SH.K.B,,MEDVEGJA FORUM ”
REVISTA “ZËRI I MEDVEGJËS”

NJOFTIM:
Njoftohen të gjithë të interesuarit se ka filluar përzgjedhja e shkrimeve për botim në numrin 2 të revistës “Zëri i Medvegjës”.
Ne i inkurajojmë të gjithë shqiptarët, e në veçanti medvegjasit, që të shkruajnë për revistën tonë dhe tuaj: “Zëri i Medvegjës”.
Temat mund të jenë të çfarëdoshme, por preferohet që të ndërlidhen me zhvillimet në Kosovën Lindore, e në veçanti me Medvegjën.
Po ashtu, ju mund të kontribuoni edhe me ndonjë foto, sugjerim, ide … por edhe me mjete materiale, ata që kanë mundësi, sepse dihet që për botimin e revistës duhet patjetër të bëhen disa shpenzime.
Shkrimet tuaja për botim në revistë mund t’i dërgoni në adresën elektronike: redaksia@medvegja.net
Ju mirëpresim …
Redaksia e revistës “Zëri i Medvegjës”


4 Shkurt 2011
-Lajmet-