RSS

Rexhepi:Kufijtë e rinj në Ballkan

27 Mars 2011

-Lajmet-

Kufijtë e rinj në Ballkan

Preshevë, 25 mars (medvegja.net)

Lideri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Orhan Rexhepi, njëherësh dhe njëri nga komandantët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Luginës së Preshevës (UÇPMB), tash nënkryetar i Kuvendit të Preshevës, Orhan Rexhepi, në një deklaratë dhënë për mediat serbe (FoNet dhe JUGpress), ka thënë se tashmë është e qartë që bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit nuk do të jenë vetëm teknike dhe se gjithçka, sipas tij, është duke shkuar në atë drejtim që ato të shndërrohen në bisedime rreth gjërave të mëdha, përkatësisht rreth rregullimit të kufijve të rinj në rajon.

Rexhepi konsideron se rregullimi i kufijve në fillim do të zgjidhet në mes Kosovës dhe Serbisë, por që pastaj shpejt do të zgjerohet edhe në rajon.

Harta e kufijve të tanishëm në Gadishullin Ballkanik

“Grupi Ndërkombëtar i Krizave tashmë ka filluar të ndryshojë qëndrimin e vet për mos-ndryshimin e kufijve, kur është prononcuar për autonomi të Kosovës veriore”, është shprehur Rexhepi, duke shtuar se “në kontekst të kësaj Lugina e Preshevës patjetër duhet të bëhet pjesë e Kosovës, përkatësisht pjesë e Shqipërisë”.

Në favor të këtij konstatimi, ish-komandanti i UÇPMB-së, Orhan Rexhepi, ka potencuar Kartën e Kombeve të Bashkuara për të drejtën e popujve në Vetëvendosje, Konferencën e Helsinkit të vitit 1975 për ndryshimin e kufijve në mënyrë të qetë përmes bisedimeve, “përmirësimin” e Konferencës së Versajës të vitit 1919, Sondazhin e fundit të Galup International, siç thotë me kërkesën e Bashkimit Evropian, sipas të cilit Sondazh 75 për qind e shqiptarëve në gjithë Ballkanin janë për bashkimin e trojeve të tyre në një shtet si dhe Referendumin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vitit 1992, për bashkëngjitjen e saj me Kosovën, por gjithashtu edhe Kryengritjen e UÇPMB-së në vitet 2000-2001.

Rexhepi konstaton se mbështetja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për Riza Halimin (PVD) dhe Rahmi Zulfiun (UDSH), të cilët janë për atë që “Lugina e Preshevës të mbetet pjesë e Serbisë”, drastikisht po zvogëlohet. Populli shqiptar, sipas tij, është ai që vendos për gjërat e mëdha historike, që do të thotë se idetë e tilla të tyre janë përfundimisht të tejkaluara, e përmbyll deklaratën e tij, Rexhepi, dhënë për mediat serbe (FoNet dhe JUGpress)./Koha Ditore/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

3 Responses to “Rexhepi:Kufijtë e rinj në Ballkan”

  1. Abaz KADRIU Says:

    Të gjithë Shqiptarët jetojnë në TROJET E VETA , por jo edhe në SHTETIN E TYRE. kjo padrejtësi duhet të RIKTHEHET nga ata që u morë dhe ata që e ndihmuen kjo është zgjidhje që e qetëson Këtë rajoni, zgjidhje përfundimtare në Ballkanë dhe prap fqinjët tanë do të na mbesin borqë.
    Për të realizuar këtë Kosova Lindore duhet ta zbatojnë vullnetin e popullit të shprehur me referendum të vitit 1992 dhe të bashkangjitet sistemit të Kosoves gjegjësisht mos Ata njoh më pushtetin aktual, aty deputeti aktual në Serbi duhet të tërhiqet dhe tri Kuvendet Komunale Presheva, Bujanovci dhe Medvegja të veprojnë në mënyrë të pa varur kurse këshilltarët shqiptarë të Komunës së Medvegjes ta formojnë komunën e re me fshatrat e banuara me shqiptarë me qendër ne Banjën e Sijarinës ku ka qenë edhe më herët por ju ka marrë, dhe të jenë të gatshëm sipas situatës dhe përfundimisht të vihet drejtësia edhe ne këtë pjesë të rajonit.

  2. Egzontina Says:

    eshte mir me u bashku keto troje dhe me u kthy prap te gjith bashke me jetu

  3. Albenian Says:

    Me pas guximin me shpreh dhe me vepru atë çfar e thotë parashkrusi,më mirë do i kishim punët.
    Ndaj mendoj që këto fjalë,nuk guxon ti thotë secili.

Leave a Reply