SHH “Medvegja” dhe Lugina e Preshevës solidarizohen me Shqipërinë
Valis-St.Gallen, janar 2010 (medvegja.net)
Edhe diaspora shqiptare, është duke i përcjellur me indinjatë të thellë gjitha lajmet që po ndodhin me fakteqësinë natyrore në Shqipëri. Shoqata humanitare “Medvegja”, si dhe shoqata humanitare si motër “Lugina e Preshevës”, njëzëri, të bashkuara rreth kësaj dhimbjeje, që po ndodh në rrethinën e Shkodrës së bukur, e cila ka rritur dhe rritë shumë veprimtarë të kombit dhe Lezhës krenare që mbanë me krenari kryeheroin tonë Skënderbeun, mundohet me anëtarësinë e saj të gjerë, që të paktën me shpirt dhe zemër luten, që të përmirësohet gjendja sa më shpejtë.
Këto dy shoqata humanitare, me të marrur lajmin e përmbytjeve të mëdha që po ndodhin në Shqipëri, kanë mbajtur mbledhje urgjente me kryesitë e tyre dhe solidarizohen me shpirt dhe zemër, duke përcjellur edhe solidarizimet e mëdha që po i vijnë nga vende të ndryshme me ndihma konkrete. Përmbytjet në Shkodër e Lezhë nuk kanë indinjuar vetëm banorët e këtyre zonave dhe gjithë Shqipërisë, por gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, si dhe padyshim edhe mërgatës. “Në këtë tragjedi që po ndodh në shtetin tonë amë Shqipëri, për fatin tonë të mirë nuk kemi humbje në jetë dhe i gjithë vullneti dhe përqendrimi i qeverisë Berisha është të mos lejojë asnjë humbje jete.
S’ka gjë më të shtrenjtë se jeta e njeriut. Prononcimet e liderëve po i përcjellim me vëmendje thotë z.Zenel Neziri kryetar i shoqatës humanitare “Medvegja” me seli në Fully të Valisit dhe duhet të bashkohemi edhe më shumë”.
Z.Neziri vazhdon më tej, kemi bashkëbiseduar me kryesinë dhe anëtarët tanë, si dhe me miqtë që i kemi në qytete të ndryshme të Shqipërisë, për t’u informuar sa më mirë me ngjarjet që po ndodhin dhe po mundohemi që të përgatitemi për çdo kërkesë që kërkohet urgjent nga diaspora.
Vërtetë këto skenare që po i shohim përmes televizionit janë shumë të dhimbshme, por prap, duhet të pajtohemi, pasi që nuk kemi humbje jetësh, sepse dëmet e shkaktuara, nuk vijnë me jetë njerëzish. Edhe ne bashkatdhetarët e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanocit, nuk jemi në gjum për këtë ngjarje edhe pse nga komunat tona atje, qoftë nga Presheva apo Bujanoci, që dihet se drejtohen me liderë shqiptarë, nuk ka ndonjë kërkesë nga diaspora, për të ndihmuar Shqipërinë, sepse as ata nuk kanë marrur asgjë konkrete apo solidarizimi shpirtëror me vëllezërit tanë në Shqipëri.
“Gjumi” politik, si duket i disa liderëve në Luginë të Preshevës, po i del me vonesë, fjala bie, pasi shkoi presidenti Tadiq në Serbi nga Kosova, apo pasi presidenti Serb Tadiq, Kosovën e vizitoi për së dyti herë apo së treti, vijnë reagime të ndryshme nga Presheva, edhe pse ne si shoqatë, këto reagime i kemi pasur mu në kohën e duhur.
Shpresojmë, që të mos rrinë me batanijet e nxehta në këto ditë dimri të ftoftë nëpër pallate të nxehta, por të vizitojnë Shqipërinë dhe të organizohen me forcë njerëzish apo mjetesh, të përballojnë së bashku, ngjarjet e dhimbshme natyrore që po ndodhin në Shqipëri. Shoqata jonë, me anëtarët e kryesisë, edhe kësaj here, si gjithmonë, jemi koshientë gjatë çdo ngjarjeje që ndodh në atdheun tonë dhe mundohemi, si dhimbjen dhe dëshirën ta ndajmë së bashku. Shkodër e Lezhë, Medvegja është me Ju dhe lutemi që të kalojë sa më shpejt kjo tragjedi”.
Gjithashtu edhe nënkryetari i shoqatës “Lugina e Preshevës”, z.Fazli Musliu, njëherit xhaxhai i dëshmorit komandantit të zonës të UÇPMB-së, Mitat Musliut, ndër të tjera për kosovaere potencoi: ” Uroi që kjo fatkeqësi të përfundoj pa jetë njerëzish, të tjerat harrohen.
Shqipëria ka pozitë jashtëzakonisht të shkëlqyer natyrore dhe dëmet dihen për momentin se janë të mëdha, por kjo nuk do të thotë se nuk përmirësohen shpejt. Shteti shqiptarë, është në gjendje 24 orëshe duke vrapuar pas kësaj ngjarjeje, por normal, duhet të kuptohet, se as shtetet më të fuqishme të botës, nuk munden të ndalin fatkeqësit natyrore, e për këto kemi shembuj. Por, me rëndësi, është që lideri i shtetit amë Shqipërisë, kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli, ministri Basha dhe të tjerë, po qëndrojnë afër zonave të përmbytura me ujë.
Këta liderë, po u japin fjalë të mira këtyre banorëve dhe nganjëherë, fjalët janë më të nevojshme se gjithçka tjetër. Edhe ne, në emër të kryesisë dhe të gjithë anëtarëve të shoqatës sonë, lutemi që të kalojnë këto ditë të rënda me shi dhe që vëllezërit tanë në Shqipëri të jenë shëndoshë e mirë. Kryesia jonë, mbrëmë pati edhe një takim urgjent, ku bashkëbiseduam për gjendjen e rëndë që po mbretëron në shtetin amë, ku të gjithë solidarizohemi me shpirt dhe zemër, me të gjithë që janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”.
AMC, Cyrih
Dashnim HEBIBI

13 Janar 2010
-Lajmet-