RSS

Ragmi Mustafa lobon me deputetë të parlamentit të Kosovës,për përfshirjen e Medvegjës,Preshevës dhe Bujanocit në bisedimet në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë

7 Mars 2011

-Lajmet-

Një ditë para se të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Ragmi Mustafa me bashkëpunëtorë gjatë ditës së sotme (e dielë), pati takime lobimi me deputë të PDK-së, AAK-së, Lëvizjes për Bashkim dhe Lëvizjes Vetëvendosje.


Partia Demokratike Shqiptare
Preshevë

NJOFTIM

Një ditë para se të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Ragmi Mustafa me bashkëpunëtorë gjatë ditës së sotme (e dielë), pati takime lobimi me deputë të PDK-së, AAK-së, Lëvizjes për Bashkim dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Takimi kishte karakter të lobimit rreth qëndrimeve në sencën e nesërme të Parlamentit të Kosovës ku iu është sqaruar problemet që ballafaqohet Kosova Lindore përkatësisht Presheva Bujanoci dhe Medvegja. Në këto takime janë prezantuar dokumentet kyçe që janë dalë nga popullata shqiptare e kësaj treve që nga Referendumi i 1 dhe 2 Marsit 1992, Lufta e armatosur e ish-UCPMB-së nga e cila doli dhe Marrëveshja e Konçulit ku nënshkrues i së cilës ishtë z. Piter Feit dhe Platforma Politike e 14 Janarit 2006. Takimi pati mirëkuptim nga parlamentarët e subjekteve të lartëcekuar dhe janë dakorduar që në rezolutën që pritet të miratohet nga Parlamenti i Kosovës të parashohin problemet e vazhdueshme që ka mbretëruar dhe po mbretërojnë në Kosovën Lindore me ç’rast dhe është arsyetuar qëndrimi se duhet që në bisedimet që pritet të ndodhin në mes të Republikës së Kosovës dhe të Serbisë të jetë temë e këtyre bisedimeve çështja e shqiptarëve në Kosovë Lindore.

Preshevë
Shërbimi për informi i PDSH-së
06.03.2011

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

One Response to “Ragmi Mustafa lobon me deputetë të parlamentit të Kosovës,për përfshirjen e Medvegjës,Preshevës dhe Bujanocit në bisedimet në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë”

  1. Gurbetqari Says:

    Veprim shume i qelluar. Rezultati: vite te tera nuk eshte bisedua dhe permend ceshtja e Lugines me shume se sa ne seancen e sotme te Kuvendit te Republikes se Kosoves, vetem nje dite pas ketij “lobimi”.

Leave a Reply