SHHLP – Zvicër ndërtoi edhe një shtëpi të re

Bujanoc,22 Gusht 2010(medvegja.net)
Me rastin e pushimeve verore, kur edhe shumica e bashkatdhetarëve tanë gjenden në atdhe, kryesia e shoqatës Lugina e Preshevës, në mirëkuptim me të gjithë anëtarët e saj dhe të gjithë ata vullnetmirë që po japin ndihmat e tyre drejt shoqatës sonë, rrumbullaksoi edhe një sukses të madh, duke ndërtuar komplet edhe një shtëpi në Muhoc të Bujanocit dhe mu për këtë arsye, u mblodhën më 30 korrik nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Diaspora, drejt Muhocit, drejt konakut të familjes Hajrullahu gjashtë anëtarëshe, të cilët më herët e kishin një gjendje të mjerueshme banimi, me shtëpi të vjetër dhe thuajse gati të rrënuar.

Me këtë rast, iu dorëzuan zyrtarisht çelësat e shtëpisë kësaj familjeje. Me ato pak ditë pushimi që i kanë aktivistët e shoqatës Lugina e Preshevës, në vend se të çmallen me familjet e tyre e me farefisin, ata nuk po i ndalen jetës së humanitetit. Rruga drejt këtij fshati të komunës së Bujanocit, Muhoc për këta veprimtarë ishte shumë e largët në kuptimin emocional, sepse dëshironin që të mbërrinin sa më shpejt dhe t’ia dorëzojnë çelësat kësaj familjeje, që ta gëzojnë sa më shpejt këtë familje.
Ashtu edhe ndodhi, me të arritur në Muhoc e kuptonin se do të ketë emocione tek të gjithë vullnetmirët, por më së shumti për familjen gjashtë anëtarëshe. Ishin mbledhur një numër i konsiderueshëm i bashkëkombasve për të përcjellur këtë ngjarje bëmirësie, që bashkatdhetarët nuk po ndalen së vepruari.
Fjalën hyrëse të kësaj ceremonie e hapi kryetari i Bashkësisë lokale të Muhocit Z. Ramizi, ku pasi përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi të gjithë ata që kontribuan për ta ndihmuar këtë familje, por në veçanti falënderimet ishin të drejtuara te SHHLP-Zvicër, pasi kjo shoqatë humanitare ishte sponzori kryesor.
Fjala përshëndetëse në vazhdim iu dha edhe nënkryetarit të SHHLP z.Fazli Musliut, i cili njihet jo vetëm në diasporë, por në të gjitha hapësirat shqiptare, si veprimtar i dalluar, i cili nuk dorëzohet asnjëherë dhe gjithmonë shpirti i tij është për të ndihmuar atje ku ka vërtetë nevojë.
Veprimtari Fazli Musliu, njëherit xhaxhai i dëshmorit të komandantit të njësitit Mitat Musliut, me emocione të kuptueshme, përshëndeti fillimisht, në emër të të gjithë kryesisë së shoqatës “Lugina e Preshevës” me seli në Gossau të St.Gallenit Zvicër, pastaj në emër të anëtarësisë së gjerë, në emër të të gjithë atyre që kanë dhënë ndihmën e tyre si dhe falënderoi bashkësitë islame shqiptare që veprojnë në Zvicër e që bashkëpunojnë me ne, që gjithmonë po kontribuojnë dhe po janë afër nesh.
Të gjithëve perendia ua shpërbleftë me të mira.Z.Musliu, nuk harroi për ti përshëndetur edhe mediat vizuele, elektronike dhe ato të shkruara që veprojnë në diasporë e luginë, si Televizion Diaspora në kuadër të RTK-së me producentin e saj Esat Husaj, agjencinë e lajmeve kosovaere.ch që drejtohet nga Albanian Media Center me editor Dashnim Hebibi, gazetën ditore Zëri, gazetën ditore “Bota sot”, presheva com,medvegja.net si dhe shoqatën si motër “Medvegja” me qendër në Fully të Valisit-Zvicër, e cila gjithmonë ka qenë afër nesh.

Në vend se ne ti ndihmojmë kësj shoqate duke ditur se si është gjendja në Medvegjë, ata po na ndihmojnë ne, por ne do të jemi gjithmonë afër tyre në çfarëdo situate dhe apsolutisht nuk mundem pa e përmendur edhe humanistin e madh, pra kryetarin e kësaj shoqate z.Zenel Nezirin, të cilit gjithmonë i dhemb zemra edhe për Preshevë, ai na ka thënë, se bukën do ta ndajmë për gjysëm, ne si shoqata, e partitë nuk po i shikojmë, sepse ne jemi të pavarur dhe veprojmë nga ndihmat e bashkatdhetarëve.
Me disa fjalë z.Musliu, vazhdoi duke përmendur edhe falënderuar edhe Shoqatën “Sali Çeku” në Gjermani, e cila gjithashtu është në sofrën tonë të ndihmave dhe shoqata tjera që veprojnë në diasporë. Shoqata jonë humanitare nuk do të ndalet asnjëherë, sepse ne kemi një numër të madh të bëmirësve dhe ata japin ndihmat e tyre dhe ne dërgojmë aty ku ka nevojë, i studiojmë shumë mirë, që të mos përbuzet as një euro, sepse janë të holla nga djersa e bashkatdhetarëve tanë.
Mundet edhe të mos i pëlqej dikujt këndej apo andej puna jonë, por ne jemi shumë të kujdesshëm dhe kështu do të vazhdojmë, i falënderojë të gjithë ata që kanë ndihmuar dhe që po ndihmojnë. Mirë do ishte që edhe këndej, këtu në atdhe të shikohet, e të ndihmohet në mes veti, psh ndihma duhet të vijnë nga Bujanoci dhe vetë Presheva, sepse nëse ndihmohemi nëmes veti edhe të varfër nuk do të kemi.
Të mos kënaqemi me ata që nuk kanë, por ta respektojmë dhe ti ndihmojmë. Komunat tona kanë shumë të varfër, prandaj duhet ndihmuar.Familjes Hajrullahu i dëshirojmë jetë të gjatë dhe të lumtur, ta gëzojnë këtë shtëpi bashkë me miqtë e tyre.

Gjithashtu i pranishëm në këtë takim, ishte edhe kryetari i shoqatës “Medvegja” me seli në Fuly të Valisit Zvicër, z. Zenel Nezirit, ku i përshëndeti të pranishmit dhe e përshëndeti SHHLP-Zvicër, e cila tha ai ndër të tjera: “Kjo shoqatë edhe pse nuk ka më shumë se katër vite jetë humaniteti nën ombrellën e kësaj shoqate, brenda saj, ka shumë veprimtarë të vjetër me përvojë dhe zemër të madhe që nuk po ndalen dhe i lumtë që nuk po ndalen.
Shoqata jonë, jemi bashkë me këtë shoqatë si motër dhe do të qëndrojmë të fortë edhe në situata tjera, duke shpresuar, se edhe në të ardhmen do të veprojmë kështu siç jemi duke punuar. Edhe ne ishim në kontakte të vazhdueshme me punën që bënte kjo shoqatë dhe jemi, prandaj, do të jemi afër përgjithmonë.Me këtë rast edhe ne po solidarizohemi me familjen Hajrullahu me 500 Franga Zvicerane, donacion i shoqatës sonë. I lumtë për këtë punë që kanë bërë.
Përpos bashkatdhetarëve nga Zvicra, në këtë ditë të çmuar, mori pjesë edhe kryetari i nëndegës së SHHLP për Belgjikë, z.Suat Shabani, ku participuan në këtë projekt humanitar me 300 Euro. Edhe z.Shabani përshëndeti të pranishmit dhe i njoftoi të pranishmit, se SHHLP po gjenë mirëkuptim tek të gjithë bashkatdhetarët edhe në Belgjikë, sepse po shihet puna e aktivistëve të kësaj shoqate humanitare, duke vepruar ferë dhe me gjithë shpirtë.

Në këtë ditë bëmirësie, ishte i ftuar edhe babai i dëshmorit Agim Elshanit, z.Elmi Elshani nga Malisheva e Kosovës, por nuk mundi të jetë në mesin tonë, për arsye objektive. Çelësat e shtëpisë së re, i dorëzuan Ferat Rashiti sekretar i SHHLP-së, si dhe Shefket Ibishi arkatar i OVL-së Bujanoc. Z.Ibishi përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë drejtim. Me të marrur çelësat e shtëpisë, nuk munguan edhe emocionet tek kryefamiljari dhe tek të gjithë të pranishmit.
Ky objekt për hirë të korrektësisë tek opinioni i gjerë, po ju informojmë na thotë ndër të tjera z.Fazliu, ka kushtuar 11’615 Euro, plus objekti i dytë i Ramizit kryetarit të Bashkësisë Lokale, pasi ishte pjesmarrës i luftës në aradhat e UÇPMB-së, i cili ishte duke jetuar me një dhomë me kushte të rënda, i ndihmuam ne si SHHLP me rregullimin e një dhome dhe koridorin, ku na kushtoi 600 Euro, pra gjithsej nga SHHLP janë dorëzuar për dy objektet 11’715 EURO, kurse Baci Shefket, ka tubuar gjithsej me ato të komunës që dha 1500 EURO, pra kishte tubuar 5134 EURO, kështu që të dy objektet kanë kushtuar 16’849 Euro.

Vlenë të përmendet dhe të falënderohen edhe ato familje që kishin përgatitur drekën për të gjithë të pranishmit, me ushqime tradicionale. Krejt në përmbyllje të kësaj dite bëmirësie, në emër të familjes Hajrullahu, u falënderua bashkëshortja e Hajrullahu dhe vajza, ku falënderoi kryesinë e shoqatë, anëtarët e SHHLP-së, të gjithë ata që kanë kontribuar për të ndihmuar dhe të gjithë të pranishmit.
Në fund të kësaj dite, ne siguruam edhe një prononcim nga z.Fazli Musliu i cili me pak fjalë tha: “Ne nuk do të ndalemi, sepse kemi bëmirës shumë, e këta bëmirës japin, sepse na besojnë dhe ne asnjëherë nuk e keqëpërdorim dhe gjithmonë punojmë korrekt duke i informuar për çdo euro se si ka shkuar dhe ku ka shkuar.

Shpresojmë, se humanitet të mos presin në të ardhmen vetëm nga diaspora, sepse falë perendis, kemi bëmirës edhe në atdhe dhe të veprohet edhe andej, që së bashku të jemi më të fortë. SHHLP-falënderon të gjithë që kanë kontribuar, perendia ua shpëbleftë me xhehnet, nuk ka më mirë, se kur sheh një familje të buzëqesh, të gjitha lodhjet harrohen.
Shkruan : Besnik Hebibi- Bujanoc/Cyrih
Fotografite:Burim Uka /medvegja.net/

28 Prill 2011 at 6:01 pm
po ju drejtohem me kete lutje me shkrim qe tju pergezoj per misionin humanitar qe keni nderrmarr per te varferit dhe te vobektet per ndihma sociale dhe ndihme per ndertim per ato familje qe janë pa strehë dhe ju përgëzoj dhe ju shprehi admirimin tim për këtë punë që jeni duke e bërë dhe po ju them vetëm zoti ju shpërbleft juve dhe familjen tuaj për këtë punë dhe kontribut qe jeni duke e bërë për këta njerëz me nevoja ,unë po ju paraqes një rastë tepër të rëndë për një familje shumë anëtarshe fjala është është për man aliun nga fshati metohi komuna e podujevës fshat kufitar me serbin ku mani me bashkeshorten dhe katër femijet është pa strehë dhe jeton në kushte aq të vështira për banim që as në televizionet tona kombëtare nuk kam parë asi kushte të banimit dhe në shtëpi të huaj MAN ALIU e siguron ekzistencën për familje duke kaluar kufirin me serbin qdo muaj duke e prerë dru për shitje dhe këto dru ja bartin fqinjët se nuk ka asgje para shpirtit siq është një thënje nga ana jonë që kjo nënkupton as punë as lopë as kali as pulë asgjë fare vetëm rrobat në trup e që kur kalon kufirin për të prërë dru rrezikon jeten të vritet nga forcat policore -ushtarake serbe por ska rrugëdalje tjetër i duhet gjithsesi të shkoj se nuk rrugëzgjidhje tjetër ,bashkëshorten e ka me të meta të ndëgjimit vetem me aparat ndëgjon dhe me boshtë kurrizor të sëmurë nga unazat e boshtit kurrizor ju mua mund të mos më besoni por shkoni dhe te bindeni vete që nuk asnjë familje me kushte të atilla të banimit dhe jetesës numri i telit të man aliut është 045-454-556 kurse unë që po jua shkruaj këtë letër jam REXHEP POTERA banoj te santea ne dardani dhe numri im kontaktues i telit është 044-136-593 dhe mbesë me shpres që do ta vizitoni këtë familje dhe do të bindeni edhe vetë në atë që ju kam shkruar me shpres se do ta merrni parasysh këtë lutje ju përshendes dhe ju uroj punë të mbarë.
26 Nëntor 2011 at 12:36 pm
pershendetje shoqates medvegja jame nje kegetare nga presheva jame arsimtare i muzikes perndryshe edhe kengetare para luftes bukure injoften ne kosove edhe lugine te presheves tashe jetoje ne saint _julien en genevois.kufi me geneve .per ma shume bisede deshta te kontaktoje me pergjegjsin eshoqates .ne seka mundsi numri tel 0033619531560 fr.ose 0767342157 ch.jame ikompletume me orkester edhe kegatare neseju nevotitet ndihma ime jemi grupe muzikore komplet .per festat enentorit ne se kini nevoje kontaktoni mene flm.epres pergj.tuaje dilaver ademi .dilaver_ademi@hotmail.fr