RSS

Përurohet ndërtesa kolektive banimi në Medvegjë për refugjat sërbë nga Kosova

9 Korrik 2010

-Lajmet-


Përurohet ndërtesa kolektive banimi në Medvegjë për refugjat sërbë nga Kosova

Medvegjë 8 korrik 2010(medvegja.net)

Ministri i pushtetit lokal Millan Markoviq,ai i punës dhe mirqenies sociale Rasim Lajiq,kryesusi i delegecionit të Bashkimit Evropian Vensan Dejer si dhe komisioneri per refugjat i sërbisë Vladimir Cuciq kan përuruar në Medvegjë ndërtesën kolektive për 6 familje refugjatësh serbe nga Kosova si dhe për 2 familje me kushte të rrezikuara sociale.

Projekti kap shumën e 140.000 euro ndërkaq është financuar nga Bashkimi Evropian.

Ministri Milan Markoviq, që është edhe kryetar i trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka deklaruar se “shpreson se edhe në vitin e ardhshëm me aksione të ngjajshme të zgjidhet problem i refugjatëve në Medvegjë, duke rikujtuar se në 120 komuna në Serbi ka projekte të ngjajshme”.

Ai familjeve me fëmijë që kanë kërkesa të vecanta i ka dhuruar kompjuterë, si dhe një kompjuter i ka dhuruar “shtëpisë së pleqëve” në Medvegjë.

Sipas ministrit Lajiq, këto banesa që janë dhuruar janë një shembull i mirë për bashkëpunimin e qeverisë, qeverisjeve lokale dhe organizatave ndërkombëtare.

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply