RINDËRTOHET TYRBJA E KAPITIT, E DJEGUR NGA NJË ZJARR I VERËS SË SHKUAR
Medvegjë, 04 dhjetor 2011(medvegja.net)
Vera qe e lamë pas ishte një nga ato me bereqet të bollshëm, me pemë e perime, por edhe njera nga verat me thatesi te rrallë dhe të gjatë, pa të reshura për një periudhë të gatë kohore e që vazhdoi edhe gjatë tërë vjeshtës. Për këtë u shkaktuan edhe zjarre në rajone të shumëta, e një nga ato zjarre ndodhi edhe në fshatin Kapit të Medvegjës.
ME ANGAZHIMIN E ZAVENDËSKRYETARIT TË KOMUNËS Z.FLORIM SAHITIT DHE TË BASHKËSIVE LOKALE KAPIT E TUPALLË DHE KRYETAREVE TE TYRE Z.KADRI HYSENI E Z.SOKOL HALIMI, RINDERTOHET TYRBJA E KAPITIT, E DJEGUR NGA NJE ZJARR I VERES SE SHKUAR.

Fotografi nga Arkivat e medvegja.net,pamje nga Kapiti
Me intervenimin e njësiteve të zjarrëfikëse zjarri u lokalizua dhe u shua, por la pas vedi dëmtime në prona të shqiptarëve të këtij fshati. Mbase nga ky zjarrë u dogj në tërësi edhe një objekt fetar, Tyrbja e Kapitit.
Me angazhimin e z.Florim Sahitit, zavendës kryetar i komunës, z.Kadri Hysenit, kryetar i bashkësisë lokale të Kapitit dhe z.Sokol Halimit, kryetar i bashkësisë lokale të Tupallës, ky objekt u ndertua plotëshisht i ri dhe këtyre ditëve po përfundojnë punimet në të.
Z.Sokol Halimi, me rastin e një vizite që i bëra këtij objekti të rindërtuar tha:…ishte një zjarr i madh i cili dëmtoi shumë prona, por në tërësi e dogj tyrben. Duke iu falënderuar nënkryetarit të komunës sidomos, por edhe ca njerëzve të tjerë me vullet të mirë, kjo tyrbe po përfundon së ndërtuari dhe do të qëndroj këtu siç ishte edhe më parë, si objekt fetar i shqiptarëve të Medvegjës.
Shkruan : prof.Rexhep Abazi


5 Dhjetor 2011 at 11:16 am
Shume gjest i mire ky nga ana e pushtetmbajtesve,mirepo asesi nuk ben qe popullata te shkon aty edhe te lutet . Eshte kunder Islamit ,ngase nuk meriton askush dhe asgje te lutet pervec Allahut -zotit te boterave.
Tyrbe(turbe) -nese perkthehet ne shqip nga turqishtja do te thot varrez ,qe zakonisht jane varrosur ushtaret apo prijesit turq ne perandorin osmane , pra nuk eshte Tyrbja nje objekt i shenjt ,por vetem nje varre i nje deshmori qe ka ra ne lufte .
Faleminderit per mirekuptim!
5 Dhjetor 2011 at 7:02 pm
uuuuuuuuuuuu poj meqem tek je,breeeeeeeeee pasmi nevoj per ty mena kshillu.
6 Dhjetor 2011 at 9:25 am
Me fal per keshillat ,mirepo nuk do te thot qe te gjithe jane te vetedijshem sic je ti. Pyeti prinderit e tu edhe ata te tregojn qe gjate viteve te ´90 jane vizitu me te madhe keto gjana paradoksale sic jane dervishet ,shehleret,tyrbet,e me se paku xhamit apo specialistet mjekesor!
Respekt!!
6 Dhjetor 2011 at 3:42 pm
pershendetje
Ska nevoj per kshilla se edhe ne jemi perfaqsues te bashksis islame dhe njeherit i njofim disa gjera por shum keq eshte se po shkruani me emra anonim dhe dua tju tregoj se pasi qe kjo tyrbe ishte djegur ne ju drejtuam komunes dhe njeherit zevendes kryetari i komunes i siguroj mjetet per rindertim.
Tani dikush thot skeni ber mier dikush mier por mendimi yne eshte se ne kemi vepruar dhe do te veprojm gjithmon deri sa te jetojm ne kto troje.
Shume veshtire eshte te veprohet diqka e kurse te komentohet eshte shume lehte por tegjith te bashkuar mundemi me arrit gjithqka kure te thyer asgje.
RESPEKT KRYETARI I BASHKSIS LOKALE TE TUPALLES SOKOL HALIM
11 Dhjetor 2011 at 1:00 pm
ju lumt i nderuari sokol, per te gjitha ato qe ibani per tmiren e atyre pak banorve qe ende po jetojn ne trojet e tyre strgjyshore.