RSS

Vllasi:Presheva të këmbehet me Zubin-Potokun

11 Dhjetor 2011

-Lajmet-

Avokati dhe ish-funksionari komunist i Kosovës, Azem Vllasi, ka deklaruar se përkundër faktit se në Prishtinë nuk flet askush për ndarjen e Kosovë, megjithatë në koluare të ndryshme përmendet ideja për këmbime territoresh.
Sipas Vllasit, një ndarje mes Serbisë dhe Kosovës do të ndodhë sepse, siç ka thënë ai, “ne nuk mund t’i lëmë vëllezërit tanë në Serbi”.

“Pra, deshëm a nuk deshëm, duhet ta pranojmë realitetin. Dhe nuk është çudi që një ditë do të ndodhë ribashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën… Këtë e pranojnë edhe ndërkombëtarët në mënyrë indirekte, ani pse nuk flasin publikisht”, ka thënë Vllasi për preshevajone.com.

Megjithëkëtë, Vllasi ka thënë se shqiptarët assesi nuk do të pranojnë një ndarje apo ndërrim të territoreve me Mitrovicën.

“Serbët vetëm mashtrohen se me Preshevën mund ta marrin Mitrovicën. Presheva pa kurrfarë ndërrimi i takon Kosovës. Këtu ne nuk mund të lëshojmë pe. Ndërrimin e Preshevës mund ta pranojmë eventualisht vetëm me Zubin Potokun”, ka thënë Vllasi.

Vllasi ka thënë se deklaratat e disa liderëve në Luginë herë për bashkim me Kosovën e herë me Shqipërinë bëhen vetëm për marketing politik.

“E thash këtë se ketë ri-përcaktim kufijsh e ka në dorë Beogradi dhe Prishtina e jo Lugina… Ata duhet të kërkojnë të drejtat e tyre legjitime te komuniteti ndërkombëtarë”./albeu/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

One Response to “Vllasi:Presheva të këmbehet me Zubin-Potokun”

  1. femi Says:

    qka asht ma e evrtet zotri azem vllasi e fol politiken evrtet pra lugina epresheves itakon kosoves e zubi potoku edhe nese emerr serrbija asgja si duhet kosoves kshtu qe realiteti ndodh edhe qetsohet situata si ne veri ashtu e dhe ne lugin te presheves pershendetje per zotri azem vllasin

Leave a Reply