RSS

Rajoni i Medvegjës pa asnjë puntorë shëndetsor shqiptarë!

5 Maj 2010

-Lajmet-

Rajoni i Medvegjës pa asnjë puntor shëndetsor shqiptarë!

Banja e Sijarinës 3 Maj 2010(medvegja.net)

Rajoni i Medvegjës dhe Siarinës edhe pse dikur ishte i banuar me më se 3 mijë shqiptarë autoktonë, si rezultat i mungesës së lirive dhe të drejtave elemnatare për jetesë, ka detyruar shqiptarët të zhvendosen në kërim të kushteve më të mira për jetë.


MEDVEGJA

Është tërësisht e pakuptimit që në shtëpinë e shëndetit në Medvegjë, të mos ket të punësuar as një të vetmin shqiptarë .Ky shqetësim në mbledhjen e fundit tëTrupit Koordinues qeveritarë serb për Komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, u ngrit nga Dr. Sabit Sahiti-drejtor I Shtëpis së Shëndetit në Preshevë.


Dr.Sabit Sahiti- Drejtor i Sh.Sh. në Preshevë

Në rrethana të hapjes së mundësive për kycjen e shqiptarëve në këtë institucion tejet të rëndësishëm, Dr Enver Abazi është njëri ndër shumë kuadro shqiptare, që janë më se të gatshëm që të kthehet në vendëlindje, ndonëse ka vite që janë detyruar të shpërngulen.


Dr Enver Abazi-kirurg

Krijimi I kushteve për jetë më të mirë është domosdoshmëri për një kthim të të zhvendosurve shqiptarë nga këto troje. Ndonëse për një gjë të tillë të paktën deri më tani nuk ka gatishmëri serioze nga Qevria e Serbisë, megjithate vullneti për kthim nuk mungon, kjo më së miri shihet edhe në masovitetin e Takimit tradicional të bashkëatdhetarëve i cil cdo 1 maj mbahet në Tupallë të Medvegjës.

Shkruan: Baki Rexhepi
Fotografitë:medvegja.net

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

2 Responses to “Rajoni i Medvegjës pa asnjë puntorë shëndetsor shqiptarë!”

  1. Gurbetqari Says:

    Shqiptaret e Medvegjes bejne gjume ne Kosove, Perendim ose gjetiu, por, endrren e kane ne Tupalle, Svirce, Llapashtice e Sijarine,Gerbac e Rama Baje, Baje e Vjeter, Gjylekreshte, Kapit e Baje te Sijarines. Sepse, aty kane eshtrat e te pareve, aty paten djepin dhe aty deshirojne t’a ken edhe varrin.Dinjitetin e ketyre trojeve te shejta Shqiptare,sot, vazhdojne t’a ruajne ata pak Medvegjas qe nuk e braktisin Vendlindjen. Ju lumte dhe nje falenderim i madh per kete.

    Ne shtepiat e Shqiptareve te Medvegjes, u perkunden shume bija dhe bije- trima, atdhedashes dhe intelektual:prej atyre te mdhejve- Heroit Zenel Hajdinit,Akademikut Idriz Ajetit,profesorit Zeqir Bajramit, Dr Hajdar Xhemes, Heroit Veli Dedit,Dr Ramadan Xhemes e deri te heronjet dhe intelektualet e fundit, ky natyrisht bejne pjese edhe dy mjeke dhe punetore te shkences se Mjeksise- Dr Ramush Beha dhe Prof Dr Gjina Zeqiri(me doktorat dhe post- doktorat ne njeren nder qendrat me te medha te Mjeksise Boterore, te asaj ne Gjeneve).Ne bankat e shkollave ne Tupalle dhe Baje te Sijarines, ne 20 vitet e fundit, arsimin fillor e moren rreth 20 mjeke te tjere qe sot kujdesen per shendetin e njerezve jasht Medvegjes.

    Kurse, ne Rajonin e Medvegjes- asnje prej tyre??!

    Per kete gjendje, natyrisht, pergjegjesine e ka “pushteti demokratik” i Komunes dhe Qeveria e Serbise, por, bashkefajtore mund te behen edhe forcat popitike Shqiptare, po qe se nuk luftojne me konsekuence per kthimin e Shqiptareve ne shtepite dhe pronat ne Vendlindje, qe nenkupton edhe punesimin adekuat te tyre.Natyrisht, edhe ne Shendetesi.

  2. historian Says:

    edhe pse ne kete renditje do te duhej te hynte ne rang thuja se me te lartin Xhemë Osman Tupalla .. i cili thuja se gjith shqiptarija e di trimrin dhe burrerin tipike shqipetare te ketij Legjende

    me te mira

Leave a Reply