Medvegja.Presheva dhe Bujanovci janë komuna të pazhvilluara në jug të Serbisë(Lindje te Kosoves) me banor të përzier, Shqiptar, serb ,malazez boshnjak dhe rom. Vendi kufizohet me Kosovë në jugperendim, dhe me Republikën e Maqedonisë në jug. Përbërja demografike, pozita e regjionit dhe jozhvillimi i tij këtë teritor e kanë bërë të jetë jo stabil, në të cilin në menyrë specifike jane thyer rethanat politike, të sigurisë dhe tjera në Serbi, në Kosovë, dhe regjionin e gjerë.Medvegja ka nje territor prej 524 km katror me gjithsejt 34 bashkesi lokale.

Gjat Luftës së Dyte Botrore në Medvegjë u vran e masakruan shumë

shqiptar nga ana e çetnikve serbMedvegja,Presheva dhe Bujanovci janë komunat e vetme në Serbi, në të cilat jeton numër i konsiderueshem i pjestarve të komunitetit nacional Shqipëtar.Vlersohet që në këto tri komuna ka më shumë se 100.000 Shqipëtar. Në prill të vitit 2002. është kryer regjistrimi i parë i banorve në të cilin pas 21. viti marrin pjesë dhe Shqipëtarët. Rezulltatët zyrtare tregojn se ne Medvegje jetojn 26.8% shqiptar.

Të drejtat themelore të njeriut, dhe të drejtat e pakices shqipëtare rregullisht janë shkel gjatë kohës së regjimit të kaluar. Diskriminimi në arsim, punësim, informim dhe në lëmi tjera është intensifikuar në fund të viteve tetdhjeta. Miratimi i Kushtetutës së Republikës së Serbisë në vitin 1990, e pastaj dhe sërë ligjesh të drejtuara në forcimin e pushtetit qendror, së pari e goditen vetëqeverisjen lokale. Në komunën e Preshevës, për shembëll, partitë shqiptare qe nga viti 1990 gjithnji e kanë fitur pushtetin lokal, por nuk patën mundësi që të ndikoin në ngritjen e të drejtave kolektive të komunitetit shqipëtar. Deri në intervenimin e Paktit Veriatlantik (NATO) të vitit 1999, pos diskriminimit sistematik, pushteti aplikoi dhe forma të tjera të presionit.(largimi nga puna, gjykimet politike dhe ndalimi i shtypit).Nga Medvegja ne vitin 1999 dhe 2000 u shperngulen rreth 7500 shqiptar prej tyre deri me tani jan kthyer nje numer shum i vogel i popullsis,ne ket komune eshte hapur paralelja e shkolles se mesme ne gjuhen shqipe ku numron rreth 21 nxenes.Nga Medvegja dolen shum figura te shquara kombetare vlen te theksohet Zenel Hajdini nga Tupalla Hero i Popullit ,pastaj Akademiku i shquar Idriz Ajeti po ashtu nga Tupalla,Bafti Krasniqi Intelektual dhe Mesues i parë nga Rama Banja  e shum aktivist te tjer qe kontribuan ne qeshtjen kombetare ne Kosove dhe me gjere.

Pas përndjekjeve te mëdha dhe shkeljeve te shumta te te drejtave dhe te lirive te njeriut qe ju ban popullit shqiptar te tri komunave  ne vitet 1999-2001 ishte e domosdoshme organizimi i nje force e cila do te merrte emrin Ushtria çlirimtare per Presheve,Medvegje dhe Bujanovc(UçPMB).UçPMB-ja e cila do ta ngrite qeshtjen shqiptare te Medvegjes Presheves dhe Bujanovcit ne instancat me te larta si kombetare ashtu edhe nderkombetare

Ne  teritorin e Medvegjes gjendet edhe Banja e mirnjohur ,,Banja e Sjarines” rreth 80 % e banuar me shqiptar e cila ka 33 ujera sherues.Banja e Sjarines posedon dy hotele prej tyre njeri eshte ne pronesi te shqiptareve ,,Villa Zoja ” dhe hotel ,,Gejzer”ku para keti te fundit gjendet busti i Heroit te Popullit Zenel Hajdini.

Kuvendi komunal i Medvegjes ka 35 keshilltar ,kryetarin dhe zavendes kryetarin.komuna e Medvegjes po ashtu ka edhe prefektin e komunes i cili zgjidhet me vota te drejtperdrejta nga populli.

Populli Shqiptar i Medvegjes i perket besimit Islam  dhe aktivitet e tyre fetare dhe humane kryesisht i kryjn permes dy Xhamive te kesaj komune, Xhamis se Kapitit(1935 u renovua ) 3 km larg qytetit dhe Xhamia e Sjarines(1877) ne Banje te Sjarines.