RSS

REVISTA e Medvegjës – Ftesë për bashkëpunim

9 Dhjetor 2010

-Lajmet-

Riperseritet:




Shoqata Kulturore Bamirëse ,, Medvegja Forum ”
w w w . m e d v e gj a . n e t
Grupi Letrar “Bafti Krasniqi”
M E D V E GJ Ë/ P R I SH T I N Ë


FTESË PËR BASHKËPUNIM ME REVISTËN E MEDVEGJËS

Njoftohen të gjithë të interesuarit se së shpejti do të botohet një Revistë për Medvegjën e vetmja në gjuhën shqipe në Medvegjë.
Kjo Revistë është themeluar nga “Medvegja Forum” dhe shumë shpejt do të botohet numri i parë i saj.

Në këtë Revistë do të botohen shkrime të ndryshme të cilat në qendër të vëmendjes do ta kenë Medvegjën. Por, nuk do të mungojnë as tema të cilat kanë të bëjnë me Bujanoc, e Preshevë, si dhe tema tjera në interes të lexuesve.

Redaksia e Revistës i fton të gjithë të interesuarit që shkrimet e tyre t’i dërgojnë në adresën elektronike: redaksia@medvegja.net .
Në veçanti kjo ftesë iu adresohet të gjithë bashkatdhetarëve nga Medvegja, Presheva dhe Bujanovci.

Tematikat të cilat do të botohen mund të jenë të çfarëdo fushe, por natyrisht se temat që kanë të bëjnë me Presheve, Bujanovc dhe Medvegjë do të kenë një hapësirë më të gjerë në Revistë.

Shkrimet e përzgjedhura do të botohen në Revistë.

Ju mirëpresim

R E D A K S I A 
07 . 12 . 2010

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

4 Responses to “REVISTA e Medvegjës – Ftesë për bashkëpunim”

  1. AlbeNian Says:

    Ide me te mire nuk kam has deri me tani te medvegjasit.

    Qdo gje qe shkruhet mbetet histori,ndaj edhe Revista do te jet nje hap shum i mire ne menyre qe zeri i te rinjeve te ndegjohet qdo kund qe flitet shqip.

    Ju uroj shum suksese dhe shpresoj te kem mundesin te ju perkrah sa do pak,puna juaj na obligon qe te ju perkrahim edhe te ju dheme nje shtytje te para.

    Mos i shikoni gjeneratat e vjetra te zhvendosura ne Kosove,qe ne koherat me te veshtira te medvegjes ata heshten,u fshehen,dhe asnjeher zeri i tyre nuk u ndegjua.

    Ju te rinjet duhet te jeni shembull dhe errnek per gjeneratat e ardhshme,e kete shembull ju ipni permes ketyre iniciativave qe meritojn qdo lavdat.

    09/12/2010
    AlbeNian,Medvegje

  2. Diar Says:

    NJE IDE SHUM E MIR POR A MUND TNA TREGONI SE KJO REVIST A DO TE JET CDO MUAJ CDO JAV ?? DHE A DO TE KEMI MUNDESI TA GJEJM EDHE NE KOSOV

  3. Bijevllase Says:

    Pergezime dhe urime.Ju lumt.Nje gezim per Medvegjen tone. Pune te mbare dhe suksese!!!

  4. medvegja.net Says:

    Pershendetje

    Me lejoni te ju pershendes dhe te ju falenderoj per perkrahjen,ne veqanti juve AlbeNian qe jeni nje figur shum e rrespektuar nga ana e Medvegja Forum.

    Gjithsesi perkrahja e te gjithve nevojitet.

    Diar,revista do te jet mujore do ti dedikohet Medvegjes me shum,por do te kete edhe artikuj nga Presheva,Bujanoci,Republika e Kosoves,me nje fjal do te kete artikuj nga te gjitha vendet ku flitet shqip.

    Revisten mund ta gjesh edhe ne Kosove,por edhe ne Medvegje dhe Diaspor.E ne shpresojm qe ndonje exzemplar te dergojm edhe ne Presheve dhe Bujanoc.

    Per te gjitha informatat se ku mund ta gjeni revisten do te ju informojm me kohe.

    Bijevllase mbetesh e pershendetur dhe shum e rrespektuar.

Leave a Reply