Në qytetin e Bujanocit përfundoi protesta paqësore gjithë popullore me moton “Boll MO 2001-2011″ e organizuar nga përfaqësuesit e partive politike shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe e mbështetur nga i gjithë spektri joqeveritarë në Luginë të Preshevës, OVL UÇPMB-së si dhe Këshilli për të drejtat e njeriut.
Me mijëra protestues kanë vazhduar protestën paqësore duke u nisur nga xhamia e qytetit, nëpërmes rrugës së Kosovës në qytetin e Bujanocit, në drejtim të qendrës së qytetit.
Para masës së tubuar njëra nga 12 mijë nxënëset shqiptare të Luginës, ka kërkuar nga Ministria serbe e Arsimit, lejimin e teksteve mësimore nga Kosova dhe Serbia, ndërkohë që i ka thënë boll ministrave Obradoviq, Daqiq dhe presidentit serb Tadiq si dhe është lexuar deklarata politike që ka dalë nga Seanca e tre Kuvendeve të Këshilltarëve shqiptar nga Presheva, Bujanoc dhe Medvegja.
Nxënësit sot në shkolla kanë bojkotuar mësimin në shenjë revolte për mos lejimin e Ministrisë serbe të Arsimit, që të përdoren tekstet mësimore nga Kosova dhe Shqipëria.

























Copyright, presheva.com 2011


17 Shtator 2011
-Lajmet-