RSS

Prishet koalicioni qeverisës në Kuvendin Komunal të Preshevës

26 Nëntor 2010

-Lajmet-

 

Preshevë, 26 nëntor 2010(medvegja.net-presheva.com)
Partia Demokratike Shqiptare dhe Bashkimi Demokratik i Luginës nga dita e sotme nuk janë më partnerë të koalicionit qeverisës në Kuvendin Komunal, ka mësuar presheva.com.

“Ky lajm është i vërtetë. Në këtë moment nuk mund të them asgjë. Gjithçka që duhet të di popullata do të njohtojmë nesër në konferencë për gazetarë” ka deklaruar sot dr Skender Destani për Tanjug.

Ai nuk ka dashur t’i përgjigjet pyetjes se me prishjen e koalicionit a do përfundojë edhe funskionimi i qeverisjes lokale në Pershevë.

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimi ka hedhur poshtë çfardo mundësie që partia e tij të krijojë një koalicion të ri qeverisës.

“Ne tek Partia për Veprim Demokratik për këtë nuk po mendojmë. Kundërshtarët tanë politik në Preshevë e dinë se jemi për zgjedhje të reja lokale, që duhet të tregojnë forcën e vërtetë në skenën politike shqiptare” ka deklaruar Halimi.

Koalicioni qeverisës në Kuvendin Komunal të Preshevës e kanë përbër PDSH me 14 këshilltarë, BDL me 5 këshilltarë dhe LKSH me dy këshilltarë.

Bashkimi Demokratik i Luginës nesër me fillim nga ora 11 ka konferencë për media

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply