RSS

Serbia ndalon duhanin në vendet publike

11 Nëntor 2010

-Lajmet-

BEOGRAD- Nga mesnata e sotme në Serbi do të ndalohet përdorimi i duhanit në vendet publike, zyrat, teatrot, kinematë.
Ndalim të pjesshëm të duhanit do të ketë dhe në bare e restorante. Këto duhet të ofrojnë hapësira të ndara për përdoruesit e duhanit.

Në rast të shkeljes së ligjit individët do të dënohen me gjobë në vlerë prej 5000 dinarësh, ndërsa për bizneset e shumta gjoba është shumë më e lartë.

Shkalla e pirjes së duhanit në Serbi është shumë e lartë dhe ligji për ndalimin e duhanit ka ngjallur debat.

(e.n/BalkanWeb)

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply