Polici shqiptar shpëton 2-vjeçaren rome

Medvegjë, 5 tetor – Polici Agron Kosumi nga Medvegja ka shpëtuar një vajzë dyvjeçare nga ngufatja, kur ai, duke u kthyer nga takimi zyrtar, vërejti tollovinë në lagjen rome, ku prindërit përpiqeshin t’i ndihmonin vajëz së tyre që filloi të ngufatet pasi kishte përpirë një tabletë, njofton agjencia Fonet
Kosumi i doli në ndihmë vogëlushes nëpërmjet frymëmarrjes artificiale.
Pas pak kohe, asaj iu kthye vetëdija, kurse më vonë mjekët e kontrolluan dhe konstatuan se asaj i është kthyer frymëmarrja normale./Koha/


6 Tetor 2011 at 9:44 pm
te lumt more agron per gjestin humane qi e ke ber
8 Tetor 2011 at 4:28 am
Cdo lavdrat policit, Agron Kosumit, per kete veper te madhe e humane, per vet-inisiativen dhe profesionalizmin e tij te larte.Z-ti Kosumi shpetoi nje jete po sa te fulluar dhe nje Familje nga dhembja e perjetshme. (Por, krahas shpetimit te femiut, Polici Kosumi, duhet te shkruaj flete-padine per prinderit qe iu kane rrezikua jeten voglushes 2.-vjecare edhe pse kete e kane bere duke mendua se po i ndihmojne).