Preshevë ,10 dhjetor 2010(medvegja.net-presheva.com)
Me rastin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Këshilli për të drejtat e njeriut, në bashkëpunim me forumet rinore të të gjitha partive parlamentare shqiptare të Luginës ë Preshevës organizoi marshin protestues.
Sot në Preshevë në ora 13:00 u mbajt tubimi protestues me rastin e Ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, i organizuar nga Këshilli për të drejtat e njeriut Belgzim Kamberi në bashkëpunim me forumet rinore të të gjitha partive parlamentare shqiptare në Luginë të Preshevës me moton “Ndal dëbimin e trurit”, ku marshi protestues filloi nga Gjimnazi “Skenderbeu” në Preshevë në drejtim të selisë së Trupit koordinues. Këtë varg të marshit protestues e mbështetën mbi 5000 protestues, ku në ballë prinin, kryetarët e komunave Preshevë, Bujanocë, përfaqësues nga Medvegja, të gjithë liderët e partive politike, duke përfshir OJQ, nxënësit, maturantët, studentët dhe pjesëmarrës tjerë nga të gjitha moshat, të rinj, të reja, gra, pleq dhe fëmijë nga të gjitha anët e vendit iu kan bashkuar marshit protestues me fishllima të bilbilave, duke mbajt në shpin protestuesit simbolin e maicave “Diploma në shpi“, parolla si “Danger” dhe “Non Grata”.
Marshi protestues u grumbullua para selis së Trupit koordinues në shenjë proteste ku fjalën e mori Albulena në emër të qindra studentëve të Luginës së Preshevës që shkollohen në Universitetin e Prishtinës që nuk i njihet diploma qinra të rinjëve dhe mijëra maturantëve nga Lugina e Preshevës që tash studiijojnë në Universitetin e Prishtinës. Këto diploma nuk po ju njihen pas shpalljes së Republikës së Kosovës si shtet i panvarur e sovran si pasojë e vendimeve të qeverisë dhe Ministrisë serbe të Arsimit .
Në këtë mënyrë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja sot kanë dëshmuar edhe një herë se protesta ka qenë në lartësinë e duhur të vlerave qytetare dhe kanë dëshmuar përpara opinionit publik ndërkombëtar se ne kërkojmë njohje dhe pranim të diplomave të Universtit të Prishtinës duke treguar se në mënyrë paqësore e shprehim reagimin tone ndaj shkeljes së drejtave të njeriut.
Protestuesit brohoritnin “pranoni Diplomat “ dhe “duam Diploma”.
Kryetari i Këshillit për të drejtat e njeriut në Preshevë z. Belgzim Kamberi është shprehur se ky problem i qindra të diplomuarve dhe mijëra maturantëve, studentëve që janë duke studiuar në Universitetin e Prishtinës është një problem i gjithë shqiptarve të Luginës, ku me këtë protest ne synojmë tii tregojmë qeverisë së Sërbisë dhe Ministrisë së arsimit që edhe ne ti gëzojmë të drejtat tona të barabarta si gjithë komunitetet tjera që jetojnë në Republikën e Sërbisë. Ne nuk do të hjekim dorë nga kjo rrugë deri sa mos të ket zgjidhje.
Organizatorët e tubimit protestues apeluan që masa e tubuar të shpërndahet në mënyrë të qetë. /presheva.com/


11 Dhjetor 2010 at 8:55 am
Cdo gje qe publikon “Medvegja.Net” eshte e qelluar, gezon e inkurajon. Raporti nga Protesta madheshtore, ne Diten nderkombetare per te drejtat e njeriut, per njohjen e diplomave te nxenesve dhe studenteve Shqiptare, qe u mbajt ne Presheve, bene krenar dhe shton besimin se Shqiptaret e Lugines do te qendrojne ne trojet e veta shekullore.Te rinjet e te moshuarit pa dallim, nxenesit e studentet, mesimedhenesit e profesoret e tyre, udheheqesit e lideret, te gjitha partite politike, ne nje front e unik ne proteste madheshtore dhe te qete.
Qeveritaret e Serbise, gjithemone kane diskriminua intelektualet dhe arsimin Shqip. Kete ne forma te ndryshme bejne eshe sot.Shpesh arriten t’a demtojne shkollimin Shqip, por, kurre nuk arriten t’a shymin.Nga cdo tentative e tille, ARSIMI SHQIP,vazhdoi te jete edhe me i organizuar dhe me cilesor.Dhe me krenari mund te themi se shkollat Shqipe ne Kosove, Maqedoni dhe vendet tjera Shqiptare, Universiteti i Prishtines ne vacanti, gjithemone kane qene (dhe jane) nder me te mirat dhe me te fuqishmet jo vetem ne ish- shtetin e perbashket por edhe ne Ballakn.
Mosnjohja e diplomave te shkollave te Shtetit te Pavarur e Sovran te Kosoves dhe te Universitetit te Prishtines ne vacanti,eshte vetem edhe nje perpjekje e Shtetit “demokratik” te Tadiqit, per t’i ndjekur dhe shperngulur edhe me shume Shqiptaret e Medvegjes, Bujanocit e Presheves.Kete e bejne per qellime te erreta politike. Diplomat dhe fakultetet, sic thote profesori Rexhep Abazi jane valide cdo kund ne bote. Pse jo ne Serbi? Sepse, Serbia nuk i don Shqiptaret e shkolluar- me DIPLOMA, por te paarsimuar.Edhe qeveritaret e sotem mendojne se Shqiptaret e Lugines duhet te jene te pa shkolle e pa dije, te jene bujqe e punetore krahu.Por, Shqiptaret e Lugines, si edhe te gjithe Shqiptaret tjere, jane te zgjuar dhe arsimdashes.Ata e dijne se vetem te arsimuar mund te vazhdojne perpara si individe dhe si pjese e Kombit, drejte BE dhe Bashkesise nderkombetare perparimtare. Aty ku edhe e kane vendin me vlerat njerezore, kulturore e historik qe kane.Pikrisht kjo eshte ajo qe i tmeron edhe qeveritaret e sotem te Serbise!
Protesta madheshtore, e civilizuar dhe e qete ne Presheve tregoi se askush nuk mund t’a diskriminoi, nencmoi dhe as te versulet me mbi ARSIMIN SHQIP. At nuk arriti dot t’a zhdukin as regjimi fashisoid i viteve te 90-ta, as Akademia e shkencave dhe arteve te Serbise dhe as Kisha ortodokse Serbe. Kete nuk do t’a arrijne as “demokratet” e sotem te ketij shteti.
Shqiptaret e Lugines se Presheves jane pjese e Kombit dinjitoz Shqiptar. Ata kane dy shtete dhe Diasporen pas veti dhe Bashkesine nderkombetare qe i perkrahin per te drejtat qe u takojne dhe qe eshte normale t’ju takojne. Ata dojne te arsimohen Shqip,te jetojne Shqip dhe vdesin Shqip.
Shqiptaret e Lugines, keshtu te bashkuar e unik duhet te vazhdojne me kerkesat shume te qarta per njohjen e diplomave dhe krijimin e kushteve per kthimin e Shqiptareve te shperngulur me dhune ne pronat e veta. Per kete te kerkohet edhe mbeshtetja e Bashkesise nderkombetare. Pse jo- per kete qellim te vazhdohet edhe me protesta tjera te qeta.
Arsimi ndricon rrugen perpara dhe eshte keshtjelle kunder kundershtareve.Shqiptaret e Lugines nuk duhet te lejojne te jetesohen “elaboratet” dhe “programet” e qarqeve te erreta ne Serbi kunder arsimit SHQIP dhe kunder Shqiptareve.
13 Dhjetor 2010 at 8:46 am
une %100 shqiptare jam nukdi une shqip.une turqi pu rri edhe pune turqi.karde?lerim ben arnavutça bilmiyorum.öncelikle sizlerden özür diliyorum.ben arnavutum ve sizin için hiçbir ?ey yapmad?m.bizler türkiyede ya?ayan arnavutlar olarak suçluyuz.in?allah oradaki gençlerimiz memleketi terk etmeden öncekilerin yapm?? oldu?u mücadeleyi sürdürürler.türkiyedeki arnavutlar asimile oldular.ama ben arnavutum arnavut kan? ta??yorum ve bundanda çok gurur duyuyorum.sizler için sadece dua etmekten ba?ka elimden bir?ey gelmiyor.tekrar söylüyorum sizlerden çok özür diliyorum.?unu iyi bilinki kalbim sizinle beraber at?yor.allah yard?mc?n?z olsun