RSS

PVD feston 20 vjetorin

10 Tetor 2010

-Lajmet-


Në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë sot subjekti i parë politik në Kosovën Lindore PVD feston 20 vjetorin

PVD feston 20 vjetorin


Në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë sot subjekti i parë politik në Kosovën Lindore kremtori njëzet vjetorin e veprimit politik

Preshevë 9 tetor/ medvegja.net-presheva.com/

- Në mesin e shumë simpatizantëve dhe atyre që vunë themelet e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) u zbuluan nëpër mure e korridorit fotografi të njerëzve kyq të kësaj partie ndër vite në mesin e të cilëve kishte edhe prej tyre që më nuk ishin në jetë.


z.Femi Beha,kryetar i degës së PVD-së në Medvegjë

Për t’i uruar të gjithë të pranishmëve këtë vitë jubilar fjalën i pari e mori kryetari i degës në Medvegje z.Fehmi Beha i cili u shpreh se kontributi I subjektit pjesë e së cilit është vetë është tepër I madhë dhe për këtë e tregon mjaft mirë bagazhi I veprimtarisë sonë. Ai gjithashtu përgëzoi kryetarin e kësaj partie z.Riza Halimi I cili sipas tij ka marrur detyrën më të vështirë në kohën më të vështirë për popullin tonë për t’i orientuar dhe të mos i lënë nën harresë.

Pas tij para të pranishmëve foli edhe kryetari i degës në Bujanoc njëherit edhe kryetar i komunës z.Shaip Kamberi I cili gjithashtu foli për punën e cila është bërë po bëhet po edhe që do të bëhet në të ardhmen nga ky subjekt, i pari në këtë rajon.

Riza Halimi mori fjalën pastaj duke u shprehur mjaftë entuziastë për atë të cilën ka kaluar ky rajon I shqipëtarëve dhe për sukseset të cilat u arritën nga ky subjekt. Ai falemderoi aktivistët shqipëtarë të cilët kanë dhënë një kontributë të jashtëzakonshëm për ndërkombëtarizimin e qështjes shqipëtare si në Gjenevë, Washington ashtu edhe në New York.

Në vazhdim z.Halimi premtoi se në nuk do të pushojmë së punuari drejt avancimit të bashkëvendasit tanë,dhe drejt realizimit të kësaj do të kenë mundësi që në vazhdim të japin kontributin e tyre edhe shumë e shumë të rinjë të shkolluar dhe të aftë që të orientojnë veten. Në fund z.Halimi shpërndau edhe disa libreza partie për disa anëtarë të rinjë. Ky takim vazhdoi me një mori recitalesh e interpretimesh nga të rinjët e më pas u shtrua një koktej rasti për të gjithë të pranishmit

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

One Response to “PVD feston 20 vjetorin”

  1. Blerim Says:

    Pergezime per kete pervjetor kaq te rendesishem ,20 vite nuk jan pak per te ja perkushtuar politikes dhe interesave te kombit.Ishit te pazavensuar nderkaq tani ju sygjeroj te ndrroni kahjen e gabuar qe keni marr kunder interesave kombetare.

    urime

Leave a Reply