Shkruan: Refik Hasani
Faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtare Beogradin mundë të disciplinoj vetëm nëse paraqet dhe kërkon që mos të shkilen të drejtat individuale dhe kolektive të tri rajoneve në Serbi . Kjo kartë nëse dihet të përdoret ,, do ta shpëton Kosovën nga ndarja ” , është momenti i fundit dhe shumë lehtë do bindet dhe të kooperoj Beogradi me të gjithë.Në bisedimet e filluara në mesë të Prishtinës dhe Beogradit përveqë temave tekniko-praktike,në këtë agjend do të jetë e pashmangshme kërkesa e Beogradi për një autonomi për veriun e Kosovës.
Atëher këtë të drejtë duhet ta shfrytëzoj edhe Kosova dhe të kërkon autonomi për shqiptarët që jetojn në Serbinë Jugore.Beogradi është ,, transformuar ” dukshëm,njëher pranonte për Kosovën vetëm një autonomi.Tash kërkon një autonomi apo status special për veriun e Kosovës.Beogradi harron se nuk mundë të kërkon autonomi për bashkëvendasit e vetë në Kosovë kurse ua mohon të drejtat Hungarezëve,Shqiptarëve,Boshnjakëve dhe Bullgarëve .
Politika Serbe duke e penguar me çdo kushtë njohjen ndërkombëtare , integritetin dhe dhe sovranitetin e shtetit të pavarur të Kosovës,dëshiron që edhe më tej mundohet ti mbulon edhe këto probleme jo të vogla që herë do kurë ,duhet të ballafaqohet për t’ua gjetur një zgjidhje të qëndrueshme .
Logjikë e vjetëruar dhe mbrapshtë
Nëse veprojm sipas një logjike , se decentralizimi dhe krijimi i Komunave serbe në Kosovë është çmimi i shpallje së deklaratës së pavarësisë . Tash njohja e realitetit në veri të Kosovës dhe dhënja e një autonomie territoriale është kosto që Beogradi ta njohë Prishtinën.Rezultati është se : Pakoja e presidenit Ahtisarit ,, do të bjen në tokë dhe do të bëhet copë-copë ” , nëse serbëve në veri ju pranohet një status special apo një autonomi , ,, Dagord ’’ : Edhe Serbia duhet t’ua njoh shqiptarëve të drejtat nga rezultati i referendumit të mbajtur më 1 e 2 mars të viitit 1992.Boshnjakëve të Sanxhakut t’ju njihen të drejta kolektive si një Kanton,rajon apo Krahin e veqantë . Kurse Beogradi do të ishte mirë që së bashku me Vojvodinën të hynë në një federatë të përbashkët .
Serbia mbrenda territorit të sotëm ka probleme shumë serioze !
Kërkesa e bër publike e Serbisë që për serbët në Kosovë duhet t’ju jepet një Autonomi territoriale apo një status special është e padrejtë sepse serbët nuk e kontrollojn një territor të caktuar dhe jan ardhacakë . Serbët në veriun e Kosovës para qershori të vitit 1999 nuk përbënin asnjë Komunë përveqë disa lokaliteteve . Faktori ndërkombëtarë duhet ta ndihmoj shtetin e Serbis që mos përqendrohet exluzivisht në Kosovë se nuk kemi kohë të kthehemi mbrapa .
Duke ia tërhequr vrejtjen seriozisht edhe në katër krahina të tjera me popullatë shumicë,homogjene dhe territore të veqantë.Politika dhe diplomacia Serbe për ti mshef,mbuluar e zhagitur këto gjëra të mdha që i cekëm më lartë dëshiron që luftën diplomatike ta bartë prej vetë Serbisë në Kosovë . Duke e tërhequr vëmendjen e opinionit të mbrendshëm dhe të huaj se gjoja Serbia nuk ka tjetër problem serioz përveq në Kosovë . Me gjithë arsenalin e mundshëm politik e diplomatik rreth Kosovës me konsekuencat të dukshme kundër pavarësisë së Kosovës,duke u kërcnuar edhe me luftë,por kjo nuk do ti shkrep ksaj here sikurse shumë herë që ka dështuar në shpalljen nga serbët të Krahinës së Kninit në Kroaci ! .
Serbia të pregaditet edhe për federat / konfederatë edhe tri Njësi apo kantonizim e saj
Nëse me njohjen e shtetit të Kosovës nga Beogradi supozojm se mbyllet kaptina rregullimi çështjes së ,, mbrendshme ” të Serbisë.Me këtë nëkuptohet të fillohet një periudh e ridefinimit,rregullimit të mbrendshëm të këtij shteti.Vojvodina si ish-njësi e barabart në këtë federatë duhet ti përcaktoj lidhjet me Serbinë dhe çfarë statusi kërkojnë të kenë në këtë Hungarëzët.Çfarë është interesi i Serbisë me Republikën Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës,si kundërvler hynë të ksaj është Sanxhaku i banuar me popullatë Boshnjake.Krijimi i raporti Serbi dhe krahina shqiptare e mbetur apo si që quhet shqiptarët e Serbisë Jugore . Më 1 e 2 mars u mbajtë referendumi për bashkangjitje me Kosovën.Vetëm pasi të gjinden zgjidhje për këto rajone,krahina,më leht do të jetë në krahasim me këto rajone të cekura më lartë është me komunitetin jo të vogël Rumunë dhe Romët të shpërndarë gjithë andej Serbisë.Bullgarët në Serbi për asnjë moment mos të harrojmë janë shumicë në një territor të caktuar me numër të madhë të banorëve në Rajonin që kufizohet më Bullgarinë.
Ky komunitetet është shumicë dërmuese në Komunën e Pirotit dhe Komunave më të vogla.I përkujtojm opinionit të gjërë se Bullgaria edhe zyrtarisht i ka kërkuar Serbisë çë ti rikthehen qytetet e banuara me shumicë Bullgare si qytetin e: Pirotit,Dimitrovgradit dhe Bosilevgradit.Ndoshta është mirë Vojvodina të hynë në federatë apo konfederatë me Serbin në mes veti por mos të hargjon kohë dhe energji,me ndarjen e Kosovës në asnjë variant apo kombinim vetëm si dy shtete fqinje,së bashku të integruara në NATO,BE.Me përgjegjësi e obligime të barabarta në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Beogradi duke i mshef problemet e mbrendshm të saja,shtirret se gjoja
,,nuk ka çështje tjetër përveq Kosovës ”
Duke i dsikriminuar popullatën e këtyre rajoneve apo krahinave me shumicë dhe territor kompakt,Beogradi dëshiron që vëmendjen ta tërheq vetëm në dhe rrethë Kosovës.Duke e vonuar pafundësisht statusin e Kosovës dëshiron që edhe më tej të mundohet ti mbulon edhe problemet jo të vogla që kurdoherë ,duhet të ballafaqohet për ta gjetur një zgjidhje.Serbia atë që kërkon për serbët e Bosnjë Hercegovinës nuk mundë të ua mohon edhe Hungarezëve,kurse Republika Sërpska vetëm në bazë të rezultateve të luftës,më mirë të themi pastrimit etnik është pranuar si e tillë.Atëher edhe faktori ndërkombëtarë duhet të ketë përgjegjësi në këtë.
Nëse Beogradi alarmon opinionin duke bartur kartën e vetë nëpër zyret europiane e botërore ku bëhet politika dhe diplomacia që Kosova duhet të ndahet,apo komunitetin serbë t’ju jepet një autonomi atëher pse kan nevoj të mbeten shqiptarët e Maqedonisë në një shtete unik me maqedonasit.Kjo do të hapte kaptina shumë të rënda dhe tepër delikate në ish republikat,Krahinat dhe Rajonet e ngrehinës artificiale së quajtur Jugosllavi.Beogradit vetëm duke ia treguar qartë problemet që e presin edhe pas njohjesë së Kosovës shtetë.Së paro do të ndihmohete vetë ky shtetë ku do të kupton realitetin si që thotë populli do të eci për tokë.Serbia ende nuk është as në tokë të bukës,duke e hargjuar energjin vetëm për dhe rrethë Kosovës.
Duke i diskriminuar të drejtat e të gjithë pakicave dhe bashkësive dëshiron të mban leksione në kuptimin e mbrojtjes së të drejtave të pakicës serbe në Kosovë.Pasi të zgjidh problemet e këtyre rajone atëher mundë të flasim për komunitete të tjera si për të drejtat e njeriut,shkollim,ruajtje të kulturës dhe identitetit nacional,se bëhet fjala për pakica të vogla kombëtare kurse këto rajone të cekura që nuk janë drejta të pakicave .
Beogradi nuk ka forcë që ti ndal plotësimin e të drejtave të komuniteteve jo të vogla
Nëse bashkësia ndërkombëtare dëshiron ti josh, shpërblen serbëtë lokal të Kosovës me një autonomi,nuk do të mundë ti ndal kërkesat e Krahinës së:
- Vojvodinës ,
- Luginës së Preshevës ,
- Sangjakut dhe
- Rajonit i banuar me Bullgarë .
Nëse faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtarë mbështet propozimin e Serbisë për një autonomi apo status specil për veriun e Kosovës,automatkisht do të hapte rrugën edhe për krijimin e rajoneve apo krahinave dhe kantonave tjera territoriale.Të krijohen vetëm në Serbi edhe katër republika apo Kantone të veqanta si njësi autonome e Vojvodinës,Sanxhakut dhe e Luginës së Preshevës,Rajonit të banuar me Bullgarë.Pra në këto rajone Serbia ose duhet të federalizohet edhe me Republika të tjera ose të lejoj të bashkangjiten me shtete e tyre amë.
Kjo të arrihet në mënyrë paqësore me një marrëveshje paraprake që do të ishte më mirë për të gjitha palët dhe do të pranohet edhe nga faktori i huaj.Përveqë këtyre tri problemeve të mdha janë edhe tri segmente që nuk duhet nënçmuar dhe lënë në heshtje e këto janë çështja e komunitetit Rumunë apo të njohur si vllehët dhe Romë Edhe vetë Serbia e sotshme ka një territor më një popullatë multietnike.Sa më shumë që zgjatet zgjidhja e statutit të Kosovës aq më shumë zgjaten edhe problemet mbrenda vetë ksaj Serbie.
Skena politike dhe intelektuale e Beogradit të pregaditet, nuk duhet të ketë tema tabu të mirren shumë seriozisht për Rajonalizimin,decentalizimin apo Kantonizimin pse jo edhe federalizmin e Serbisë.Të pregaditet opinioni dhe akademia e Serbisë që nuk mundë ti diskriminon të drejtat individulae dhe kolektive të :
-Hungarezëve,
-Shqiptarëve,
-Boshnjakëve dhe
-Bullgarëve
Ju takon një Autonomi,Krahinë më tëpër se kulturore.Kurse Romëve dhe Rumunve jo në numër të vogël në Serbinë e sotshme si drejta të minoriteteve që ju takojn me konventa evropiane dhe ndërkombëtare.
Në mesë të shteteve kërkohet recipriociteti në të gjitha raportet bilaterale
Nuk është e arsyeshme që zhagitja për mbylljen çështjes së Kosovës ,, do ti pengoj ” apo do ti mbaj peng për një kohë të gjatë edhe hapjen e çështjeve që përballet Serbia.Këto krahinat apo rajonet jan të diskriminura dhe të privuara nga të gjitha të drejat si drejtat e njeriut indvidualë dhe kolektivë,zhvilimit ekonomikë, përdormimit të gjuhës simoblove,shkollimit të lartë etj .
Gjatë bisedimeve në mesë të Prishtinës dhe Beogradit nuk mundë tu shmangen bisedat për pozitën dhe çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në Komunat Medvegjë,Bujanoc,Preshevë.Shumë herë e kemi potencuar në shkrimet tona autoriale,se Beogradi çfarë kërkon për serbët në Bosnjë,Kosovë e Kroaci.Këtë të drejta do ti kërkojn edhe Hungaria,Kosova,Federata Bosnjako-Kroate dhe Bullgaria për Komunitet e tyre në Serbi.
Në mesë të shteteve kërkohet respekti i ndërsjelltë dhe recipriociteti në të gjitha raportet bilaterale në mesë të dy shteteve, ndryshe nuk ndërtohet kurrfarë raporte ndërshtetërore .Ne kërkojm për pakicat në shtetin tjetër kurse nuk i plotësoj kushte për komunitetin e shtetit tjetër.Beogradi me këtë autonomi që kërkon për veriun e Kosovës do të bën shumë lojra ku më këtë rast do ti mbyllë në një oazë boshnjakët e Sanxhakut dhe do t’ua amortizon kërkesa e tyre në rritje për një autonomi territoriale.Sanxhaku do të humbë shumë pasi do të shkëputet bashkëpunimi me Kosovën,do të vështirsohet komunikimi me pjesën e Malit të Zi .
Beogradi përmesë veriut të Kosovës me një guri godet dhe mbron çështje fundamentale :
- Favorizohen serbë e Bosnjës dhe
- Pengohet funksionimi i Fedaratës së Bosnjë Hercegovinës.
Bosnja e Hercegovonia është tepër e pafiqishme dhe është në mesë të dy zjarreve.
- Të dahet në tri pjesë në pjesën Boshnjake,Kroate dhe gati është ndarë dhe po kërkon Referendum Republika serbska , apo
- Të bashkohet federata Boshnjako-Kroate edhe me Republikën serbe,gati e pamundur .
Prandaj Beogradi e ka llogaritur mirë e mirë që Autonomia për veriun e Kosovës është pengesë e madhe për Sanxhakun dhe funksionimin e tri etniteteve të Bosnjës,në anënë tjetër kështu shkohet dhe direkt dhe favorizohen serbët e Bosnjës ! .
Nëse fillojn të vizatohen kufijtë,atëher këto duhet të jen në baza nacionale
Kërkesa e Beogradit për një autonomi për veriun e Kosovës është e favorshme indirekt edhe për Malin e Zi , pasi Sanxhaku shtrihet në këto dy shtete.Për Podgoricën në njërën anë është mirë pasi i amortizon kërkesat në rritje të bosnjakëve,por në anën tjetër, JO mirë pasi shqiptarët nga Podgorica nuk janë të kënaqur me realizimin e të drejtave të tyre.Absurdi është për një dekad debatohet në nivele të ndryshme dhe shqiptarëve nuk ju pranohet Komuna e Tuzit,me të drejta të plota si çdo Komunë tjetër.Kjo nënëkupton se dorën e rrudhur e ka qeveria në Podgoricë.
Nuk është kushtëzuar ashtu si Prishtina,ku ka mjaftuar një propozim dhe Komuna serbe është themeluar!.Nëse Beogradi këmbëngul,faktori ndërkombëtarë e pranon një autonomia për veriun e Kosovës është fundi i Maqedonisë.Shkupi zyrtar,,duhet trembet shumë”nga propozimi që veriu i Kosovës të fitoj një autonomi.Maqedonasit e mirë së mirës do të jetë që vetë të kërkojn dhe të shpallin që Maqedonia duhet të ridefinohet dhe të jetë një federatë e përbër nga dy popuj të dy Republikave.
Marrëveshja e Ohrit gati se është paralizuar dhe nuk është duke funksionuar.Një nënëshkrim nga kjo dokument i ksaj marrëveshje është tërhequr,në shenjë revolte,pasi nuk është duke u realizuar sipas pikave të parapara!.Kështu si është nisur me një farë mënyre gati çdo shtet duhet t’ju jepë autonomi pakicave që jan me numër më të madh.Kjo reflekton edhe në ngjalljen e apetiteve serbe që ,,autonomia e humbur e Kninit e vitit 1995 ” , pra të serbëve të Kroacisë të rikthehet për diskutim.
Në këto zhvillime edhe shqiptarët do të kërkojn të drejtata e tyre
Nëse Serbia i propozon,kurse faktori politikë dhe ushtarak ndërkombëtyarë pranon që veriu i Kosovës të jetë një autonomi.Ne shqiptarët si një tërësi nuk duhet të hezitojm fare do të humbim një rajon ndoshta por mos të lëshojm rastin që të rimarrim territoret tona si :
- Kurse Shqiptarët në Mal të zi të jen një Kanton i veqantë sikur si shteti Helvetian pra Zvicra që përbëhet prej disa kantonesh ,
- Shqiptarët në Greqi që është e banuar me shumicë banorë vendas autokton,të njohur si krahina Çamëria,kjo po ashtu duhet të jetë një krahinë autonome në kudër të Greqisë.




17 Prill 2011 at 10:01 pm
E PO.!
Europa me Rusi….
Ktyne her…. ka ba pa drejtësi
Kështu edhe më herët ka vepru
Toka t’shumta ka ozurpu.
Kështu edhe sot po veprohet
përms Euleks-it sot po realizohet
tokat e shqipes po cungohen
harta t’reja po krijohen.
Amerika duhet me vepru
dhe Euleks-it me i tregu
t’gjitha gjërat në vend me i qu
Se kështu ma s’muj me duru.
18 Prill 2011 at 6:18 am
Artikulli i Refik Hasanit, ne menyre shume rale tregon se Serbia ne fakt, edhe sot, vazhdon me te vjetren- me ideologjine e Mesjetes, te cilen tani me e ka mbulua pluhuri i harreses.Serbia , edhe sot me udheheqjen “demokratike” qe ka, vazhdon me kerkesat dhe politikat qe nuk kane kurfare baze dhe qe jane jo-reale. Shteti i Serbise, edhe sot, eshte peng e ideologjive fetare e nacionaliste, te cilat e derguan ne Lufte me tere Ballkanin. Luften e humbi,kurse, sic e ka zakon, ajo sillet sikur te ishte fituese dhe sillet sikur Evropa duhet te vij ne Serbi e jo Serbia ne Evrope?! Serbia, edhe sot, vazhdon me “serbizmin” e saj. Natyrisht, sot nuk mund te themi se ne Serbi, bie fjala bukepjeksi nuk punon punen e vet, se kamarieri nuk punon punen e vet, ose mjeku te vetin, por, edhe sot, “serbizmi” dhe sjellja se “Serbet jane popull hyjnor” akoma eshte frymezim po thuaj i njejte i Serbeve.Kurse, kjo nuk eshte asgje tjeter pervec vazhdimi i urrejtjes ndaj te tjereve dhe ftese per nje lufte te re dhe te panevojshme. Kesaj sjellje te Serbise po i shkon per dore edhe “leshimet” qe po i bejne per keto sjellje, sidomos Bashkesia Evropjane ose nje pjese e shteteve te BE.
Shqiptaret e Kosoves dhe te Lugines nuk duhet te shqetesohen per keto kerkesa te shtetit te Serbise. Keto kerkesa te pabaza per autonomi te veriut te Kosoves dhe per te drejta speciale te Serbve, reflektojne reciprocitet, por, edhe hapin ceshtjet tjera per te cilat, ne menyre shume analitike” i trajton i nderuari-R. Hasani:ceshtjen e Boshnjakve te Sanxhakut, Hungarezve te Vojvodines,Bullgarfve te Dimitrovgradit dhe Bosilegradit dhe sidomos ceshtjen e Shqiptareve te tri komunave te Lugines se Presheves.
Me pelqeu edhe poezia e komentuesit- Abaz Kadriut. Por, kerkesat dhe synimet unanime te Shqiptareve te Lugines,me duket se i thote edhe nje kenge e rapsodit dhe partiotit te madh- Demir Krasniqit:
Pyesin Shqiptaret,
Moj Evrope ku je,
Ku mbeti drejtesia,
Atje ne Rambuje.
Malet po betohen,
S’i leshojme pushket prej dore,
Deri sa te clirohet,
Kosova Lindore.
Cdo pllembe te kesaj toke,
Do t’a mbrojme me gjak,
Me trojet Shqiptare,
Nuk ka pazarllak.
Ku mbeti Presheva,
Ku mbeti Medvegja,
Ku mbet Bujanoci,
Ku mbeti ndergjegja.
Mos harro Prishtine,
Mos harro Gjakove,
Se edhe Lugina,
Gjithemone eshte Kosove.