Qeveria serbe miraton dekretin për lëvizje të lirë, me targa KS mund të qarkullohet në Serbi qendrore
Qeveria e Serbisë ka miratuar dekretin për lëvizjen e lirë me të cilën definohet kontrolli i vendkalimeve kufitare me Kosovën, ka njoftuar drejtori i zyrës që Qeverisë serbe për mardhënie me medie Milivoje Mihajloviq, transmeton presheva.com.
Kjo rregullore siç deklaron Mihajloviq në konferencë për gazetarë, parashef që personat që kanë dokumenta të lëshuara nga insituticionet e përkohshme në Kosovë, mund të kalojnë linjën administrative në mënyrë që ata do të pajisen me doklumenta në hyrje dhe dalje që do të konsiderohen të vlefshme vetëm për një herë.
Sipas tij, veturat që kanë targa “KS” (apo UNMIK targat) do ti mundësohet që të qarkullojnë në Serbinë Qendrore, me dokument për hyrje dhe dalje. Ky dekret përmban dhe klauzolë që veturat me targa “RKS” (Republika e Kosovës) të zëvendësohen në vendkalimin kufitar, dhe në vend të tyre të jepet targa të përkohshme.
Ky dekret është miratuar pas marrëveshjes për lirinë e lëvizjes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës kanë arritur në fillim të muajit korrik në Bruksel.



22 Dhjetor 2011
-Lajmet-