Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi ka parashtruar kërkesë për përdorimin edhe të gjuhës shqipe në këtë institucion të lartë shtetëror.
Kërkesa i është drejtuar udhëheqjes së Parlamentit, gjegjësisht, Sekretarit të Parlamentit Popullor. Një kërkesë e tillë është parashtruar dhe nga deputetët e pakicave të hungarezëve dhe boshnjakëve.
Me anë të këtyre kërkesave deputet në fjalë kanë kërkuar të zbatohet norma ligjore që të fillojë aplikimi i dy gjuhësisë në gjuhën shqipe, hungareze dhe boshnjake, madje është marrë qëndrim që kjo të parashihet edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm.
Deputeti shqiptar, Riza Halimi mendon se ky proces do të jetë i vështirë pasi ende nuk ekzistojnë kushte për përkthime stimultane.
“Natyrisht me këtë hap që është marrë në këtë drejtim nuk mund të zgjidhet i tërë problemi, sepse ende nuk ka kushte për përkthime stimultane. Me sigurimin e materialeve që pritet të përkthehen në gjuhët e lartpërmendura është një hap drejt realizimit të normës ligjore që parashihet me kushtetutë, ligj dhe konventa ndërkombëtare”, ka shtuar Halimi.
Besim Ymeri



3 Dhjetor 2010 at 12:27 am
Ashtu, pra,edhe ne Parlamentin e Serbise-GJUHA e bukur dhe e embel SHQIPE.
Kur eshte fjala per “kushtet”, ato nuk paraqesin problem te madhe. Salla e Parlamentit te Serbise (eshte per te besuar) eshte e paisur me te gjithe teknologjine per pune, madje, edhe me “kabinat” per perkthyes. Kurse, perkthyes kualitativ sa te ket nevoje. Vetem ne Medvegje tani mund te gjenden 3-5 perkthyes shembullor qe mund te jene edhe-perkthyes simultan. Besoj se ne Bujanoc e sidomos ne Presheve mund te gjenden edhe me shume.(Ne kete salle te Parlamentin te Serbise, edhe shume me pare, qysh ne vitin 1979.bie fjala ne Kongresin e atehershem te Lidhjes se Rinise, perkthehej Shqip).
Por, per Deputetin Halimi edhe dic tjeter: duhet te angazhohet qe pran Tij, ne Parlamentin e Serbise, t’i ket edhe (se paku) 10 deputete Shqiptare, qe, sikur ne Parlamentin e Kosoves, duhet t’i ken Shqiptaret e Lugines si vende te garantuara.
4 Dhjetor 2010 at 5:07 pm
Pajtohem me mendimin tuaj Z.Gurbetqar, nëse në Medvegjë egziston sistemi për përkthimi stimulane,do t’ishte qesharake t’mendohet se në parlamentin e Sërbisë s’mund të bëhet një gjë e tillë.Mendoi se në Parlamentin e Sërbisë kaherë është qenë dasht të përdoret Gjuha më e bukur në Botë-Gjuha Shqipe,pamvarsisht a ka apo jo deputet Shqiptarë. Arsyet janë të shumta, një prej tyre është se Sërbia mbi 1/3 e teritorit të saj na e ka të uzurpuar, andaj kur shfrytëzon tokën e huaj, së paku është logjike ta përdorish Gjuhën e tij në instancat më të larta shtetërore.Pos kësaj nëse në Kosovë Sërbët i kanë të rezervuar vendet në Parlament (morën apo jo pjesë në zgjedhje)do t’ishte minimumi i minimumit që edhe ne Shqiptarët e Preshevës-Bujanocit e Medvegjës ti kemi të rezervuar me ligjë nga 10 vende secila komunë në fjalë.Por siq thotë fjala e urtë popullore”më mirë vonë se kurrë”,ndërsa Z.Halimi mund ti them se mos të brengoset tepër për qështje teknike të përkthimit,por të angazhohet më tepër për ç’ka është i mandatur dhe t’mos vazhdoi ta injoroi posaçërisht Medvegjën siç e ka bërë deri më tani. Përshëndetje,Fadil Selmani-Gjenevë.