Medvegjë,7 shtator 2010
Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit të Komunës së Medvegjës, në mënyrë verbale janë përleshur dy anëtarë të partive shqiptare që përfaqësohen në Kuvend.
Kryetari i Medvegjës Slobodan Drashkoviç siç raporton Agjencia e lajmeve JUGpress ka deklaruar se seanca, përkundër incidentit është mbajt në mënyrë të zakonshme dhe nuk ka pasur ndërprerje.
Siç mësohet deri tek konflikti ka ardhur kur këshilltari i Partisë për Veprim Demokratik Mehmed Jashari i drejtoi akuzat ish kryetarit të Medvegjës, tani zyrtarë lokalë I partisë serbe G17 Pavloviç Zhivojin, që është përgjegjës për shpërnguljen e shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë, siç ka thënë, bashkë me kryetarin aktual të Degës së Unionit Demokratik Shqiptarë Rexhep Abazi, që gjëja aso kohe barte shqiptarët me automjetin e tij për 500 marka deri në Prishtinë.Për këtë çështje Jashari, ka paralajmëruar se do të merren edhe organet e hetuesisë se Gjykatës për krimet e luftës në Beograd.
Pas akuzave të këtilla Mehmed Jasharin, siç raporton Jugpress, Kadri Hyseni këshilltarë i Degës së UDSH-së në Medvegjë e ka qëlluar me laps kimik, meqë rast ka plasur një konflikt i ashpër verbal mes këshilltarëve prezent. Kjo ka ndikuar që Kryetarja e Kuvendit Komunal Natasha Filiç të ndërpres seancën për disa minuta.
Me propozimin e Kryetarit Drashkoviq, më pas ka vazhduar seance e Kuvendit Komunal, dhe të gjithë anëtarët kanë mbetur në sallë deri në fund.
Dega e PVD në Medvegjë është pjesë e koalicionit qeverisës me Grupin Qytetarë Sllobodan Drashkoviq, Partin Demokratike dhe Partin e Rimbkëmbjes Serbe, përderisa Dega e UDSH-së e cila deri para disa kohësh quhej Partia Demokratike për Integrim, aktualisht është në opozitë.
PreshevaNEWS

11 Shtator 2010 at 8:58 pm
Kur e ka kerkua koha dhe situata, Shqiptaret gjithemone kane qene te bashkuar dhe unik. Ata gjithemone kane kuptua ceshtjet me madhore prej percarjeve dhe grindjeve te parendesishme.Keshtu, kur e deshti koha, Shqiptaret e shtrine doren e pajtimit dhe u rreshtuan ne te njejtin front. Historia njeh edhe raste kur kombe dhe sisteme te ndryshme jane bashkua per te luftua te keqen e perbashket.Perkatesia kombetare dhe sistemet e ndryshme nuk penguan Ameriken, Rusine, Angline dhe aleatet tjere te bashkohen per t’a fitua luften kunder fashizmit te Hitlerit.
Trojet Shqiptare i kane mbrojte atdhetaret, ndonjehere edhe rastesia, por, gjithemone i kane varrosur “politikanet”.Keshtu i kemi humbur mbi 6oo vendebanime prej Nishit e deri te Vranja.A thua tani duhet te humbet edhe kjo treve e shejte Shqiptare- Medvegja? Andaj, kuadrot dhe fuqite politike duhet te harrojne grindjet dhe percarjet dhe te jene unik dhe te perqendrohen ne, tani ceshtjen me madhore: kthimit te te shperngulve ne vatrat dhe pronat e veta dhe per te sigurua te drejtat e barabarta me Popullin shumice.Natyrisht qe kjo nuk varret vetem prej Shqiptareve, por, prej Qeveritarve te Serbise dhe atyre komunal. Por, nese vazhdohet me grindje e percarje- edhe Shqiptaret do te behen bashkefajtore.
Grindje ne Kuvend. Grindje ne xhami. Sic duket ka grindje edhe ne mes punetoreve te arsimit.Gje e pa-besueshme! Jane keto marrezi te panevojshme dhe shume te demshme.”Ethet” partiake nuk guxojne te kthehen ne “epidemi” te percarjes se Medvegjasve. Sepse, kjo me se tepermi e kthen ujin ne mullirin e atyre qe, per realizimin e qelimeve te errta, u konvenon percarja dhe kaosi i Shqiptareve.
Prof Mehmet Jashari dhe Prof Rexhep Abazi, gjithemone kane qene njerez, intelektual dhe atdhedashes te medhej. Jame i sigurt se ata edhe sot jane dhe se gjithemone do te jene te tille.Ashtu sic eshte padrjetesi e madhe te mos respektohet Mehmet Jashari si intelektual dhe atdhetare (Ai dhe Familja e tij) ashtu eshte padrejtesi e madhe “te akuzohet” Rexhep Abazi, gjeja se eshte “fajtor” per shpernguljen e Medvegjasve ose per “jo-patriotizem”.
Ne “gurbetqaret” na gezojne shume lajmet e mira nga Vendlindja, por, lajmet e keqija na shkaktojne dhembje te medha. Por, duam te besojme se keto “smurje te femijve” nder Shqiptaret e Medvegjes, se shpejti do te sherohen dhe tejkalohen dhe… harrohen.
Medvegjasit kane perkrahjen e dy shteteve Shqiptare:Tokes Nene dhe Kosoves, te vellezerve te Presheves e Bujanocit dhe te gjitha trojeve Shqiptare,te bashkesise nderkombetare, kemi perkrahjen dhe ndihmen e Diaspores se mrekullueshme. Medvegjasit kane edhe intelegjencen e jashtezakonshme. Duhet vetem bashkimi dhe uniteti, sidomos, per ceshtjet me madhore- qendrimin ne kete vend te dahsur dhe te shejte Shqiptare.
12 Shtator 2010 at 1:46 am
Pershendetje Gurbetqari
Sinqerisht te ju themi na brengos teje mase edhe nevbe kjo gjendje e krijuar ,dhe jemi menduar sa e sa her qe te publikojm apo jo.Mirpo lexusit meritojn te informohen,ndaj edhe po e bejm nje gje te till.Edhe pse siq e thate edhe ju me lart lajmet e keqija vetum sa na merzisin dhe na brengosin
rrespekt Staffi
12 Shtator 2010 at 6:45 am
Ju falenderoj. Jeni shume te mire, jeni te mrekullueshem.Beni nje pune te mbare:jepni informata objektive dhe me kohe. Informoni per at qe, per momentin, eshte interesi i Medvegjasve Edhe me fotografite dhe materialet tjera, ju na beni qe te jemi me afer Vendlindjes.Kengen “Medvegje- Toka ime” qe, per mrekulli e kendon artistja dhe Motra e madhe e Kombit- Shyrete Behluli, Diaspora e Medvegjes e degjon per cdo dite dhe e perjetojme si “himnin” per Vendlindjen.
E theme me kenaqesi se JU, “Medvegja.Net”,keni ndikim te madhe pozitiv ne formimin e drejt te Opinionit tek Shqiptaret e Medvegjes dhe me gjere.Vrehet se ju nuk jeni rreshtua per kete ose ate fuqi politike, por, keni interes dhe jeni rreshtua vetem per mireqenjen e Medvegjasve dhe te Popullit tone.
Ju lumte dhe te tille te jeni gjithemone.