RSS

SHH “Medvegja” ndanë dhimbjen me vëllezërit në Shqipëri

18 Korrik 2010

-Lajmet-

SHH “Medvegja” ndanë dhimbjen me vëllezërit në Shqipëri?

Zvicër 18 korrik 2010(medvegja.net)

Të nderuara familje që keni humbur më të dashurit tuaj, i nderuar z.kryeministër Berisha, president Topi, kryetare e Parlamentit të Shqipërisë zonja Topalli, ne Medvegjasit, edhe pse jemi larg fizikisht duke jetuar në diasporë-Zvicër, jemi me Ju afër shpirtërisht në këtë ditë të dhimbjes dhe do ta ndajmë dhimbjen së bashku. Me të marrur lajmin e aksidentit tragjik në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz ku humbën jetën 14 njerëz, na ka tronditur të gjithëve.

Me dhimbje të madhe shpirtërore e pranuam këtë lajm të hidhur, këtë lajm të kronikës së zezë, që na humbën këta bashkëkombas, por duhet të jemi të fortë dhe i mbijetojmë edhe kësaj dhimbjeje edhe pse është shumë e rëndë të pajtohemi.
Pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta dhe perendia ua bëftë të lehtë. Me këtë dhimbje është e tërë Medvegja, e tërë Lugina e Preshevës, e tërë diaspora jonë. Për të lënduarit lutemi që ti kalojë sa më shpejt. Këtë dhimbje do ta kalojmë së bashku. I qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë e pushofshin në paqe. Amin.

Për kryesinë e shoqatës “Medvegja”-Zvicër, Zenel Neziri-kryetar

Subscribe

Subscribe to our e-mail newsletter to receive updates.

No comments yet.

Leave a Reply