RSS

Përgëzim për revistën “Zëri i Medvegjës” nga Akademik Idriz Ajeti

12 Shkurt 2011

-Lajmet-

Përgëzim për revistën “Zëri i Medvegjës”

Nga Akademik Idriz Ajeti

Për shqiptarët e komunës së Medvegjës, kur, siç thoni edhe ju, dihet se rreth 90 për qind e tyre e kanë braktisur vendlindjen, mund të thuhet vetëm edhe diçka pak: Si, qysh nga koha e luftës 1941-‘45, ashtu edhe në kohën e sundimit të Milosheviqit, shqiptarët e komunës së Medvegjës, nga më pak se dhjetë katunde, zunë, herë më pak e herë më shumë, të lëvizin, të luajnë nga vendi stërgjyshor në drejtim, kah tjetër, pos në Kosovë. Ne besojmë se, mos shumica e familjeve, numri i madh i tyre janë stabilizuar, duke u punësuar e gjetur punë, duke bërë, si çdo familje kosovare, jetë normale, ashtu që rrallëkush mendon të kthehet në vendin e lënë.

Shtrohet pyetja shumë serioze për atë numër, për fat të keq, shumë të vogël shqiptarësh që s’kanë lëvizur, por kanë mbetur në trevën e të parëve në një gjendje, e cila nuk besojmë të jetë lakmuese.

Si duhej të unifikohej faktori shqiptar për t’i ruajtur trojet tona në komunën e Medvegjës?
S’ka përgjigje më të mirë e më të drejtë se ajo (këtu jam i patundur) kur e keni dhënë idenë që revista ta mbajë emrin “Zëri i Medvegjës”. Revista do të bëhet e do të jetë biçim në veti, por unë shpresoj (i pathyer edhe këtu) se ajo dalëngadalë do të ngrihet në një tribunë të vogël ala-“Albania” e Faik Konicës.

Ju përgëzoj për punën që keni bërë e po bëni, me urimet më të mira që ta ndiqni rrugën e burrit e të dijetarit të madh të kombit shqiptar, Faik Konica.

Më 28 dhjetor 2010 . . . .. . . . . . . . . ………………… .Akademik Idriz Ajeti
Shkëputur nga Revista Zëri i Medvegjës

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply