SHHLP nga Zvicra ndanë bursa për studentë
Zvicër 6 shtator(medvegja.net)
Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” me qendër në Gossau të St.Gallenit, këtë vit, në pajtueshmëri me anëtarët e kryesisë dhe në bashkëkomunikim me anëtarët e tjerë të rregullt, kanë paraparë, që sivjet të ndajnë dy apo tre bursa për studente. Luten të gjithë ata që dijnë ndonjë studentë që është i suksesshëm dhe ka kushte të rënda ekonomike t`na lajmërohet dhe ne do mundohemi që të këtë vit akademikë ta kalojmë së bashku me ndihmat tona, falë kontributit dhe dëshirës së madhe të veprimtarëve që i kemi në shoqatën tonë. Kuptohet, se përparësi kanë fëmijët e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe qoftë të përndjekurve politikë, pra që i kanë prindërit në burgje.
Dokumentet e kërkuara:
Vërtetimi i regjistrimit të vitit akademik
Dëshmi mbi gjendjen ekonomike-sociale
Biografi e shkurtër (me Fotografi)
Fotokopja e indeksit dhe notave të vërtetuara
Certifikata e notave
Vërtetimi që nuk merr bursë nga fakulteti ose nga ndonjë organizatë tjetër
Vërtetimi për prindër dëshmorë, veteran dhe invalid i luftës së UÇPMB-së, apo UÇK-së, nëse e ka pasur.
Përpasësi do të kenë:
Studentët (fëmijët ) e dëshmorëve
Studentët me sukses më të mirë
Studentët me gjendje të rëndë ekonomik-sociale
Studentët me aftësi të kufizuar
Studentët (fëmijët) e veteranëve dhe invalidëve të luftës
Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë që mendojnë se kanë nevojë për ndihmë dhe ne kemi paraparë, që dy personave apo tre do të kenë mundësinë e përfitmit të një ndihmese për vitin akademik 2011-2012. Se cila do të jetë shuma e bursës për një muaj, ne do ta shohim varësisht kërkesës së nevojshme dhe do ta bëjmë publike gjithsesi.
Fletëkërkesat dorëzohen në SHHLP Zvicër, për më shumë kontakt, drejtohuni në këtë numër tel ose adresë të emailit: musliu_2006@hotmail.com tel ose kontaktoni në këtë portal dhe informoheni më gjerësisht ne adresen elektonike
E-MAILI: shhlp.2006@hotmail.com.njiheri www.shhlp.com Presim që brenda dhjetë ditësh, të gjejmë këta studentë dhe të ndihmojmë, që të përfitojë e gjithë shoqëria jonë, sepse shkollimi është drita e kësaj bote. Konkursi do të jetë i shpallur 10 ditë që nga dita e publikimit në mediat tona të shkruara.
Mos ngurroni edhe ato familje, që vërtetë e dini se keni një djalë apo vajzë të zoti, por nuk keni mundësi ekonomike, na lajmëroni dhe ne do mundohemi që të gjejmë ate që vërtetë e meriton dhe padyshim, se do punojmë edhe me veprimtarë të tjerë, që nëse do të jetë numëri i madh i të kërkuarëve, të bëjmë diçka më shumë, që sivjet disa dhe vitin që vjenë disa të tjerë, e kështu, të kemi intelektualë të rinjë që do punojnë për të mirën e atdheut tonë dhe shoqërisë në përgjithësi. (05.09.2011)
Fazli Musliu, kryetar i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” në Gossau të Zvicrës
adresa postale për Zvicër:
SHHLP
Postfach 1053
9200 Gossau SG


6 Shtator 2011
-Lajmet-