RSS

Në Tiranë u mbajt Kuvendi për shpalljen e Platformës për Shqipëri Natyrale

31 Tetor 2010

-Lajmet-

U promovua Lista për Shqipërinë Natyrale

Në këtë promovim morën pjesë një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve, duke përfshirë këtu pushtetin lokal të Tiranës, drejtues të partive politike nga mbarë trojet shqiptare, përfshirë këtu edhe Kosovën Lindore, përkatësisht Medvegjën, Preshevën dhe Bujanocin

Tiranë, 30 tetor 2010 (medvegja.net)

Në sallën e Baletit dhe të Operës, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u mbajt promovimi i themelimit të lëvizjes Lista për Shqipërinë Natyrale. Kësaj i priu shpallja paraprake e Platformës për Shqipërinë Natyrale nga Koço Danaj, ideator i kësaj lëvizjeje gjithëkombëtare.
Në këtë promovim morën pjesë përfaqësues të partive politike, kryetarë komunash, organizata joqeveritare, lëvizje të ndryshme për bashkim nga të gjitha trojet shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Çamëria, Kosova Lindore (Medvegja, Presheva dhe Bujanoci), si dhe nga Diaspora.

 
Delegacionet nga Medvegja dhe Presheva 
 
Manifestimi u hap me intonimin e Himnit Kombëtar, për të vazhduar më pas me brohoritjet e shumta nga të pranishmit në sallë. Ishte krijuar aty një atmosferë shumë atraktive, e stolisur me flamuj kombëtarë shqiptarë, e përgatitur veçanërisht nga tifozët kuq e zi, të cilët nuk ishin të pakët në numër. Nuk munguan as parullat e shumta, si: “Një komb – një flamur – një shtet!”, “O sa mirë me qenë shqiptar!”, “Jemi një!”, e shumë të tjer.

Pamje nga atmosfera impozante në sallën e Operës në Tiranë
 
Koço Danaj, protagonisti kryesor i kësaj ngjarjeje, e hapi manifestimin, duke u shprehur i bindur se qëllimi final do të arrihet. “Ne do t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që t’i shqyrtojë padrejtësitë që iu bënë shqiptarëve më 1913, në Kongresin e Londrës, kur ata padrejtësisht na ndanë në 5 shtete, ndërkaq faktin për padrejtësitë e bazojmë në deklarimet e mëvonshme të kryeministrave dhe kryetarëve të pjesëmarrësve të Konferencës së Londrës”. Ai tha se, “ne kemi qenë dhe jemi shqiptarë evropianistë, që nga Presheva e deri në Çamëri”. Zotëri Danaj më tutje porositi: “Pranojeni platformën për Shqipërinë Natyrale, e cila është një ofertë për paqe, të cilën ne ua dërgojmë edhe popujve të tjerë fqinjë. Lista për Shqipërinë Natyrale është një lëvizje e re mbarëkombëtare, e cila synon pikërisht bashkimin e shqiptarëve në një shtet, me mjete demokratike dhe paqësore”.

 

Koço Danaj
 
Manifestimin e përshëndetën edhe Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës; Jonuz Mulsiu, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit; Orhan Rexhepi LKSH; Avni Klinaku nga Lëvizja për Bashkim; Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje; admiral Vladimir Beja, ish-komandant i Flotës Shqiptare; përfaqësues të studentëve, si dhe tifozët kuq e zi, e të tjerë.
Delegacioni nga Medvegja: Jonuz Fetahu, Ramadan Beqiri, Hamdi Halimi, Gani Krasniqi, Rexhep Abazi dhe Fadil Mustafa.
 
Në një prononcim për medvegja,net., Rexhep Abazi, kryetar i Degës së UDSH për Medvegjë shprehu kënaqësinë e tij të veçantë, si dhe të delegacionit nga Medvegja për pjesëmarrje në këtë promovim. Ai tha se Medvegja në këtë eveniment me rëndësi kombëtare u përfaqësua denjësisht nga shtatë profesorë, të cilët janë, sipas tij, e bartin aktivitetin politik në Medvegjë në forma të ndryshme dhe të cilët do të kontribuojnë në realizimin e synimeve shekullore të shqiptarëve për një Shqipëri vërtet natyrale, ashtu siç i prezantua sot, ngase ata më mirë se të gjithë të tjerët i përjetojnë në lëkurën e tyre pasojat e ndarjes së shqiptarëve në pesë shtete”.


Ragmi Mustafa,Kryetar i Preshevës

Shkruan: Burim Uka
Fotografitë : medvegja.net

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

4 Responses to “Në Tiranë u mbajt Kuvendi për shpalljen e Platformës për Shqipëri Natyrale”

  1. Gurbetqari Says:

    Delegacioni ne nivel dhe dinjitoz i perbere nga profesore te nderuar te Medvegjes (Jonuz Fetahu, Ramadan Beqiri, Hamdi Halimi, Gani Krasniqi, Rexhep Abazi e Fadil Mustafa) ne kryeqytetin Shqiptar- Tirane.Sa bukur aq edhe e natyrshme. Dhe, ky Tubim le te mos jete vetem “promovim” i kerkeses per drejtesi dhe kthimit ne gjendje natyrale.Cdo gjeje qe, me padrejtesi ose gabim, iu eshte thye “natyraliteti”, perseri le te kthehet ne “Natyrale”.Kthimi ne “Natyrale” eshte proces i natyrshem dhe… i drejte. Cdo gje i kthehet vendit te vet: lumi- shtratit te vjeter, ujku- guves se tij,malingona- nen dhe kthehet, zogu- foles,njeriu po ashtu- vendit te vet i kthehet. Dhe tokat mund te kthehen vendit te vet. Kurr mos thuaj- jo.

  2. Rexhep Says:

    Es selamu alejkum

    Këta njerëz po shohin ëndërrra në mes ditë, po ku e han pazari kë ide bre aman ?!

  3. Shqipja Says:

    Ma mire me pa ëndrra mu bashku me Shqiperin se me met me Serbin o ti Rexhep… po leje mos e nencmo selamin qe pe perdor.

    me nderime Shqipja / Medvegje

  4. Rreze Drite Says:

    Ma ne fund edhe publikisht po prolongohet per Shqiperin Etnike.
    medvegja.net shum faleminderit per keto reportazhe kaq gjitheperfshirese

Leave a Reply