RSS

Seanca e asamblesë komunale të Bujanocit arenë fyerjesh në baza etnike

12 Tetor 2011

-Lajmet-

Seanca e asamblesë komunale të Bujanocit arenë fyerjesh në baza etnike

Bujanoc, 12 tetor(medvegja.net) 

- Në seancën e radhës të asamblesë komunale të Bujanocit, që u mbajt ditë më parë, janë dëgjuar fjalë të rënda ofenduese dhe fyese nga këshilltarët serbë në adresë të këshilltarëve shqiptarë dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Foto: Kuvendi Komunal i Bujanocit

Seanca e asamblesë komunale të Bujanocit u zhvillua me debate të nxehta në mes kuvendarëve, serb e shqiptarë.

“Mollë sherri” i kësaj zënke mes këshilltarëve shqiptarë dhe atyre serbë ishte propozimi i këshilltarit, të partisë së re (Partia Demokratike) Hajradin Hyda, këshilltarët e së cilës parti tashmë veprojnë si të pavarur, për ndryshimin e emërtimit të disa rrugëve në Bujanoc, me emra shqip.

Dhe posa propozimi u kërkua të futet në rend të ditës, një kërkesë e tillë ngjalli reagimet ashpra të këshilltarëve serbë, madje ata mllefin e tyre e shprehën duke i fyer dhe ofenduar shqiptarët në baza etnike dhe duke etiketuar me emra të ndryshëm, madje nga foltorja e këtij kuvendi, përkundër faktit se shqiptarët e përbëjnë shumicën.

Këshilltari serb nga Partia Radikale Serbe, Trajko Trajkoviq, me këtë rast shqiptarët i quajti separatistë, duke iu drejtuar kuvendarëve shqiptarë, ndër të tjera në mënyrë cinike se “ju gjatë këtyre 100 viteve keni marrë katër emra, si; shiptari, arnauti, albanci dhe së fundi amerikanci”, fjalimin e tij e përmbylli duke i quajtur shqiptarët në përgjithësi si separatistë.

Ndaj deklaratës së radikalit serb, është reaguar menjëherë nga këshilltarët shqiptarë, duke kërkuar nga Trajkoviq, që të jetë m`i kujdesshëm me sjelljen e tij./KOHA/

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

3 Responses to “Seanca e asamblesë komunale të Bujanocit arenë fyerjesh në baza etnike”

  1. milaimi Says:

    Po prej shkiev nuk pritim ma mir, mentaliteti i tyre nuk ka ndrru edhe pse ka kalu ni koh e evropa e quan si shtet demokratik prap se prap ata jan ata qe kan be terror e masakra ndaj popujve tjer , e po ta ken mundsin prap do ti bejnë

  2. Gurbetqari Says:

    Shqiptaret e Presheves, Bujanocit e Medvegjes, me dinjitet, ne te kaluaren, ruajten e kultivuan Historine, gjuhen e bukur e te embel Shqipe, kengen Shqipe, trimerine e besen, doket e zakonet Shqiptare, e mbi te gjitha perkatesine kombetare dhe emrin- SHQIPTAR.Kete, me dinjitet, Shqiptarete e Lugines, e bejne edhe sot.

    Natyrisht, edhe emrat ofendues qe i perdor sot ky “Radikali”- Trajkoviq, nacionalistet dhe shovinistet serb, i kane perdorur duke u munduar qe, edhe keshtu, jo vetem te shprehin urrejtjen,por, edhe te asimilojne Shqiptaret. Por, Shqiptarin nuk e mposhten dot as diskriminimi i tyre, as dhuna e presionet dhe as “emrat” me te cilet na quanin dhe na quajne. Shqiptari i Lugines, si te gjithe Shqiptaret tjere, mbeten SHQIPTAR, te cilet i respekton dhe mbeshtet e tere Bota perparimtare.

    Z-ti Trajkoviq dhe “radikalet” e tjere duhet t’a din se neve nuk na ofendon nese na quajne separartiste e as se jemi pro- Amerikan. Eshte e vertete se Shqiptaret e Lugines deshirojne te jetojne ne nje Shtet me Shqiptaret e Kosoves, gje qe eshte normale dhe “natyrale”. Nese kjo gje per ta eshte separatizem- atehere le te jemi edhe separatiste. Pse jemi miqet me te deshmuar te SHBA-as dhe Popullit amerikan- edhe me kete ne vetem mund te krenohemi.

    Qe te jene mik me popujt me te civilizuar te Botes, Shqiptaret e kane arritur me kulturen e vjeter dhe te re te tyre, me vlerat e tyre historike dhe njerezore. Shqiptaret si popull me vlera te medha kane edhe miqet e medhej.

    Radikalet serb, te tille sic jane: demeqor,te eger, demagog, ekstremista dhe qe perhapin vetem urrejtje, mos-besim mes njerezve dhe destabilizim, nuk kane peshe te madhe, sidomos per ne Shqiptaret. Nga ana tjeter, Partia radikale Serbe, eshte nje parti pa platforme reale politike. Antaret dhe udheheqesit e saj nuk jane te arsimuar, nuk kane ndonje profesion te denje dhe nuk kane aftersi. Pushtetaret serb, ne te kaluaren dhe sot, vetem i perdorin per te destabilizua mjediset shume- nacionale. Ata filluaan si cetnik me “kokarde ne koke”. E perkrahin “kraljin” deri sa i paguante emigracioni serb. Pastaj iu bashkuan famekeq duke i njollosur trashegimtaret e fronit mbreteror. Dikur filluan te sillen si “republikane”, varresisht se per cka i paguanin “boss”-at. Me ta kurre nuk dihet, sepse, nuk kane plateforme serioze politike.Ata bejne cfare u bie ne mend. Por, me teper ne deme te Serbise dhe te Popullit Serb.

    “Radikali” Trajkoviq dhe “radikalet” tjere duhet kuptua se Bujanoci eshte nje vend i shenjte Shqiptare dhe se asgje te keqe nuk ka nese disa rruge te qytetit emrohen edhe me emra Shqip. Eshte koha qe edhe “Radikalet” t’a kuptojne se mund te kene pushtet vetem aq sa kane vota. Dhe, po ashtu, duhet kuptua se popujt me nuk mund te jetojne ne tensione dhe me komplekset e se kaluares dhe te Mesjetes.

  3. anonimous!!! Says:

    Plotesisht pajtohem me “Gurbetqarin” . Me te vertet ne duhet te krenohemi qe jemi shqiptare dhe te ndershem .E serbet si te don le te na quajn .Ne i quajm ata/ato ne emrin e tyre ngase e respektojm veten .

    Respekt per kshilltaret e komunes se Bujanocit per pjekurine dhe gjakeftohtesin e treguar ne kete situate delikate.

Leave a Reply