Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç ka paralajmëruar se Serbia do të marrë si masë reciproke bllokimin e kalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sidomos ato që shfrytëzojnë më së shumti shqiptarët.
Kjo masë është paralajmëruar dhe pritet të aplikohet nga ana e autoriteteve serbe, mirëpo ajo akoma nuk ka marrë bekimin e presidentit Boris Tadiq dhe të Qeverisë, sidomos pjesës së Partisë Demokrate.
Menjëherë pas këtij deklarimi kanë reaguar përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës.
Partia Demokratike Shqiptare në Luginë, e cila drejton edhe komunën e Preshevës ka reaguar ndaj deklaratës së Daçiçit, që nxit dhunë, diskriminim dhe urrejtje ndërnacionale dhe që synon përkeqësimin e situatës së sigurisë, edhe ashtu të rëndë në Luginën e Preshevës.
Me këtë rast PDSH apelon te shqiptarët e Luginës së Preshevës që të mos bien pre e provokimeve eventuale të policisë dhe xhandarmërisë serbe dhe të jenë vigjilent gjatë kalimit të kufijve në drejtim të Republikës së Kosovës.
PDSH shpreh shqetësimin e vet me shtimin e numrit të forcave të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe ditëve të fundit, që frekuentojnë nëpër vendbanimet shqiptare të Luginës së Preshevës.
PDSH kërkon nga faktori ndërkombëtarë i vendosur në Serbi dhe nga institucionet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s të vendosura në Bruksel që të mos lejojnë përsëritjen e skenarëve të së kaluarës ndaj shqiptarëve të pafajshëm të Luginës së Preshevës.
”Kërkojmë nga NATO-ja që ta rikthejë zonën e lirë tokësore të sigurisë nga marrëveshja e Kumanovës me të cilën do të pamundësonte realizimin e këtyre veprimeve të errëta të qeveritarëve serb”, thuhet në kërkesën e kësaj partie.
PDSH, gjithashtu reagon ndaj ministrit serb të arsimit Zharko Obradoviq për ndërhyrjen e tij joprofesionale në ndryshimin e Abetares Shqiptare e cila për ne është denigruese dhe e papranueshme./Rijad Demiri/INA – Preshevë


18 Shtator 2011 at 6:36 pm
“Pioneri” me i mire i Millosheviqit, sic duket, ka dy probleme me vehten: e ka kaplua nostalgjia per tanksa, autoblinda dhe “xhandare” edhe pse e dine se s’ka gje prej tyre dhe, pasi qe definitivisht, duhet harruar enderren e smure per Kosoven, me s’ka gjasa per zgjedhjet e ardhshme ne Serbi.Sepse, ai e ka humbur pa kthim Kosoven, qe gjithemone ka qene pjesa kryesore e “programit zgjedhor” te tij dhe partise se tij. Edhe Z-ti Tadiq, me ekipen e pushtetareve te tij, ka te njejtin problem, por, duhet besua se tek ai do te mbizoteroje mencuria dhe nuk do te beje asgje me teper ne deme te Vendit te vet.Tadiqi dhe qeveritaret tjere te Serbise e sidomos Populli serb do te fitojne vetem nese e pranojne shume shpejte realitetin- Kosoven si SHTET TE PAVARRUR E SOVRAN, nese nderprejne diskriminimin e Shqiptareve te Lugines, nese krijojne kushtet minimale per kthimin e te shperngulurve dhe nese me fqinjet, pra edhe me Kosoven, i rregullojne marredhenjet si fqinje e partnere.
Vllezerit e motrat e tri komunave te Lugines, PO, duhet te rruajne qetesine, te jene vigjilent dhe te mos bien pre e provokimeve te forcave policore te Serbise. Pikrisht ashtu sic eshte porosia e subjekteve politike te Lugimes, qe per fat per ceshtjet madhore te Popullit ata jane nje. Dhe te jene unik dhe te vazhdojne te perkrahin Partite politike Shqiptare dhe vendimet e keshilltareve Shqiptar lidhur me situaten politike ne Lugine, lidhur me regjistrimin dhe kerkesat per mbrojtjen e arsimit Shqip.Ne anen e Shqiptareve te Lugines eshte Drejtesia, eshte Bashkesia ndekombetare, jane dy shtetet Shqiptare dhe te gjithe Shqiptaret.
Pushtetareve serb gjithemone u ka pengua Abetarja Shqiptare dhe arsimimi dhe edukimi ne gjuhen Shqipe. Z-ti Zh. Obradoviq, duhet t’a dije, ne Programet e shkollave nuk kane vend kerkesat e politikes ditore te qeveritareve, por, shkolla eshte vend ku rinia duhet paisur me njohuri e dituri shkencore. Ai po ashtu, duhet t’a dij se sa me e eger te jete fushata kunder Popullit dhe Arsimit Shqip, aq me shume ngjeshet dhe pergatitet shpirti Shqiptar per vetembrojtje dhe per mbijetese. Pra, ndehyrja e tij jo-profesionale, ka vetem efekt te kundert prej atij qe e deshiron ai dhe “punedhenesit” e tij- “akademiket” serb dhe “frymezuesit e tij shpirteror”.