Rrahet brutalisht nga policia Sokol Ismajli nga Gërbavci i Medvegjës[Plotësuar]
Gërbac-Medvegjë, 19-20 Nëntor (medvegja.net)
22: 50 /19.11.2011/ : Një i afërm i tij, në kushte anonimiteti, ka sqaruar rastin për medvegja.net. Sipas tij pas refuzimit të Sokolit , pasi që ishte i sëmurë, për t’iu ofruar ndihmë për shuarjen e zjarrit që ishte ndezur në Vllasë, njëri nga policët kishte filluar ta fyente duke i thënë se shqiptarët atij ia kishin vrarë dikë nga familjarët. Më pas ka pasuar edhe sulmi fizik ku Sokoli është rrahur brutalisht duke u goditur disa herë edhe me pjesën e prapme të armës, thonë familjarët për medvegja.net.

Fotografoi : Florim Sahiti,zavendskryetar i Medvegjës
________________________
23:00 /20.11.2011/ Fehmi Beha – Kryetar i Degës së PVD-së në Medvegjë, ka deklaruar se “ky rast është dëshmia më e mirë se shteti tentoi që me metoda të ndryshme të çrrënjos farën shqiptare nga këto troje por disi nuk arriti, tani po përdorë metodën më çnjerëzore dhunën përmes së cilës tenton të detyrojë shqiptarët që të lënë vatrat e tyre , ndaj kjo duhet ndaluar urgjentisht dhe ky rast si dhe të gjitha rastet e tjera të trajtohen në mënyrë të dinjitetshme në mënyrë që mos të përsëriten kurrë më” transmeton RTK.
Edhe Florim Sahiti – Nënkryetar i Komunës së Medvegjës, duke komentuar rastin e shprehjes brutale të dhunës, ka deklaruar për Radio Televizionin e Kosovës se “ këso raste të cilat po na përsëriten herë pas here e ku aktor kryesor janë pjesëtarët e policisë serbe, kanë një qëllim, zbrazjen e Medvegjës nga shqiptarët dhe krijimin e një Medvegje etnike serbe. Ne si udhëheqësi e kësaj komune kërkojmë urgjentisht në të gjitha instancat relevante ndërprerjen e kësaj praktike dhe dënimin e aktorëve të këtyre situatave ,raporton RTK.
________________________
19: 50 /20.11.2011/ : Ka reaguar edhe diaspora shqiptare në komunikatën e dërguar në medvegja.net thuhet :Me të marrur lajmin e hidhur, që në fshatin Gerbac të Medvegjës, është rrahur brutalisht, bashkëkombasi Sokol Ismajli nga një polic i serbisë edhe ate në shtëpinë e tij, ka shqetësuar tej mase edhe diasporën tonë. Vijnë reagime të shumta nga e gjithë diaspora, duke dënuar me notën më të madhe të mundshme ate, që e bëri këtë vepër të rëndë dhe ata, që urdhëruan të maltretohet bashkëkombasi ynë.
Me këtë rast, Shoqata Humanitare “Medvegja” me qendër në Fully të Valisit, Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” me seli në Gossau të St.Gallenit, kryesia e Akademive Përkujtimore të UÇPMB-së për Zvicër, ambasadori i paqes Mr.sci.Dashnim Hebibi dhe shumë e shumë subjekte tjera jo politike që veprojnë në Zvicër e më gjerë, dënojnë këtë rast të dhimbshëm që ka ndodhur dhe kërkojnë nga organet gjegjëse që të dënohet polici dhe ia bëjnë me dije edhe qeverisë shqiptare në Tiranë dhe asaj në Prishtinë, që të reagojnë tek faktori ndërkombëtarë për këto incidente që po ndodhin, duke kujtuar, se rastet e tilla nuk sjellin paqe në rajon. Në reagimin e tyre, theksohet, se ky rast, na kujton regjimin e kryekriminelit Millosheviq. Ndërsa me këtë rast, Shoqata Humanitare “Medvegja” në Fully të Valisit, me kryetarin e saj z.Zenel Neziri, ku ka një anëtarësi të madhe dhe mbanë miqësi të mirë me shumë personalitete të skenës politike zvicerane e më gjerë, në mënyrë emergjente, ka ftuar kryesinë, anëtarët e saj dhe gjithë medvegjasit që janë në Zvicër, për të shikuar mirë e mirë këtë rast të rëndë që ka ndodhur. Kryesia e kësaj shoqate, me medvegjasit mërgimtarë, kanë vendosur një zëri, që të dënojnë shumë seriozisht këtë gjest të rëndë që ka ndodhur për bashkëkombasin tonë Sokol Ismajli.
Ata, kanë përgatitur edhe reagime deri tek dyert më të mëdha të faktorit ndërkombëtarë, që ia bëjnë me dije, se Medvegja me rrethinë, me ata pakë banorë që ka mbetur, po maltretohen dhe mundohen, nga ata që i ka lënë prapa kryekrimineli Millosheviq, që vdiq me turp në Gjygjin ndërkombëtarë të Hagës. Banorët autokton të Medvegjës, kurrën e kurrës nuk do ta harrojnë Medvegjën, sepse aty kanë lindur, aty i kanë të parët e tyre dhe për ate vend do të japin më të shtrenjtën e kësaj bote, jetën. Kryetari i SHH “Medvegja”, z.Zenel Neziri, sot ka kontaktuar edhe me Medvegjë, me miqtë e tij, me vëllezërit e tij medvegjas, si në Medvegjë e Kosovë, por edhe me familjen e Sokol Ismajlit, ka marrur informacione të dorës së parë, se si ka ndodhur ky incident. Z.Neziri, i drejtohet edhe medvegjasëve që janë në Medvegjë dhe Kosovë, të jenë gjakëftoftë dhe të mos bien pre e skenareve të idhëta, që dinë të bëjë vetëm, ata që duan konflikte.
Ne jemi në prag të përvjetorit të madh, të pavarësisë së Shqipërisë, ne e dijmë, se në Medvegjë nuk lejohet të festohet, nuk përdoret lirshëm gjuha jonë amtare dhe shumë e shumë të drejta tjera nuk i gëzojmë, me të vetmin “faj”, se jemi shqiptarë. Me këtë rast, i drejtohemi edhe kryetarit të komunës së Medvegjës, që të mos shikoj nga zyrja e tij dhe të bëjë të pamundurën dhe të kryejë detyrën e tij ashtu si duhet dhe ta dënojë këtë rast dhe të mos lejoj që të ndodhin edhe raste tjera.
Por ne e dijmë, shumë mirë, se me çfarë politike po veprohet në Medvegjën tonë, që të shpërngulen të gjithë banorët dhe të mbetet pa shqiptarë. Këto formula ne i kemi mësuar nga historia, dekadë pas dekade, por me këtë mentalitet, nuk mundet të futet serbia në BE dhe ne jemi shumë të bindur, si kryesi e shoqatës humanitare “Medvegja”, se barazimi i këtyre formulave do të jetë, se Serbia ende është me mentalitet të viteve, 1980-1990-1999. Familjes Ismajli, i japim zemër edhe ne nga larg fizikisht dhe jemi me ata shpirtërisht e do të jemi përgjithmonë, ndërsa Sokoli shpresojmë shumë, se do ti kthehet familjes dhe miqëve të tij. Njëherit, mediave shqiptare, si në diasporë, Shqipëri, Kosovë, e Maqedoni, i drejtohemi, që të shkruajnë më shumë për Medvegjën tonë, duke ditur se në çfarë gjendje është ajo, thekson ndër të tjera Zenel Neziri kryetar i SHH “Medvegja”.
Sektori për informim i SHH “Medvegja”, Fully-Valis
_______________
09:45 /20.11.2011/: Ndërkohë kan ardhur reagimet nga spektri politik shqiptar.Prfaqësusit e Partisë për Veprim Demokratik dhe ata tëBashkësis Lokale të Tupallës të shoqëruar nga zavendëskryetari i Medvegjës zotri Florim Sahiti ,menjëher kan dalur në vendin e ngjarjes.Së bashku me ta ishte edhe njësiti i ambulancës shëndetsore të Medvegjës,për ti dhënë ndihmë femijëve.
Në një komunikat për medija të Unionit Demokratik Shqiptar në Medvegjë ndër të tjera thuhet ,, Unioni Demokratik Shqiptar ( UDSH ) – Dega ne Medvegje , rrahjen fizike te policit ndaj Sokol Ismajlit dhe familjes se tij ne Gerbac ne shtepine dhe pronen e tij e denon ashper dhe kerkon nga organet policore dhe te drejtesise qe polici i inkriminuar te marr denimin e merituar, konform ligjeve ne fuqi” thuhet në komunikata e nënshkruar nga kryetari Rexhep Abazi e të cilën e transmeton medvegja.net
_______________________
22:00/19.11.2011/ : Sokol Ismajli nga fshati Gërbac i komunës së Medvegjës, është lënduar pasi që, në shtëpinë e tij, një polic e ka goditur me armë, thotë kryetari I bashkësisë lokale, Faik Hajdari, transmeton FoNet.
Sokoli fillimisht është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Medvegjë, prej nga më pas është dërguar në spitalin e Leskocit.
Mjekët kujdestar kishin parë të drejtë që ai të dërgohet në qendrën Emergjente të Leskocit.
Sipas Hajdarit, dy policë kishin shkuar në shtëpinë e Sokolit dhe kishin kërkuar nga ai që të shkoj për të fikur një zjarr në fshat. Sokoli kishte refuzuar duke thënë se nuk mundet të shkoj pasi që është i sëmur, pas së cilës, siç është thënë, është goditur disa herë nga një polic.
Ngjarjen e ka konfirmuar edhe kryetari i komunës, Sllobodan Drashkoviq, por ai nuk ka mundur të flas për detalet.
Drashkoviq sonte ka vizituar familjen e Sokolit, ndërsa ka thënë se pret nga policia që të zbardhin rastin.
Nga Drejtoria Policore e Leskocit është thënë se në Medvegjë është dërguar një ekip i cili duhet ta hetoj rastin.
________________________
19:20 /19.11.2011/: Sot rreth ores 13 në fshatin Grbavc të komunës së Medvegjës është sulmuar brutalsiht nga policia, familja e Sokol Ismajlit.Gjatë këtij aksioni është rrahur brutalisht Sokoli gjendja e të cilit është në rrezik,bashkëshortja e tij Rabisha , dhe fëmijët e tij, ka bërë të ditur kryetari i Bashkëisë Lolake të fshatit Tupallë.

Në vendin e ngjarjes ka dalur nënryetari i komunës së Medvegjës Florim Sahiti.
Familjes Ismajli iu është dhënë ndima mjekësore ,ndërkaq Sokoli është dërguar për në spitalin e Lesovcit.
Shkaqet e rrahjes së tërë familjes Ismajli nga fshati Gërbavc ende nuk dihen , ndërkq ky rast ka future edhe më shum panikë në mesin e qyetarëve shqiptarë të këtij rajoni.
Ndërkaq fotot rreth incidentit mund ti shihni gjatë orëve në vazhdim/Rijad Demiri-Bujanoci.INFO/


19 Nëntor 2011 at 9:58 pm
Deri kur do na sulmojn qe ne Trojet tona ti leshojme?.Deri kur politikanet tane do heshtin dhe asgje nuk do te thojn?Deri kur do lejohet qe te ulet identiteti jone?E kohra te veshtira kan ardhe!!!
Ku eshte Riza Posllaniki,e ku i ka ata piunat e vet?Ku eshte UDSH ja e Medvegjes,qe veq per interes te vet po nget?
19 Nëntor 2011 at 10:20 pm
turp ende na rrahin baben fmit e nenen kurse politikanet tan tregojn per bamat e tyre si si po punojn kinse ne tmir ton e spo tregojn qe po punojn per xhepat e tyre edhe per korrupiconin qe bajn me barbaret
19 Nëntor 2011 at 10:36 pm
qishtu ndodhin senet se duhet mu qu protest jo ne kosov po mu mLedh krejt me shku ne medvegj edhe protest me majt se qishtu qdo here ka me na ndodh :@:@:@::@ qishtu tash ja nisin edhe qata qka jon met i vrajn harrohet vraj tjetri harrohet
19 Nëntor 2011 at 10:43 pm
une sokolin daj e kom po neser e diLLe krejt shiptart mu qu me shku medvegj me bo protest me kall aty ska fjal aty me kall krejt deri kur ma kshtu deri kur durohen kto sene mun jet sokoLi edhe i paralizum a me trauma e gjithqka me ndodh na rrim durkryq krejt neser ne medvegj te shohin krejt bota qka hjekum ete bojm 1 here me veper jo veq me goj
19 Nëntor 2011 at 11:26 pm
um vje kec per familjen ismajli zoti i ndimoft dhe dhasht zoti kjo e fundit te jet ne lugin te presheves mos te ket kesi te kcija e sa per politikanet tane kjo nuk ashte se sen se i prishin punt me bracet serrb e kshtu ce ci… no.. kejve atinve politikuajve
19 Nëntor 2011 at 11:47 pm
shum keq,por gjithmon kan vujt shqiptart e atyre trevave me turturat e cetnikve akan ni qellim pastrimin e teritorit nga shqiptatret edhe ket e arriten siduket,
20 Nëntor 2011 at 12:02 am
Po Slobodan Drashkoviqi ni klysh i kasapit te ballkanit qe deri von ka qen ne partin e Millosheviqit aje asht nje nder organizatoret e shpernguljes se Shqiptarve,a tasht don edhe ate numer shuum te vogel te shqiptarve qe kan mbet ende ne trojet e veta stegjyshore,don ti shperngul nga ky teritortjet i paster pa shqiptar si Toplic,sangjaku i Nishit edhe ket poduket ja arriten…………
20 Nëntor 2011 at 12:20 am
Ky rast nuk ben te kaloj ne heshtje dhe duhet senzibilizuar ne vend dhe jashte. Pa marr parasysh nese njeriu ka shkel ligj apo jo, ndaj tij dhe familjes jan shfryre ne menyre cnjerezore, gjakpirsat e MUPit serb shkaku qe skan ku me shfry mllefin anti-Kosove gjetiu por te nje grup shqiptaresh te varfer qe kan met ne ato vise malore ne Medvegje.
Te gjith medvegjasit ketyre diteve te takohemi ne Medvegj dhe te marrim vesh se cili eshte ai polic muti qe qon dor ne shqiptar, e shohim masandej si po rrjedhin gjanat.
20 Nëntor 2011 at 2:07 am
Askund ne Bote nuk mund te ndodhe qe nje qytetar te rrahet brutalisht vetem pse eshte i smure, pse nuk mundet me “shyme zjarrin” (sepse per kete nuk eshte i afte dhe profesional) dhe pse i nje police urren Kombin qe i takon viktima. Kjo, mjerisht edhe ne kete shekull, mund t’i ndodhi vetem nje Shqiptari ne Medvegje,ne Shtetin e Serbise. Rrahja dhe lendimi i nje qytetari te urte dhe te pafajshem- Sokol Ismajlit,ne pranine e femijve dhe Familjes, (si dhe rastet e shumta te tjera deri me tani), nuk eshte ndodhi e izoluar,por, pjese e ndjekes dhe diskriminimit te Shqiptareve te Medvegjes, qe bejne institucionet dhe Shteti i Serbise. Pse eshte keshtu dhe pse rrahjet, denimet dhe diskriminimet prej me te ndryshmet ndaj Shqiptareve te Medvegjes, kane emrues te perbashket- institucionet dhe Shtetin e Serbise?
Se pari, te nisemi nga ky rast.- Sokol Ismajli, para Familjes, rrahet pa kurfare faji. Edhe nese “polici e ka shpalle gjendjen e jashtezakonshme”, ai nuk ka te drejte te rrahe qytetarin per moskryerjen e “urdherave” te tij, pasi qe eshte i smure dhe pasi qe nuk eshte i pergatitut per kete pune te rrezikshme. Ai e rrahe pse urren Shqiptaret dhe pse dine se nuk do te kete kurfare pergjegjesie as nga eproret e tij qe nga Stacioni ne Medvegje e deri te shefi i tij- ministri Daciq. Perkundrazi, mund te ndodhe qe edhe te lavdrohet per kete. Edhe diskriminimet tjera ne punesim, shkollim, para organeve te drejtesise e tj behen pse keto i mbshtete vet Shteti dhe institucionet e Shtetit.
Pajtohem me komentuesit e nderuar: Bekin dhe te tjeret, se ky rast nuk duhet te kaloje ne heshtje,por,te senzibilohet si te faktoret e vendit ashtu edhe te ndekombetaret.
20 Nëntor 2011 at 9:27 am
oh ju nuk keni faj por kosova eshte faji me i madh qe drathtoj 1 milon shqiptar shkupi medvegje malsija e madhe keta luftuan krej per nji bashkim e jo vetem per kosovaret qe po pohen dash agallar qe spo janin as pak per kete pjes te shqiptarve
20 Nëntor 2011 at 10:27 am
Përgjegjësinë për këto gjëra e paqin ca kosovarë që i bindënin me pranua ndarjen nga kosova, e tash edhe atyre vet po iu ….. ….një nga një he ua ndjefsha bash qatyre gjamët.
20 Nëntor 2011 at 10:36 am
Nënshkruesit e paqes në Konqul kush i bindi nga kosovaret dihet botrisht, po ai kosovar nuk bën ta bëjn gjumin e qetë se: mos e psoft vet ka me ia hanger familja e vet.
20 Nëntor 2011 at 10:55 am
mjerisht kjo po ndodh te ne dhe do te kaloj ne heshtje .ne k.komunal ne medvegje jane 8te deputet shqiptar te dy parive shqiptare[mjerisht te perqar] te cilet duhet te kerkonin mbledhje urgjente te asambles komunale dhe aty te kerkojn denim per ata qe rrahin shqiptar te pa fajshem.te jen njezeri ne kerkesat e tyre ejo te perqar ne mes vetisiq edhe jan.mjerisht edhe nenkryetari i komunes esht shqiptar por icili nuk i mbron interesat e popullit te vet por e ruan karriken qe me nji fjal as se meriton si nga ana profesionale po edhe kombetare.
20 Nëntor 2011 at 1:01 pm
O prite shka biri i shkines prite…paskan marr zemer fort shkavellat a…
E po ndoshta bashkombasit nga medvegja ma ne fund e kuptojn qe nuk leshohet ashtu vendi si me kan i huaji.
Kthim masiv ne medvegj e ne fshatra edhe mobilizim i shqiptareve atje se ndryshe nuk bon.
Fajin e kemi vet se e leshum krejt vendin skem qka e fajesojm kerkon hiq.
KTHIM NE VENDELINDJE EDHE SKA TJETER.
20 Nëntor 2011 at 1:09 pm
me vjen shum keq
20 Nëntor 2011 at 6:18 pm
po ca njerz nuk mundem me u kthy ne vendlindjen e tyre
me vjen keq per kete familje
20 Nëntor 2011 at 7:21 pm
nuk po na rrehin shkijet po politikanat ton qe po dojn me na hjek prej trojave tona krejt e me mbet ta me braqa shkijet.Zoti i marroft
20 Nëntor 2011 at 9:27 pm
Shum rrespekt per ata shum pak Shqiptar qe kan qendru ne vatrat e veta shekullore me gjith presionin e qetnikve qe jan duke vazhduar edhe sod,me perkrahjen e Sllobodan Drashkoviqit qe po bej ne mnyr sistematike per te shprngul te gjith Shqiptarve,Atyre upengon gjdo Shqiptar qe ekziston ne ato vendbanime ket me rrahje te Shqiptarve kan provu ne shuum raste diku ,diku kan arrit qellimin,por diku edhe ka rast qe kan psu shuum keq sidomos ata me uniforma te Gjandarmeris qe perfunduan ne spitalet e Leskovcit nga Vllezrit,Florim Lulzim e Fitim Sahiti e prej asaj kohe deri me tasht nuk kan pas zemer mej sulmu Shqiptaret.
20 Nëntor 2011 at 10:11 pm
duhet te kthehemi se tjeter sen o me fol me goj ne largesi te kthehemi te gjithe
21 Nëntor 2011 at 3:45 am
turp per kta cetnika me ber ksii sene nje familje te mbetur ne mes 2 brexheve te vllases per ket marrezii te cetnikav serb menjeher duhet te dalmi te gjith ne protest se gjith her keshtuu kan ber ne popullin shqiptar shpresoj se me ndihmen e te gjith shqiptarve te komunes se medvegjes te arrijm sepaku nje protest per ket rast respekt familjes ismajli nga komuna e gerbacit ,,,,
21 Nëntor 2011 at 3:47 am
duhet te kthemi te gjiith shqiptaret ne komunen e medvegjes per tju dhen ndihm vllerve ton shqiptar per te pa drejten qe jon duke jau ber forcat qetnike te serbissss respekt familjes ismajli
21 Nëntor 2011 at 4:08 am
respekt per familjen ismajli qe kan qendruar deri me tani ne vendlinjen e vet dhe per at forrcat serbe kshyrin ti zhdukin nga medvegja edhe at pakic qe kan mbetur zoti i vraft por sii njeri personi te semur i behet nje ksii lloj e padrejtsis :@:@:@::@@::@:@:@:@:@:
21 Nëntor 2011 at 10:14 am
i ka ardh vakti mi bashku kufit
21 Nëntor 2011 at 10:22 am
Protesta deri sa te bien kjo qeverisje e keti çetniki me Udbashet dhe ( disa klysh qe po flasin shqip e po punojn per serbi te madhe)
Sllobodan DRASHKOVIC, At qe nuk e realizoj milosi ke ky po e vazhdon.
Pra protesta dhe bojkot total ne te gjitha fushat sensibilizim deri ne skaj te botes e sidomos te donatoret financiar qe po e mbaj gjall serbin.
Familjes ismajli i uroj shendet dhe te qendroj krenar perher.
21 Nëntor 2011 at 12:21 pm
Shum leht eshte me fol prej Kosove me na u shit patriota, hajdeni ketu dhe ndermerni masa, pasi qe po dini aq mir!!!!!….. pse e keni leshu vendin skeni nejt me i mbrojt trojet….
21 Nëntor 2011 at 4:34 pm
Mendoi se Kosovo duhet te beje ate qe mundet ta beje, e kjo eshte t’investoi ne krijimin e kushteve per kthim te atyre qe deshirojne dhe permiresimin e kushteve jetesore te atyre qe ende ndodhen ne Medvegje. Ket duhet kerkuar gjithashtu edhe nga Shqiperia te cilen e obligon kushtetuta e saj per perkujdesjen e popollit shqipetare jash kufijeve te saj.Por,nuk duhet ta presim ndihme nga ata qe me shekuj na vrane ne te gjitha format e mund’shme.
21 Nëntor 2011 at 4:49 pm
Ne nej iniciative te tille nuk do te jet e veshtire te gjinden edhe donatore te ndryshem nderkombetare, te cilet kan kontribuar shume ne iniciativa te tille ne ter ish YU, e sidomos ne Kosove… Nuk do te mungonte as ndihma e diaspores Shqipetare e sidomos e asaj nga lugina e ne veqanti nga Medvegja.
Pa dyshim se iniciativen e tille duhet pritur nga vet shqiptaret e Medvegjes, konkretisht nga perfaqesuesit e tyre qe duhet t’i zgjedhin ata vet e JO te “PRFAQESOHEN” sic jane sot.
22 Nëntor 2011 at 1:49 am
Cka tha hyrija edhe ska nevoj me fol ma shum edhe beka.. Ne ato troje edhe para luftes qe ka ndodh ne kosov ka pas shperngulje edhe sicilia familje u shperngul per arsyet e veta. Un se di se Sokoli a jeton atje se ska ku me shku?! Apo jeton aty se i pelqen te jetoj. Mirpo nese eshte arsyeja e pare qe ska mundsi me u largu prej atje.. Eshte mekat mos me i ndihmu ati bashkatdhetari me te gjitha mundsit mja ndertu nje shtepi diku ne kosov edhe mu hjek prej aty! Fmia e tij nuk kan kurfar ardhmerie ne ato male. Fjalt tona ankesat tona nuk ja ndryshojn dot jeten ati te mjeri mirpo duhet te marr hapa kush eshte ne lidhje me te apo e njef edhe me organizu nje tubim edhe mi ndihmu njerit me dal prej atje.. Ka shum Shqiptar te medvejges neper prishtin fush kosov edhe ne diaspor shum, qe jom me shume se i sigurt se nese met vertet ju kan zemra per ket vendas me marr masa me ja ndertu nje shtepi edhe me punsu Sokolin. Pershendetje te gjithve nga sh.b.a!
22 Nëntor 2011 at 1:51 am
me keq ardhje e murim lojmin per rastin e bashk vendosit ton dhe ideshrojm sa ma shpejt shirim po vetum nje most rrim me dur lidh leta gritim zerin ton se ja sot ja kurr me rrespekt familja e deshmorit florim rushiti kingji.
26 Nëntor 2011 at 11:26 am
Me dhimbje shpritore me vones e lezova ket lajm te te hidhur ndaj familjes Ismajli qe ka perjetue familja e ti e sidomos te miteruit.Por due te them nji se kjo nuk asht akt kunder Familjes Ismajli por kunder Krejt kombit SHqipar qe kan mbetur pak njerz na at pjes te shqiptaris,etnike SHqiptart ne ato vende e veta perjetue gollogtat te ndryshme por i kan perballue nuk e kan lan vatanin,Dikur shiptart e nahis se Jabllanices kan qen trima dh nuk kan pas frig prej Qetnikve serbo slave Un e kam nji propozim te organizojm nji tubim me Shqiptrt te nahis se Medvegjes krjt ku jena dhe te shkojn ne BRUKSELL te ja u bajm me dije Evkopes dhe botes se shka po ndodh me at pjes munsisht para se te mbahet mbledhja per Serbin per tju dhan pelqimi per antarsimin ne bashksin Evropjane,koha asht sod a kurr neser asht shum von i thrras te gjith ata qe e njien veten se jan Shqiptr te asj pjese te zgjohen prej gjumi se po kalon koha e ne ter kohnat po vohnohemi ne te gjitha drejtimet mos ti lana vorret e te gjyshve ster gjyshreve te shuhen tersisht, i pershendes krejt shqiptart e posaqarisht te jabllanices.
6 Shkurt 2012 at 10:07 am
krejt me drejt eki po ke has ne vesh te shurdht ne kur se duam vetveten kush na don po mendojn qe guri ran peshon ne vend te huj e jo te vet pershendetje nga ch kojshikja e zyles
6 Shkurt 2012 at 4:30 pm
pershendetje kjo mund tna ndodh qdo njanit ne ato troje hallall tkoft shaban por peshku ne det e ferterje ne shporet ashtu jem mbet na
7 Shkurt 2012 at 9:30 am
.