshte Gjeja Me e Keqe Qe i Pengon Investitoret Shqiptar Ne Medvegje Por Sipas Disa Info Qe Ka Dhen Administratori i Kesaj Faqe Ka Then Se Deri Ne Vitet e 80-ta Banja e Sijarines Ka Qen Komun Po Te Jet Sot Banja e Sijarines Komun Me Disa Fshatra Shqiptare Shqiptaret Do Ta Kishin Nje Komun Te Veten Ne KOmunen e Sotme Te Medvegjes Dhe Per Kete Gje Administratori Ka Thene Se Ne Planet Per Decentralizimin e Serbise Behet Fjal Per Decentralizmin e Komunes Se Medvegjes Ne Te Gjith Jemi Me Shpres Se Nje Dit Do Te Ndodh Kjo Gje Pastaj Kur Kryetari i Komunes Eshte Shqiptar Sbesoj Se Mund Te Ndodhin Keso Gjerash Ti Denojn Shqiptaret Neper Dyqanet e Tyre Dhe Neper Nderrmarjet e Veta Te Pakten Ne Komunen e Sijarines Ku Kryetari Do Te Ishte SHQIPTAR. i Falenderohem Shum Diaspores Dhe Ia Jap Nje Keshill Qe Shum Me Mire Eshte te Angazhohen Ne Kthimin e Shqiptareve Ky Do Te Ishte Kontributi Me i Madh Per Vendlindjen.

  5. shenoll Says:

    jo o vellezer qa me bo vet i keni lishu trojet shqiptare esht mbush plot fush kosva me medvegjas

Leave a Reply