RSS

Reagim i SHH,,Medvegja” dhe SHH,,Lugina e Presheves”

1 Janar 2011

-Lajmet-


TV Diaspora e vetmja dritare informative e mërgatës

Na shqetëson lajmi i mbrëmshëm në edicionin e lajmeve qendore në Radio Televizionin Publik të Kosovës, se persona të pandërgjegjshëm, janë duke e penguar siç u tha, në lajme partnerin e RTK-së, TV Diaspora, dritarja e vetme për ne bashkatdhetarët, që së bashku me RTK, TV Diaspora, janë duke bërë të pamundurën, për ta pasqyruar, jetën dhe veprimtarinë e mërgatës shqiptare në botë.

TV Diaspora, ka qenë gjithmonë, aty kur kemi pasur nevojë ne, për të shprehur dhe pasqyruar, aktivitetet tona, brengat, por edhe sukseset që i kemi arritur. Prandaj, edhe ne, solidarizohemi, me TV Diaspora, por edhe me RTK-në, sepse, së bashku, do ti kalojmë të gjitha pengesat dhe besojë, se edhe dora e keqe, që e ka prekur TV Diaspora, nuk do të ketë guxim më ta bëjë ate.
Edhe njëherë, ngrejmë zërin tonë, kundër keqbërësve, që dëmtojnë fjalën e lirë, jo vetëm të TV Diaspora, por të gjitha mediave shqiptare.
Me këtë rast, i drejtohemi, organeve kopetente, që të reagojnë sa më shpejt, që të mos pengohet puna e TV Diaspora.

Shoqata humanitare “Medvegja”-Fully-Valis
Shoqata humanitare “Lugina e Preshevës”-Gosau Zvicër

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply